Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Këto janë armët që Serbia frikësohet se Britania ia ka dhuruar Kosovës

Lajme
Serbia duket se po ia ka frikën furnizimit me armë të Kosovës. Mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe është duke e furnizuar me armë Kosovën. Ky dyshim i pakonfirmuar nga autoritetet britanike dhe kosovare, duket se ka shqetësuar shumë Serbinë, e cila në anën tjetër po armatoset nga të katër anët. Media serbe Novosti, sot ka raportuar se një avion ushtarak i forcave ajrore britanike, që ka ateruar së fundmi në Prishtinë, ka realizuar dërgesën e raketave anti-tank “Javelin” dhe “NLAW”, të cilat po përdoren edhe nga Ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse, si donacion nga shtetet perëndimore. https://youtu.be/9QzFcGMp6Zs Këto janë raktet efektive që i kanë ndihmuar forcave ...
Komentet te Këto janë armët që Serbia frikësohet se Britania ia ka dhuruar Kosovës Janë të Mbyllura

I biri rrah nënën dhe të dashurin e saj, më pas i ndodh e papritura

Lajme
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy familjarët e tij. Sinjali mëson se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe të dashurit të saj. Ndërkohë, nëna e të dyshuarit ka raportuar në Polici se rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte pasur me të birin. Lidhur me rastin i cili dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Sulm” dhe “Dhunë në familje”. Sinjali mëson se prokurori ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për 48 ...
Komentet te I biri rrah nënën dhe të dashurin e saj, më pas i ndodh e papritura Janë të Mbyllura

Super lajm: Kjo komunë pritet të ndajë 500 euro për çdo lindje!

Lajme
Drejtoria e Mirëqenies Sociale ka nxjerr një propozim-vendim për subvencionimin e nënave lehona të varfra me nga 500 euro, i cili pritet të hedhet për votim në seancën e kuvendit të Prishtinës me 28 Prill. Drejtoresha Adelina Sahiti po kërkon që ky propozim të votohet nga asamblistët. ...
Komentet te Super lajm: Kjo komunë pritet të ndajë 500 euro për çdo lindje! Janë të Mbyllura

Nga bananet e te kërcimet, dalin pamjet nga festa e ditëlindjes së Monika Lubonjës

ShowBiz
Më 13 prill, aktorja e njohur, Monika Lubonja kishte ditëlindjen dhe mbushi 54 vite. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, ajo kishte organizuar një festë madhështore, ku të ftuar ishin miqtë e saj më të ngushtë. Nuk munguan as ish-banorët e “Big Brother VIP”, si Paloma, Elhaidi, Saraha, Sheila dhe shumë të tjera. Mes tyre ishte edhe piloti Arbër Xhaja, i cili së bashku me Monikën ka kërcyer këngën “Piloti i zemrës”. Lubonja ka kaluar një mbrëmje energjike, me shumë detaje të cilat kanë tërhequr vëmendjen, si bananet, vaska apo edhe torta speciale./Express ...
Komentet te Nga bananet e te kërcimet, dalin pamjet nga festa e ditëlindjes së Monika Lubonjës Janë të Mbyllura

Deputeti i VV’së godet haptas qeverinë dhe ministrin Peci: Po vazhdon gjakderdhja financiare, s’kanë ide si me ndalë

Lajme
Fjalia e njohur e Kurtit “gjakderdhje financiare”, referuar qeverive të kaluara, tash po përdoret nga deputetët e Vetëvendosjes kundër Qeverisë së tij. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka shpërthyer në kritika ndaj Qeverisë Kurti. Në një paraqitje televizive në TV Llapi, Humolli shprehet se gjakderdhja financiare është duke vazhduar dhe se ka kërkuar që ajo të ndalet. Ndonëse ka hyrë në listën zgjedhore të partisë së Kurtit për të realizuar një ide, ai nuk po gjen përkrahje në jetësimin e saj. Ai shprehet se nuk po ka me kënd të bisedojë për realizimin e idesë së tij për ndërtimin e 1 mijë fshatrave bujqësore pasi sipas tij ministri Peci ...
Komentet te Deputeti i VV’së godet haptas qeverinë dhe ministrin Peci: Po vazhdon gjakderdhja financiare, s’kanë ide si me ndalë Janë të Mbyllura

Harrojeni Gjermaninë, mund të ikni nga mjerimi kosovar për 25 euro: Rrëfime të kosovarëve që morën LSD

