Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për media i është përgjigjur me mllef pyetjes së gazetarit të T7 në lidhje me raportimet për një skandal financiar ku u përfshi ambasadori kosovar në Kroaci, Martin Berishaj. Gazetari Astrit Gashi, e ka krahasuar qasjen e Osmanit në konferencë me vitet kur vendin e udhëheqnin Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj. Gashi ka shkruar se historia po përsëritet raporton Gazeta Express. “Nuk eshte Hashim Thaci, as Ramush Haradinaj, as Isa Mustafa. Nuk jemi ne vitet 2007-2020. Jemi ne vitin 2022, por historia po na perseritet. Fatkeqesia e disa kombeve, e atyre qe nuk mesojne nga e kaluara, eshte qe historia ju perseritet. Ndoshta eshte ...
Komentet te Gashi për sjelljen e Osmanit në konferencë: Pare kisha dhanë mos me dëgju diçka të tillë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka ndaluar katër zyrtar të komunës së Novobërdës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare. Në njoftimin e tyre dhënë për media, shtohet ky aksion është bërë më aktvendim të Prokurorit të Shtetit dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, raporton lajmi.net. “Me datën 22 prill 2022, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-NJHRKEK në Gjilan, janë ndaluar katër zyrtar të komunës së Novobërdës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë. ...
Komentet te Arrestohen katër zyrtarë të Novobërdës që morën për tri vjet paga pa shkuar në punë Janë të Mbyllura
Një shumë prej mbi 15 milionë eurosh, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka vendosur ta kontraktoj duke ndjekur procedurat e negociuar, pa publikim të kontratës e pa garë të hapur. Procedurë kjo e lejuar me ligjin e Prokurimit Publik, por e njohur dhe e kritikuar shumë si forma më e dyshimtë dhe si burim i korrupsionit me paratë publike. Kjo shumë prej hiq më pak se 15 milionë e 226 mijë e 506 euro e 55 cent është kontraktuar për dizajnimin, furnizimi dhe kryerja e punëve lidhur me dilatimet e kaldajave “Bllokut B1” dhe “Bllokut B2” të Termocentralit “Kosova B”. Deshifrimi nga gjuha teknike, është fjala pikërisht për rregullimin, siç ...
Komentet te KEK-u kontrakton 15 milionë euro tender të negociuar për ‘bojlerat’ e Albin Kurtit Janë të Mbyllura
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, njofton se ditën e diel do të realizojë punime të planifikuara teknike. Përmes një njoftimi bëhet e ditur se do të bëhet ndërrimi i segmentit të gypit transportues DN 600 mm që furnizon me ujë rezervuarin e Kodrës së Trimave në rrugën “Vëllezërit Fazliu ” në Prishtinë. “Punimet teknike do të fillojnë në orën 06:00-18:00 derisa ne, përmes rezervuarëve do të mundohemi që konsumatorët t’i furnizojmë me ujë të pijshëm në orët e mëngjesit dhe para kohës së iftarit, të ditës së diel”, thuhet në njoftim. Si shkak i këtyre punimeve, pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 10:00-17:00 do të mbesin këto zona: ...
Komentet te Të dielën disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë gjithë ditën Janë të Mbyllura
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka dhënë një lajm të mirë sa i përket tërheqjes së 30% të kursimeve nga Trusti. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë se brenda dhjetë ditësh ose dy javë, ndryshimi i projektligjit për Trustin Pensional të Kosovës do të shqyrtohet në Kuvend, raporton Gazeta Sinjali. “Brenda dhjetë dite ose dy javë projektligji për Trustin vjen në seancë ku aty do të ketë lexim të parë dhe më pas do të vije për votim edhe leximi i dytë”, shkroi ajo. Musliu tutje ka thënë se PDK po e përmbush detyrën që ua ka ...
