Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prizren-Zhur, për pasojë një person është lënduar. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi. Gashi tha se me rastin po merret Njësiti i Trafiku Rajonal të Prizrenit. “Ka ndodhur një vetaksident, një person është lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal të Prizrenit”, tha Gashi për Express. Sipas tij, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.-Express Pamje nga vendi i ngjarjes: ...
Komentet te Vetaksident në rrugën Prizren-Zhur, pamje nga vendngjarja Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një person në Mitrovicë të veriut është arrestuar pasi që ka shkuar në vendin e punës të ish bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare, ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten dhe një kolegë të saj mashkull kosovar, shkruan Gazeta Metro. Rasti ka ndodhur me 2 maj, ku Policia ka thënë se të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si dhunë në familje. /gazetametro.net ...
Komentet te Nxehet keq qytetari: I shkon në punë ish-bashkëshortes, e rrah atë dhe kolegun e saj Janë të Mbyllura
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra Lorenc Brahon shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, pas transmetimit në emisionin “Stop”, të një rasti ku dyshohet për abuzim me detyrën. “Pas transmetimit në emisionin e sotshëm “Stop”, të një rasti ku dyshohet për abuzim me detyrën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra komisar L. B., shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë. Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj këtij punonjësi policie, për shkelje të rëndë. Policia e Shtetit ...
Komentet te Shefi i burgut-kandidates për police: Kur do të ma prezantosh ndonjë shoqe Janë të Mbyllura
Mund të trondisin vendin: Çka është Komisioni Hetimor Parlamentar që po frikëson aq shumë pushtetin?
Komisionet hetimore parlamentare mund të shkundin vendin nëse arrijnë të kryejnë punën siç duhet në hetimin e skandaleve. Në rastin e skandalit të Martin Berishajt, ku është evidentuar miqësia e tij me presidenten, kryeministrin dhe anëtarë tjerë të pushtetit, një komision i tillë do të mund të zbardhte gjëra që do të shkaktonin tronditje masive. Skenat kur tavolinat e Kuvendit goditeshin për të pamundësuar mbajtjen e një seance, janë rikthyer në vëmendjen e qytetarëve të Kosovës. Por tash, rolet kanë ndryshuar. Goditje të tavolinave, zhurma, e deri në sharje të robëvepati në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej për Komisionin Hetimor për Energjinë. Por, çka ...
Komentet te Mund të trondisin vendin: Çka është Komisioni Hetimor Parlamentar që po frikëson aq shumë pushtetin? Janë të Mbyllura
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e deklaroi këtë para Parlamentit Europian në Strasburg. Embargoja do të hyjë në fuqi brenda 6 apo 8 muajsh. Për dy vende të BE vlejnë rregulla të veçanta. Prej javësh debatohet në BE nëse është e përballueshme për vendet e BE një embargo e naftës kundër Rusisë. Komisioni Europian ka përpunuar tani një propozim, të cilin të mërkurën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e bëri të ditur para Parlamentit Europian. Propozimi është pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë, bëjnë të ditura njëzëri disa agjenci lajmesh. Por që të hyjnë në fuqi sanksionet e planifikuara është i ...
Komentet te BE ndalon naftën ruse, sa pritet të rritet çmimi Janë të Mbyllura
Është rikthyer përsëri në skenë debati se a ka qenë kryeministri Albin Kurti veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK] apo jo. Ka mendime të ndryshme për këtë punë. Tash, deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka minimizuar kontributin e veteranit. Ai ka thënë në Kanal 10 se çështja e veteranit mund të interpretohet dhe se për të vlerë me të çmuar ka angazhimi i Kurtit për Kosovën sesa vlerat e një veterani. “Është çështje interpretimit, qysh e interpreton ti veteranin. Zotri Kurti ka dhënë për Kosovën, duke qenë edhe student, duke qenë edhe në burg së bashku me Matoshin, megjithatë ka qenë edhe sekratar i UÇK-së” “Për mua, zotri Kurti ...
Komentet te Deputeti i VV-së: Kurti ka vlera më të mëdha se të veteranit të UÇK-së Janë të Mbyllura
Tregohet se një mbret kishte vendosur një gur të madh (shkëmb) në rrugën kryesore dhe e bllokoi rrugën plotësisht. Mbreti gjithashtu aty vendosi edhe një roje që t’i vëzhgojë sjelljet e njerëzve, e më pas ta njoftojë në lidhje me atë që do shikojë dhe dëgjojë. Personi i parë që kaloi në rrugën e bllokuar, ishte një tregtar i madh i atij vendi. Tregtari e shikoi gurin që kishte zënë rrugën dhe u nevrikos. Filloi ta kritikojë dhe shajë atë që kishte vendosur gurin aty, pa e ditur se ai ishte mbreti i atij vendi. Tregtari duke bërtitur tha: “Do të shkoj të ankohem për këtë çështje, dhe do ta ...
Komentet te Tregimi për mbretin i cili vendosi një gur të madh në rrugën kryesore të qytetit Janë të Mbyllura
I pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar ministrat në qeverinë e Albin Kurtit. Limaj thotë se derisa ai vetë ishte ministër, i frymëzonte njerëzit për të punuar. Ndërkohë, po sipas Limajt, ministrat e Kurtit e lënë punën në orën 16:00. “Na kemi ditur me frymëzuar. Unë nuk kam qëndruar në zyre, unë s’kam thënë nëse më vjen vendimi e nënshkruaj nëse jo s’është përgjegjësi e imja”, thotë Limaj në emisionin Pressing në T7. “Praktika e këtyre ministrave është me ndejt në zyre. Me dalë mirë me kravata, në 4 pasdite si të kryhet orari i punës me shku në shpi. Vikendeve me i marrë fëmijët e me shku ...
Komentet te LIMAJ PËR MINISTRAT E KURTIT: KËTA RRINË ME KRAVATA NË ZYRA, N’4 SHKOJNË N’SHPI Janë të Mbyllura
Taulant Hodaj, avokati i akredituar nga Specialja, ka komentuar plotësimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Hodaj në “Frontal” në T7, ka thënë se pikat e reja të aktakuzës nuk janë një aktakuzë e te, por vetëm plotësim-ndryshime tek aktakuza e vjetër. Ky është një plotësim-ndryshim i aktakuzës. Është ndryshuar aktakuza në kuptim të plotësimit. Domethënë janë shtuar disa pika të reja të aktakuzës në aktakuzën e njëjtë që e kanë pasur më herët”, ka thënë ai. Këto plotësim-ndryshime lejohen sipas tij nga Gjykata Speciale. “Rregullat pranë Gjykatës Speciale janë ‘sui generis’ pra plotësisht të veçanta dhe me këtë kuptim ato i lejojnë prokurorisë ...
Komentet te Aktakuza e plotësuar ndaj krerëve të UÇK-së. Ja edhe sa vite shtyhet procesi Janë të Mbyllura
Një 15-vjeçare nga fshati Lebanë i komunës së Prishtinës ka denoncuar në Polici babanë e saj për sulm fizik, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ajo ka deklaruar se është goditur me shuplakë në fytyrë nga babai i saj, pasi që ai kishte marrë vesh se vajza e tij është në lidhje dashurie me një person. Sinjali mëson se gjatë intervistimit, e mitura ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person të moshës madhore. Sipas burimeve, me urdhër të prokurorit 15-vjeçarja është dërguar në strehimore. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Babai në Prishtinë rrah vajzën 15-vjeçare pasi e merr vesh se është në lidhje dashurie Janë të Mbyllura