Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

E madhja Inva Mula rikthehet me koncert live në Kosovë

Kult
Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula rikthehet me koncert madhështor live në Klan Arena në Prishtinë. Ndryshe nga siç jemi mësuar të shohim performancat e Invës, repertoari i këtij koncerti është shumë i veçantë pasi që është një homazh dedikuar këngëve kosovare që artistja i mbanë shumë për zemër dhe është rritur me to. Koncerti do të mbahet me 7 maj në Klan Arena në Prishtinë ku dyert hapen në ora 19:00 ndërsa koncerti fillon në ora 20:30. Për të pasur qasje dhe eksperiencë sa më të lehtë në blerjen e biletave, ato mund t’i gjeni online në www.klanarena.com ose në secilën pikë të Art Motion në Kosovë.   ...
Komentet te E madhja Inva Mula rikthehet me koncert live në Kosovë Janë të Mbyllura

“S’po du me ta kthy qysh duhet” – Qalaj i PDK-së përplaset ashpër me dy deputetët e VV-së

Lajme
Ai ka thënë se në këtë kontekst, tash kur VV është në pushtet, duhet ta dëshmojë që nuk ka hajna. “Me hajna nuk ka shtet. Mos harroni që ju keni thanë. Andaj dëshmojeni se nuk ka hajna”, ka thënë Qalaj. E kjo shkaktoi reagimin e deputetit të VV-së, Artan Abrashi, i cili Qalajt ia përmendi kohën sa ishte drejtor policie, e kur ishin arrestuar aktivistët e VV-së me njësitë speciale. Abrashi ia përmendi Qalajt faktin se menjëherë pas daljes nga Policia, ai është anëtarësuar në PDK. Për këtë, Qalaj tha se do të vepronte njëjtë edhe sot në ato rrethana, dhe se krenar është edhe që i është bashkuar PDK-së ...
Komentet te “S’po du me ta kthy qysh duhet” – Qalaj i PDK-së përplaset ashpër me dy deputetët e VV-së Janë të Mbyllura

“Fluturon” çmimi i vajit të ullirit, një litër shkon në 8.59 euro

Lajme
Çmimet e produkteve ushqimore po vazhdojnë të rriten nga dita në ditë. E kësaj rritje nuk i kanë shpëtuar as produket e konsumit ditor, shkruan Gazeta Infokus. Ishte vaji ai që shënoi rritje enorme të çmimeve, por së fundi vaji i ullirit ka shënuar rritje të çmimit , ku çmimi për një litër vaj ulliri ka shkuar në 8.59 euro, madje pas zbritjes. Kështu ka bërë të ditur analisti Imer Mushkolaj i cili ka publikuar një fotografi në Facebook. “Kaq kushton një litër vaj ulliri në Prishtinë. Plus me zbritje🤦‍♂️”, ka shkuar Mushkolaj./Gazeta Infokus/   ...
Komentet te “Fluturon” çmimi i vajit të ullirit, një litër shkon në 8.59 euro Janë të Mbyllura

A duhet të flisni gjatë seksit?

Lifestyle
Komunikimi është një pjesë integrale e çdo marrëdhënieje dhe është e rëndësishme edhe kur bëhet fjalë për seksin. Sa më i hapur të jeni me partnerin, aq më të kënaqur seksualisht do të jeni. Kjo për shkak se kur komunikoni, ju po tregoni qartë se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo, dhe kur kjo ndodh, ka më shumë qartësi. Ju gjithashtu ndiheni më të kuptuar nga partneri juaj, i cili përndryshe do të kalojë netë pa gjumë vetëm duke kuptuar se çfarë po ndodh në mendjen tuaj. Pra, si të mësojmë vërtet të komunikojmë? Në moshë të re, ne e mësojmë atë nga familjet tona dhe ndërsa rritemi, janë bashkëmoshatarët ...
Komentet te A duhet të flisni gjatë seksit? Janë të Mbyllura

Ky është pejani që u arrestua sot nga anti-droga, policia i gjeti kokainë dhe mbi 10 mijë euro

Lajme
Njësia anti-drogë e Policisë së Kosovës ka realizuar sot dy aksione të mëdha, një në Pejë dhe një në Prishtinë. Gjatë këtij aksioni, Policia ka arritur të sekuestrojë në Pejë 55.1 gramë substancë të dyshuar narkotike – kokainë, dhe 200 gramë substancë të tillë në Vushtri. Gjatë aksionit në Pejë, Policia ka sekuestruar gjithashtu 10,670 euro, në shtëpinë e të dyshuarit B.L. Burime të Indeksonline bëjnë me dije se ky i dyshuar është Besnik Lajqi. ...
Komentet te Ky është pejani që u arrestua sot nga anti-droga, policia i gjeti kokainë dhe mbi 10 mijë euro Janë të Mbyllura