Komentet te Tërheqja e 30%-shit nga Trusti, Ganimete Musliu jep lajmin e mirë Janë të Mbyllura
Aleksandar Ivanoviq, djali i vëllait të politikanit të vrarë, Oliver Ivanoviq, tha se territori i Mitrovicës ishte i mbuluar nga kamerat të kontrolluara nga serbët, prandaj është i sigurt se ishte e pamundur të organizohej vrasja e xhaxhait të tij pa pjesëmarrjen e ndonjë serbi të Kosovës. Duke folur në Televizioni “N1”, Ivanoviq tha gjithashtu se të gjitha “shërbimet tona dhe shërbimet kryesore të sigurisë botërore janë të pranishme në atë territor”, që është një arsye tjetër pse është e pamundur të vrasësh një politikan në qendër të qytetit dhe askush të mos dijë asgjë për këtë. “Fatkeqësisht, kam ndjesinë se dikush nga prapavija po e zgjedh momentin se kur ...
Komentet te Djali i vëllait të Oliver Ivanoviqit: Në vrasjen e Oliverit ishte përfshirë dikush nga serbët e Kosovës Janë të Mbyllura
Studiuesit në Suedi kanë gjetur karaktere arabe të qëndisura në kostumet e funeraleve të grave të Vikingëve. Zbulimi shtron pyetje nëse Islami kishte ndikim në jetën skandinave, shkruan gazetari Tharik Hussain. Ato u ruajtën në depo për më shumë se 100 vjet, të cilat nuk kishin tërhequr shumë vëmendje deri më tani, raporton bbc. Por një hetim i ri mbi veshjet – të cilat ishin gjetur në varret e shekullit të IX-të dhe të X-të – ka nxjerrë njohuri novatore midis botës vikinge dhe myslimane. Janë gjetur veshje të qëndisura me fije mëndafshi dhe argjendi ku në to shkruhej fjala “Allah” dhe “Ali”. Zbulimi u bë nga arkeologia e tekstilit, ...
Komentet te Pse vikingët e kishin qëndisur fjalën Allah në rrobat e funeralit? Janë të Mbyllura
Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka ngritur dyshimet lidhur me gjendjen e tij shëndetësore pas disa pamjeve ku ai u shfaq teksa mbahej fort për tavoline në një takim. Sipas disa analistëve, Putin mund të jetë i prekur me sëmundjen e Parkinsonit, transmeton Gazeta Sinjali. Presidenti rus është shfaqur rrallë në publik që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, teksa është raportuar vazhdimisht se ai vuan nga probleme shëndetësore. Në takimin e fundit me ministrin e tij të Mbrojtjes, Sergeui Shoigu, Putin është parë në një qëndrim të pazakontë të trupit, duke mbajtur fort tavolinën me gishtin e madh mbi të teksa tenton që të parandalojë dridhjen e dorës. ...
Komentet te Putin është në gjendje të rëndë shëndetësore, bëhen virale pamjet nga takimi me ministrin e tij Janë të Mbyllura
Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e një shoferi në këtë institucion. Shpallja për këtë vend pune është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, ku tregohen detyrat dhe përgjegjësitë për këtë pozitë, si dhe kushtet që duhet t’i plotësojë kandiati. I përzgjedhuri për këtë pozitë do të punojë në orar të plotë dhe pa afat të cakuar. Sipas shpalljes, kandidati duhet të ketë shkollim të mesëm dhe të posedojë patentë shofer për kategorinë “B” dhe të ketë së paku tri vjet përvojë pune si vozitës. Po ashtu kërkohet që të ketë njohuri të nevojshme profesionale për kryerjen e detyrës së vozitësit, shkathtësi për të ...
Komentet te Presidenca po kërkon shofer, këto janë kushtet që duhet t’i plotësojë kandidati Janë të Mbyllura
Oda Ekonomike Amerikane ka dalë kundër mundësisë së tërheqjes së Trustit. Në një komunikatë për media, kjo odë ka thënë se është e shqetësuar me diskutimet e fundit për të mundësuar tërheqjen e kursimeve pensionale, shkruan lajmi.net. Sipas saj, këto masa janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin ekziston ky fond. “Kursimet pensionale të qytetarëve duhet të mundësojnë një standard të dinjitetshëm të jetesës pas pensionimit të tyre, prandaj reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale do të cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Oda Amerikane. Reagimi i plotë i Odës Ekonomike Amerikane: Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimet e saj ...
Komentet te Lajm i keq nga oda Amerikane lidhje me tërheqjen e parave nga trusti Janë të Mbyllura