Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Drejtori i IPKO-s dyshohet për përfitime të paligjshme financiare

Lajme
Pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Slloveni, Jani Möderndorfer, anëtar i komisionit hetimor parlamentar për financimin e paligjshëm të SDS-së, ka njoftuar se pas gjetjeve të komisionit hetimor parlamentar, do të paraqesë kallëzimin penal ndaj “Telekom Slovenije”, partisë së ish-kryeministrit slloven dhe një televizioni atje, për dyshimet se keqpërdorën paratë e kompanisë shtetërore për financimin e fushatës zgjedhore të Janez Jansha, në vitin 2018. Pos “Telekom Slovenije”, kompanisë amë të IPKO-s në Kosovë, Jani Möderndorfer nga partia LMS, kallëzim penal, pas punës së komisionit hetimor parlamentar, ka paralajmëruar edhe ndaj kryeshefit ekzekutiv të IPKO’s Tomaz Seljak. Seljak, gjatë periudhës kur dyshohet se ndodhi afera e ...
Komentet te Drejtori i IPKO-s dyshohet për përfitime të paligjshme financiare Janë të Mbyllura

“Fantazma e Kievit” është vrarë – zbulohet identiteti i pilotit që ishte “makth” për rusët

Lajme
Piloti misterioz ukrainas i njohur ndryshe si “Fantazma e Kievit” raportohet se është vrarë në betejë; ai thuhet se ka rrëzuar disa avionë rusë. Vdekja e pilotit enigmatik u raportua nga “The Times of London”, me këtë rast u zbulua për herë të parë edhe identiteti i tij, bëhet fjalë për Major Stepan Tarabalka, 29-vjeçar, baba i një fëmije, transmeton Telegrafi. Tarabalka vlerësohet se ka rrëzuar deri në 40 avionë rusë, derisa edhe vetë u godit më 13 mars, derisa po luftonte me një numër “dërrmues” të forcave armike, tha gazeta në Mbretërinë e Bashkuar. Siç bëhet e ditur, atij iu dha pas vdekjes medalja kryesore e Ukrainës për trimërinë ...
Komentet te “Fantazma e Kievit” është vrarë – zbulohet identiteti i pilotit që ishte “makth” për rusët Janë të Mbyllura

Nora Istrefi nuk i lë vend imagjinatës, shfaqet vetëm në të brendshme!

ShowBiz
Nora Istrefi vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale Këngëtarja Nora Istrefi këtë vit duket se e ka marrë seriozisht muzikën dhe ka filluar që të jetë aktive, pasi që gjatë pandemisë nuk kishte realizuar ndonjë këngë të re të saj. Ajo se fundmi është paraqitur me një set fotografish, me një fustan të zi të hapur përpara tregon se Nora nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe se sivjet do të jetë në qendër të vëmendjes. E në këtë veshje, këngëtarja nuk i ka lënë shumë hapësirë imagjinatës, pasi shfaqet vetëm në riçipet. Kujtojmë qe pas ndarjes nga burri i saj, Robert Berisha, Nora shpeshherë është shfaqur në publik ...
Komentet te Nora Istrefi nuk i lë vend imagjinatës, shfaqet vetëm në të brendshme! Janë të Mbyllura

Kosova e pashpresë për heqjen e vizave

Lajme
Skepticizmi për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës po vazhdon edhe pas zgjedhjeve në Francë dhe fitores për mandatin e dytë të presidentit, Emanuel Macron. Zgjedhjet e serishme parlamentare në Francë në muajin qershor dhe hezitimi i vendeve të tjera skeptike të BE-së pritet të pamundësojë largimin e regjimit të vizave nën presidencën franceze të Këshillit të Evropës. Megjithëse në partinë në pushtet e shohin si pozitive fitoren e Macronit, njohësit e proceseve integruese të BE-së janë në mëdyshje për lëvizjet pozitive të tij sa i përket liberalizimit të vizave. Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila thotë për KosovaPress se Kosova nuk mund të jetë përjashtim ...
Komentet te Kosova e pashpresë për heqjen e vizave Janë të Mbyllura

Këta janë deputetë, ministra e kryetarë komunash që po përballen me drejtësinë

Lajme
Pesë ministra – Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Xhelal Sveçla dhe Liburn Aliu – kanë aktakuza aktive. Me akuza përballen edhe nëntë përfaqësues të popullit – Glauk Konjufca, Mimoza Kusari, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Salih Zyba, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Pal Lekaj, Xhavit Haliti. “Betimi për Drejtësi” ka përmbledhur aktakuzat ndaj zyrtarëve të shtetit dhe fazën në të cilën gjenden lëndët e 16 pushtetarëve. Në nivelin lokal janë tre kryetarë komunash që janë duke u përballur me procedura ligjore. Është Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ai i Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe i Klinës, Zenun Elezaj. Shefja e arsimit ngarkohet se posedoi sprej në Parlament Ministrja aktuale e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë ...
Komentet te Këta janë deputetë, ministra e kryetarë komunash që po përballen me drejtësinë Janë të Mbyllura

