Ka vdekur biznesmeni nga Podujeva, Ismet Hajdari, i cili ishte ndër themeluesit e kompanisë “Ananas Impex”, raporton Express. Lajmin e ka bërë të ditur kompania, përmes një postimi në Facebook. Varrimi i tij pritet të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat te Xhamia e vjetër në Podujevë. “Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, bashkpunëtorët dhe të gjithë dashamirët e familjes sonë se ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, njëri nga themeluesit e kompanisë sonë Ismet (Ali) Hajdari. Babai dhe vëllau jonë gëzoi respekt dhe dashuri nga të gjithë qytetarët e Podujevës dhe më gjerë fal mirësisë dhe urtësisë që kishte gjithmonë. Varrimi i të ndjerit ...
Komentet te Vdes biznesmeni i njohur nga Podujeva, ishte themelues i kompanisë së njohur Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mungesa e hekurit ose rënia e niveleve të tij është një gjendje shumë e zakonshme. Në fakt, hekuri është një element thelbësor për trupin tonë, veçanërisht për formimin e rruazave të kuqe të gjakut, përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në organe dhe inde. Përgjithësisht me mungesë hekuri ka një ndjenjë dobësie dhe rraskapitjeje (ndër simptomat te femrat, këto janë më të shpeshtat, veçanërisht në rastin e menstruacioneve). Por ka edhe shenja të tjera për t’u kujdesur. Në rastin e anemisë nga mungesa e hekurit, simptomat janë edhe më të dukshme. Anemia është një sëmundje shumë e përhapur (nga ajo vuajnë mbi 1 miliard gra), në përgjithësi karakterizohet nga: zbehje, marramendje, ...
Komentet te Roli rëndësishëm i hekurit në organizëm Janë të Mbyllura
Disa nxënës sot kanë marshuar në Prishtinë me kërkesë për rritje të cilësisë në arsim dhe për kthim të vëmendjes së institucioneve në këtë sektor. Në marshin e organizuar nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK), që u udhëhoq nga motoja kryesore “S’po shkohet në shkollë”, u mbajtën edhe pankarta me ankesa për mungesë të mirëqenies nëpër shkolla, për librat e vjetruar dhe për mosbarazinë. Nuk kemi dritë, ajër të mjaftueshëm’, s’kemi siguri në klasë, oborr dhe rrugë. Në shkollë s’kemi as psikologë, as shkollë emergjente, as kuti të emergjencës, s’kemi kabinete për praktikë, as salla të edukatës fizike. Në vend të krejt këtyre kemi substanca narkotike dhe duhan. S’po ...
Komentet te “Boll kemi heshtë”, nxënësit me protestë kërkojnë cilësi në arsim Janë të Mbyllura
Ka dështuar mocioni procedural i opozitës për formimin e komisionit hetimor parlamentar për krizën energjetike. Vetëm 33 deputetë kanë votuar pro mocionit për futjen në rend të ditës të formimit të këtij komisioni të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Opozita e ka quajtur mohim të së drejtës kushtetuese, ku më pas e ka lëshuar sallën. Nga 108 deputetë të pranishëm, 72 vota janë nevojitur që mocioni të kalojë dhe të bëhet pjesë e rendit të ditës së seancës së sotme. “108 deputetë janë të pranishëm, mocioni duhet të marrë 72 vota për të kaluar… Për këtë mocion kanë votuar vetëm 33 deputetë, kështu që kjo mbetet pjesë e seancës ...
Komentet te Nuk formohet komisioni hetimor, opozita lëshon sallën Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali sot raportoi për arrestimin e një 24-vjeçari në Fushë Kosovë pasi i njëjti u kap nga Policia e Kosovës me substanca narkotike. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se dyshuari që ndalua nga njësia policore në rrugën “Theranda” është Amir Hetemi. Pasi i njëjti u ndalua me qëllim të verifikimit dhe kontrollimit për sende të kundërligjshme, zyrtarët policorë i gjetën një sasi të narkotikut të fshehur në trup. Si rezultat i kësaj, Hetemi është arrestuar dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”. Me urdhër të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i dyshuari është ndaluar për ...