Lajme
200 mijë kosovarë kanë aplikuar për viza pune në Gjermani. Ne të tjerët vazhdojmë ta përjetojmë e durojmë realitetin me ato tipare të mërzitshme që ia shohim çdo ditë. E megjithatë, jo bash krejt ne të tjerët. Ka njerëz që arratisen nga realiteti ynë edhe pse duken se trupërisht bëjnë pjesë aty. Këtu do të flasim për ell-es-dinë, LSD-në.  Kushton veç njëzet e pesë euro që të takosh vetveten në moshën sa ishe i vogël, krejt i vogël, apo edhe që të pish kafe me stërgjyshin tënd, katragjyshin apo edhe Skënderbeun nëse të teket. Por, ndër përjetimet e këtij realiteti që mu rrëfyen ishte gëlltitja nga gjarpërinj gjigantë, përndjekja nga ...
Komentet te Harrojeni Gjermaninë, mund të ikni nga mjerimi kosovar për 25 euro: Rrëfime të kosovarëve që morën LSD Janë të Mbyllura

E famshmja shqiptare shkon çdo ditë në poligon, qëllon mbi foton e vjehrrës

Kuriozitete
Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka bërë publike një ngjarje të pazakontë që ndodh në një poligon qitjeje. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Profesori i Kriminologjisë, Karamuço shkruan se një personazh mjaft i njohur në botën e showbiz-it shqiptar, shkon rregullisht në një poligon qitjeje. Klodiana Lala nuk e kisha imagjinuar kurrë që një personazh shumë i njohur publik i showbiz, që frekuenton rregullisht poligonet e qitjes, vendos mbi shënjestër fotografinë e vjehrrës së saj. Rast studimor kriminologjik me elementë shumë serioz për fatet e shoqërisë tonë…”-shkruan ai. Gazetasinjali ...
Komentet te E famshmja shqiptare shkon çdo ditë në poligon, qëllon mbi foton e vjehrrës Janë të Mbyllura

Dauti dhe Lola ishin takuar për herë të parë në burg, kështu kishte nisur dashuria mes tyre

Lajme
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe partnerja e tij, tashmë personazh i njohur në showbizin shqiptar, Lola Haradinaj, janë së bashku prej shumë vitesh. Ata janë një nga çiftet që komentohen shpesh në faqet rozë, ndërkohë që shpesh kanë rrëfyer për marrëdhënien e romancën e tyre. Të njëjtit së fundmi kanë dhënë një intervistë bashkë për ATV, gjersa kanë rrëfyer më shumë për takimin e parë dhe detajet e asaj dite. Foto: Screenshot/Facebook Siç tregojnë, takimi i tyre i parë ka ndodhur në burg para më shumë se 20 viteve. “Ka ardhur në vizitë bashkë me motrën me më vizituar, sepse unë e kam pasur një problem pas luftës me ...
Komentet te Dauti dhe Lola ishin takuar për herë të parë në burg, kështu kishte nisur dashuria mes tyre Janë të Mbyllura

Fehmi Lladrovci: Jusuf Buxhovi e Mehmet Kraja janë dy njerëzit më të sigurtë të Beogradit (Video)

Lajme
Dëshmori dhe aktivisti i Lëvizjes Popullore Fehmi Lladrovci në një video që po qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet duke drejtuar gishtin ndaj tradhtisë së Jusuf Buxhovit dhe Mehmet Krajës, të cilët sipas tij janë njerëzit më të sigurt të Beogradit që kanë bashkëpunuar me UDB-në dhe KOST-in e Serbisë. “Udhëheqjen e Kosovës e morën disa bashkëpunëtorë të KOST-it dhe UDB-së. Nëse nuk e dini mund t’ua them troç, se kur themeltarë të LDK-së ka qenë Jusuf Buxhovi dhe Mehmet Kraja. Jusuf Buxhovi ka qenë në ministrinë e punëve të jashtme në Gjermani kur janë vra vëllezërit tanë. Për informata. Ndërsa Mehmet Kraja ka qenë 10 vjet kryeredaktor i revistës “nashaarmia ...
Komentet te Fehmi Lladrovci: Jusuf Buxhovi e Mehmet Kraja janë dy njerëzit më të sigurtë të Beogradit (Video) Janë të Mbyllura

Vaksina për mbrojtje nga kanceri në mitër do të jepet edhe në Kosovë

Shëndetësi
Vaksina kundër papilloma virusit (HPV), e cila mbron vajzat dhe gratë nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës, do të jepet edhe në Kosovë, nisur nga ky vit.   “Në Kosovë me kancer të qafës së mitrës paraqiten më shumë 100 gra në vit, kurse, së bashku edhe me kancerin e vezoreve, ky numër shkon deri në 170”, ka thënë Ilir Kurtishi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se për këtë vit ka porositur 300 doza të vaksinës kundër papilloma virusit. Fillimisht këtë vaksinë do të mund ta marrin personat vullnetarë apo ...
Komentet te Vaksina për mbrojtje nga kanceri në mitër do të jepet edhe në Kosovë Janë të Mbyllura