Nusja rreh vjehrrin, vetëm policia e shpëton prej duarve të saj

Lajme
Një sherr në familjes me nuses dhe vjehrrit ka përfunduar në policinë e Elbasanit. Blutë bëjnë me dije se 36-vjeçarja ka goditur me sende të forta vjehrrin e saj 62-vjeçar pas një sherri mes tyre. Përplasjet fizike kanë qenë të vazhdueshme mes tyre prandaj edhe nusja ka patur urdhër mbrojtje, por kjo duket se nuk e ka penguar vjehrrin t’i afrohet. Pas sherrit në shtëpi ka mbërritur policia duke i shoqëruar të dy në komisariat dhe tashmë ata duhet të japin llogari për veprën penale “dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” “H. J., 36 vjeçe dhe K. J., 62 vjeç, banues në Librazhd, për veprat ...
Komentet te Nusja rreh vjehrrin, vetëm policia e shpëton prej duarve të saj Janë të Mbyllura

Biznesmeni i afërt me Haradinajn mori leje nga Serbia si shtetas serb për biznes në ‘Krahinën Autonome të Kosovë-Metohisë’

Lajme
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbajti si këshilltar biznesmenin kosovar, Gazmend Abrashin që si shtetas i Serbisë kishte marrë leje nga autoritetet serbe për qëllme biznesore. Në dokumentin e siguruar nga Syri net Kosova shihet se Abrashi është prezantuar si shtetas i Republikës së Serbisë, përderisa biznesi i tij ‘Feniks Farma DOOEL’ kishte fituar të drejtën e shpërndarjes së prodhimeve farmaceotike drejt Kosovës të cilës i referohet si ‘Krahinë Autonome e Kosovë-Metohisë’, shkruan Syri net Kosova. Më tej në dokument thuhet se për lëshimin e kësaj leje nga Autoriteti i Konkurrencës së Serbisë, kompania farmaceotike e Abrashit kishte kryer detyrimin financiar prej plot 25 mijë euro. “MIRATOHET në procedurë ...
Komentet te Biznesmeni i afërt me Haradinajn mori leje nga Serbia si shtetas serb për biznes në ‘Krahinën Autonome të Kosovë-Metohisë’ Janë të Mbyllura

Ky është 50-vjeçari që u kap duke luajtur bixhoz në lokalin e tij në Viti

Lajme
Pak më parë, nga Policia në Gjilan njoftuan se në orët e para të mëngjesit të sotëm është kryer kontroll në një lokal në Viti, nën dyshimin se është organizuar bixhoz i jashtëligjshëm. Pas kontrollimit të lokalit, policia ka arrestuar një person, identitetin e të cilit e ka mësuar Sinjali dhe iu sjell detajet tjera. Afrim Azemi u arrestua rreth orës 03:00 të së shtunës, pasi dyshohet për veprën penale “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”. Atij i janë vënë prangat në lokalin e tij, ku u gjet duke luajtur bixhoz me shtatë shokë të tij. Siç mëson Sinjali, Azemit i janë sekuestruar 955 euro, të cilat dyshohet ...
Komentet te Ky është 50-vjeçari që u kap duke luajtur bixhoz në lokalin e tij në Viti Janë të Mbyllura

Fifi çon Donaldin në gjyq. Ja arsyeja!

ShowBiz Video
Mes Fifi dhe Donaldit lindi një miqësi e mirë brenda “Big Brother VIP”, aq sa kur dolën dyshja i dedikuan tatuazh njëri-tjetrit. Mirëpo, kjo shoqëri nuk ekziston më, madje Fifi do të ngrejë padi ndaj aktorit të humorit. Cfarë ndodhi? Mbrëmjen e djeshme startoi emisioni i ri i vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas”. Në një moment Donaldi ironizoi Fifin, duke kujtuar vendin ku asaj i ra të fikët në “Big Brother VIP” dhe duke i hedhur lule. “Ky është vendi ku ka rënë Fifi”, u shpreh aktori. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Fifi, e cila në një video live është shprehur: Unë kam refuzuar ta shikoj si ...
Komentet te Fifi çon Donaldin në gjyq. Ja arsyeja! Janë të Mbyllura

Dhëndri u vonua për ceremoninë, babai marton vajzën me një nga të ftuarit

Kuriozitete
Mësohet se një nuse u martua me një të afërmin e saj pasi dhëndri nuk arriti në kohë në ceremoninë e martesës. Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indi. Dasma ishte planifikuar të ndodhte më 22 prill në fshatin Malkapur Pangra në rrethin Buldhana. Ceremonia ishte menduar të bëhej në orën 16:00, por dhëndri nuk shkoi sepse kishte qenë duke pirë e u argëtuar me miqtë e tij dhe e kishte harruar sensin e kohës. Nusja dhe të gjithë ftuarit e pritën 4 orë dhe kur dhëndri mbërriti në orën 20:00, babai i nuses refuzoi kategorikisht të martonte vajzën e tij me të. ...
Komentet te Dhëndri u vonua për ceremoninë, babai marton vajzën me një nga të ftuarit Janë të Mbyllura