Komentet te Ky është 24-vjeçari që u kap me substanca narkotike në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura
Gjykata Speciale pritet të aktivizohet përsëri. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shumë shpejt pritet të ketë arrestime të reja, me urdhër të Gjykatës Speciale. Ndërkohë që gjykimi i krerëve të luftës po vazhdon në Hagë, Gjykata pritet të vazhdojë me arrestime të reja, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Pak javë më parë, në Kosovë kanë zbarkuar pjestarë të Forcave Evropiane të Xhandarmërisë. 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia kanë përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS). Në vizitën e fundit në Kosovë, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trenadilova kishte thënë se kjo gjykatë është shumë ...
Komentet te LAJMI I FUNDIT: Priten arrestime të reja nga Gjykata Speciale Janë të Mbyllura
Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, funksionon një Divizion që merret ekskluzivisht me mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave që akuzohen nga Gjykata Speciale. Në kuadër të këtij divizioni janë të punësuar disa zyrtarë, por meqë kanë të bëjnë me dokumente të klasifikuara, ata duhet të ndjekin disa rregulla strikte të verifikimit, për të pasur qasje në dokumentet që vijnë qoftë nga Specialja apo avokatët. Gazeta Nacionale ka mësuar se dy zyrtarë të këtij divizioni, po punojnë pa verifikimin e plotë që bëhet nga Agjencia Kosovare për Intelegjencë. Në kundërshtim me ligjin po del se po punojnë dy zyrtare, në Divizionin për Mbrojtjen Juridike dhe Përkrahjen Financiare që ...
Komentet te EKSKLUZIVE: Pa verifikim nga AKI-ja, dy zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë merren me dokumente konfidenciale të Speciales Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje janë rrahur me njëri-tjetrin. Të dyshuarit, vëlla e motër (njëri 31 e tjetri 34-vjeç) janë përleshur pas një zënke që filloi rreth orëve të mbrëmjes në shtëpinë e tyre në rrugën “Shaban Shala”. Burime e Sinjalit kanë njoftuar se pas denoncimit të rastit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar të dyshuarit për dhunë në familje. Pas intervistimit, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që të njëjtit të dërgohen në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë. ...
Komentet te Motra e vëllai bëhen llom në Prishtinë, dërgohen në mbajtje Janë të Mbyllura
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka befasuar me veshjen me të cilën është paraqitur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, raporton Express. Në fotot që janë publikuar në media, shihet se Matoshi ka shkuar në seancë e veshur në duks dhe me patika. Këto i kishte kombinuar me një fustan. Ndryshe, Matoshi ka qenë edhe kryetemë e mediave rozë së fundi, pas ndarjes nga i dashuri i saj./Express ...
Komentet te Me ngjyrë pink, duks e patika, kështu shkon në seancë Adriana Matoshi Janë të Mbyllura
Behgjet Pacolli është politikani me miliona në Kosovë. Vetëm avioni privat i Pacollit kushton rreth 10 milionë euro, derisa hoteli në të cilin ai është pronar kap shifrën prej 42 milionë euro. Pacolli posedon edhe tetë vetura në vlerë rreth 1 milionë euro, shkruan “Ina online Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Pacolli ka deklaruar se ka pasuri në vlerë miliona euro. Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar se ka avionin e tij privat që kushton rreth 10 milionë euro. Përveç avionit, Pacolli ka dhe tetë vetura jashtë Kosovës. Ai ka gjashtë mercedesa, të cilët kushtojnë qindra mijëra euro. Pacolli ka edhe miliona euro të ...
Komentet te Ja sa kushton avioni privat i Behgjet Pacollit dhe tetë veturat e tij Janë të Mbyllura