Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Insiston Kurti, thotë se janë hapur 25 mijë vende të reja punë

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e punëtorëve, po insiston se kjo qeveri ka hapur 25 mijë vende të reja pune, ndërsa ka theksuar se po punohet për Projektligjin e punës dhe Projektligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, shkruan Gazeta Metro. “Për t’ua lehtësuar barrën administrative bizneseve në deklarimin e punëtorëve, kemi publikuar format e kontratave të punës për kohë të caktuar, për shërbime të veçanta dhe për kohë të pacaktuar. Si rezultat i këtyre hapave në vitin 2021 kemi zyrtarizuar mbi 10,000 vende pune, teksa gjithsej janë hapur mbi 25,000 vende të reja pune. Për trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve, jemi duke punuar për Projektligjin e punës ...
Komentet te Insiston Kurti, thotë se janë hapur 25 mijë vende të reja punë Janë të Mbyllura

Plagosje te Liqeni i Badovcit, dyshohet se është i përfshirë një zyrtar policor

Lajme
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Sutesk, të Liqeni i Badovcit, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali, dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë, derisa në rast dyshohet se është i përfshirë edhe një person. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dy të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim, pasi kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin ku ka ndodhur rasti, tanimë kanë dalë njësitet përkatëse, për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme. /GazetaSinjali/   ...
Komentet te Plagosje te Liqeni i Badovcit, dyshohet se është i përfshirë një zyrtar policor Janë të Mbyllura

Shiu përmbyt Tiranën, rrugët kthehen në “lumenj”

Lajme Rajoni dhe Bota
Reshjet intensive të shiut që nisën këtë pasdite kanë shkaktuar probleme në Tiranë. Siç shihet nga pamjet reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në zonën e Unazës së re, pranë ish-uzinës së autotraktorëve. Në këtë aks ka rrëshqitje dherash duke e bërë të rrezikshme lëvizjen e automjeteve. Po ashtu, “Rruga e Kokonozve” në kryeqytet është përmbytur, në vetëm pak minuta shi. Kjo rrugë është thuajse e mbuluar nga uji. /Abcnews.al   ...
Komentet te Shiu përmbyt Tiranën, rrugët kthehen në “lumenj” Janë të Mbyllura

“Masakra” me therjen ilegale të shpendëve te Tregu i Automjeteve, merr masa Inspekcioni i Prishtinës

Lajme
Inspekcioni i Komunës së Prishtinës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion në Tregun e Automjeteve, ku ka gjetur disa shitës që thernin shpendë në mënyrë ilegale. Si pasojë ndaj tyre janë marrë masa. Inspekcioni i ka larguar shitësit nga ky treg e po ashtu i ka gjobitur ata dhe i ka detyruar që ta pastrojnë pjesën ku kanë i kanë hedhur mbeturinat. “Me këtë rast janë larguar shitësit dhe ata që po thernin ilegalisht dhe në kushte absolutisht të papërshtatshme shpendë të ndryshme. Të njëjtit përveç që janë gjobitur, janë detyruar që edhe të pastrojnë hapësirat e tregut të cilat po shfrytëzoheshin për therje si dhe për hedhjen ...
Komentet te “Masakra” me therjen ilegale të shpendëve te Tregu i Automjeteve, merr masa Inspekcioni i Prishtinës Janë të Mbyllura

Ky është pronari i shtëpisë që u kap duke luajtur bixhoz me pesë shokë të tij në Skenderaj

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se mbrëmë pas mesnatës është arrestuar një 32-vjeçar në një fshat të Skenderajt, pasi u zu duke luajtur bixhoz në bodrumin e shtëpisë së tij bashkë me pesë persona tjerë. Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se i dyshuari është Blerim Shatri dhe se ai u arrestua në fshatin Llaushë. Sipas Policisë, në bodrumin e shtëpisë së Shatrit, Policia gjeti 294 çipa për lojëra fati, tri palë letra bixhozi dhe një fletore për shënime. Gjithashtu Policia ka kontrolluar edhe shtatë automjetet që gjendeshin në oborrin e shtëpisë dhe në njërën prej tyre është gjetur një sprej kimik dhe një shufër gome. Përveç Shatrit, Policia ka ...
Komentet te Ky është pronari i shtëpisë që u kap duke luajtur bixhoz me pesë shokë të tij në Skenderaj Janë të Mbyllura

Qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin

Lajme
Dita e Punëtorëve, Memli Krasniqi me kritika: Qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës. Ai pati edhe disa kritika ndaj Qeverisë me rastin e 1 majit. Krasniqi përmes një postimi, është shprehur se të gjithë punëtorët e Kosovës pa dallim, nga bujku që bukën e gojës e fiton me djersën e ballit e deri tek mësuesit, që për shumë vite arsimuan breza të rinjsh pa asnjë kompensim, sot meritojnë urimet më të mira. Por, lideri i PDK-së shprehet se ky 1 Maj, i ka gjetur punëtorët e sektorit privat dhe ata të sektorit publik në ...
Komentet te Qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin Janë të Mbyllura

Polici në Prishtinë ia mori 50 euro qytetarit për t’ia kthyer librezën e qarkullimit, dërgohet në mbajtje

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës me datën 29 Prill 2022, përmes rrugëve operative është informuar lidhur me një rast ku dyshohet se një zyrtar policor me datën 28.04.2022 në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë gjerësa ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 € nga një i dyshuar (qytetar) që të ja kthente librezën e qarkullimit, e ku i dyshuari zyrtari policor me datën 28.04.2022, rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja dorëzon të dyshuarit (qytetarit) në kundër vlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit. Mbi bazën e gjitha këtyre dyshimeve, është informuar ...
Komentet te Polici në Prishtinë ia mori 50 euro qytetarit për t’ia kthyer librezën e qarkullimit, dërgohet në mbajtje Janë të Mbyllura

“Populli i makiatove” – arsyet pse duhet të hiqni dorë nga kjo kafe

Kuriozitete
Shumë prej nesh mëngjesin e nisim me kafe. Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Por ka disa që e pinë kafenë shqeto, të tjerë me qumësht. Një pyetje lind natyrshëm, si është më mirë ta pimë kafen, me apo pa qumësht? Sipas studimeve, kombinimi i kafesë dhe qumështit ka pasoja negative shëndetësore. 1-Kombinimi i kafeinës dhe kazeinës (proteina e qumështit) krijon mpiksjen e stomakut që është shumë e vështirë për t’u tretur. Kështu, jo vetëm që kafeja me qumësht bëhet më pak e lehtë, por gjithashtu mund të shkaktojë intolerancë. 2-Qumështi në kafe shkakton ...
Komentet te “Populli i makiatove” – arsyet pse duhet të hiqni dorë nga kjo kafe Janë të Mbyllura

Urime “Nata” e 1 Majit punëtorëve më të shkelur të Kosovës!

Opinione
Shkruan Avokati Xhevdet Smakiqi Degradimi i te drejtave te punëtorëve te Kosoves nga Qeveria Kurti! Paga minimale nënkuputon kufirin e poshtëm të mbijetesës së një punëtori me familjen e tij. Sindikatat/punëmarësit dhe Bizneset/punëdhënësit u injoruan në përcaktimin e pagës minimale nga Qeveria që e votuan 51% transmeton  Dielli.info Qeveria e Kosovës foli, debatoi,vendosi, i’a aprovoi vetit propozimin, foli jerëm vetmevete nën ndikimin e facebookut, kur e vendosi njënashmerishtë,kundërligjëshem dhe me arbitraritet pagën minimale 264€, pa konsesus dhe pa themeluar KES-in/Këshillin Ekonomik Social siç e përcakton ligji në Kosovë. Pra Qeveria as palë nuk është në përcaktimin e pages minimale, është rregullator ndërmjet palëve Punmarrësve/ Sindikatave dhe Punëdhënësve/Odave Ekonomike. As në ...
Komentet te Urime “Nata” e 1 Majit punëtorëve më të shkelur të Kosovës! Janë të Mbyllura

Ka vite që punon si punëtor krahu, rrëfimi prekës i prizrenasit: Nuk kam para as për shërim

Lajme
Sedat Damka (61) nga Prizreni ka 18 vjet që merret me të gjitha llojet e punëve të përditshme, në mënyrë që të mbajë familjen e tij pesëanëtarëshe. Ai çdo ditë pret në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit dhe si punëtor krahu kërkon që të gjejë punën e radhës. Sipas autoriteteve lokale, “tregu i rrugës” ekziston me dekada në këtë qytet në jugperëndim të Kosovës. Më herët, në të njëjtin vend mblidheshin dhjetëra persona të papunë, ndërsa në fundjavë, punë të rregullt në rrugë kërkonin edhe ata që kishin një vend pune gjatë javës, por nuk fitonin të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur familjet e tyre. Sistemet sociale kanë ndryshuar, por ...
Komentet te Ka vite që punon si punëtor krahu, rrëfimi prekës i prizrenasit: Nuk kam para as për shërim Janë të Mbyllura