Votim i çuditshëm në Kuvend

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shtyrë seancën e Kuvendit për nesër në ora 10:00, për shkak se nuk kishte kuorum. Në votimin për themelimin e Komisionit për hetim të menaxhimit me krizë energjetik, ishin të pranishëm 61 deputetë, por votuan vetëm 3. “Konstatoj se ky është një ndër votimet më të çuditshme në histori të Kuvendit. Kanë votuar vetëm 3 prej 61 deputetëve edhe ata kanë abstenuar”, tha Konjufca. “Andaj konstatoj se nuk ka pasur kuorum dhe seanca shtyhet për nesër në ora 10”, shtoi ai. Pastaj Konjufca pyeti deputetët se a janë të pajtimit e ata njëzëri iu përgjigjën “pooo” në një skenë që të ngjante ...
Komentet te Votim i çuditshëm në Kuvend Janë të Mbyllura

Si u shanë e u fyen mes vete ndër vite deputetët e Kuvendit të Kosovës

Lajme
Sharje, fyerje e fjalë të ndryshme banale kemi dëgjuar shpesh përgjatë legjislaturave të Kuvendit të Kosovës. Deputetët janë përplasur mes vete përveç verbalisht edhe fizikisht, shkruan Gazeta Express. Disa nga rastet kur kemi parë sharje të drejtpërdrejta janë ato mes ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputetëve të VV-së. Gjatë seancave kur në Kuvend ishte hedhur gazi lotësjellës nga Vetëvendosje, deputetja e atëhershme Albulena Haxhiu e kishte quajtur “kriminel” Kadri Veselin. Duke e harruar se kishte mikrofonin ndezur Veseli ia kishte kthyer “Ma hanksh…”, Në tollovinë e gazit lotsjellës, Kadri Veseli kishte sharë me robë pa qenë i vetdijshëm se e kishte sërish mikrofonin ndezur “ti q*** robtë”, kishte thënë ...
Komentet te Si u shanë e u fyen mes vete ndër vite deputetët e Kuvendit të Kosovës Janë të Mbyllura

Arben Gashi e propozon Glauk Konjufcën për kryetar të komisionit hetimor parlamentar për rrymën

Lajme
Pushteti dhe opozita po afrohen pak drejt një dakordimi për formimin e një komisioni hetimor parlamentar për çështjet e energjisë elektrike. Kjo pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca e solli një interpretim të zyrës ligjore të Kuvendit për këtë çështje, raporton Gazeta Express. Edhe me një interpretim të deputetes Doarsa Kica, gjërat u bënë më të mundura. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e propozoi Konjufcën për kryetar të këtij komisioni, pas diskutimeve se kush do të duhej ta udhëhiqte atë, raporton Gazeta Express. “Unë propozoj që kryetar i këtij komisioni të jetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Faleminderit”, tha ai. Paraprakisht, Gashi, i cili në fillim të seancës paralajmëroi ...
Komentet te Arben Gashi e propozon Glauk Konjufcën për kryetar të komisionit hetimor parlamentar për rrymën Janë të Mbyllura

Ballkani një pikë larg titullit historik, pasi e mundi Dritën në një ndeshje drithëruese

Sport
Ballkani është vetëm një pikë larg titullit të parë kampionit të Kosovës në historinë e klubit, pasi e mposhti 3:2 Dritën në një ndeshje drithëruese në derbin e javës në Superligë të enjten. Ermal Krasniqi shënoi në minutën e 95-të për fitoren e mundimshme 3:2 të Ballkanit, pasi Drita ishte rikthyer nga një disavantazh prej dy golave për ta barazuar rezultatin në kohën shtesë në Stadiumin e Qytetit në Suharekë. Ndërkohë, në ndeshjen e fundit të javës së 31-të të zhvilluar po ashtu sot, Llapi e mundi 2:0 Malishevën, duke e bërë një hap të madh drejt pozitës së tretë, që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm dhe duke ...
Komentet te Ballkani një pikë larg titullit historik, pasi e mundi Dritën në një ndeshje drithëruese Janë të Mbyllura

Operacion i gjerë i Policisë, konfiskohet kokainë e mijëra euro

Lajme
Një operacion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar gjatë ditës së sotme. Këtë e bëri të ditur vet policia përmes një komunikate zyrtare, përcjell Gazeta Nacionale. Mësohet se gjatë realizimit të operacioni të kontrollit nga antidroga e Policisë në shtëpinë e një të dyshuari, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike në formë pluhuri ngjyrë të bardhë, e dyshuar për Kokainë, e mbështjellë në 163 qese të vogla të tejdukshme, të cilat pasi janë peshuar ka rezultuar se pesha e tyre është rreth 55.1 gram. Përveç lëndës narkotike, autoritetet kanë sekuestruar edhe para të gatshme. Më poshtë edhe postimi i plotë. /Nacionale ...
Komentet te Operacion i gjerë i Policisë, konfiskohet kokainë e mijëra euro Janë të Mbyllura