Njohësit e çështjeve të drejtësisë vlerësojnë se paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së do të ketë “peshë të veçantë” dhe “të rëndësishme” në proces. Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave për rastin e saj më 15 shtator. Trupi gjykues ka shprehur se koha e kërkuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi për paraqitjen e provave dhe dhënien e dëshmive është e gjatë, afërsisht 150 orë. Për dallim nga proceset e mëparshme dhe dëshmitë e dhëna deri tani, kjo fazë e re ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sipas njohësve të çështjeve të drejtësisë, pritet të ketë ndikim pozitiv. Avokati i akredituar ...
Komentet te Çfarë ndikimi pritet të ketë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së? Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ish-zyrtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer një incident të tensionuar gjatë kohës kur ndodhej në paraburgim në Hagë. Ai tha se të paraburgosurit shqiptarë janë provokuar vazhdimisht nga një gardian amerikan, John Devaney, i cili më pas u ngrit në detyrë brenda Qendrës së Paraburgimit në Scheveningen. “Na me pas ditë që ai del prokurori, ai ish rreh si kali. Ishmi rreh edhe na me siguri mas andej, po ai ish rreh aty sikur kali,” – deklaroi Haradinaj, duke iu referuar përballjeve me Devaney. Sipas tij, situata mund të kishte përfunduar në përplasje fizike, por është shmangur në momentet e fundit falë ndërhyrjes dhe qetësisë së Hashim Thaçit. “Ka ...
Komentet te Nasim Haradinaj tregon se si u provokuan në Hagë, por konflikti u ndërpre falë Hashim Thaçit Janë të Mbyllura
Gjykata Speciale ka bërë të ditur se me datën 15 shtator, mbrojtja e Hashim Thaçit do të fillojë paraqitjen e provave para Dhomave të Specializuara, duke thirrur dëshmitarin e parë. Gjykata Speciale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me datën 15 shtator, mbrojtja e Hashim Thaçit do të fillojë paraqitjen e provave para Dhomave të Specializuara, duke thirur dëshmitarin e parë. Seanca do të nis në orën 09:00 dhe pritet që të jetë kryesisht publike. Gjykata ka treguar se ka interes të lartë për ta përcjellë këtë seancë nga galeria brenda Gjykatës dhe kanë kërkuar nga të interesuarit që t’i drejtohen Gjykatë së Hagës përmes emailit. ...
Komentet te Dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Speciale më 15 shtator, Gjykata njofton se ka interes të madh për seancën Janë të Mbyllura
Roja që ishte bërë prokuror në Speciale, kishte kërcënuar fizikisht ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sipas dëshmisë së ish-presidentit Hashim Thaçi. Një gardian me emrin Jogn Devaney që ndodhej në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së po qëndrojnë prej pesë vitesh, del se kishte kercenuar fizikisht ish-krerët e UÇK-së në Hagë – sipas dokumenteve të dëshmisë së Hashim Thaçit. Në dëshminë e tij, në seancën e 27 marsit, ish-Presidenti Hashim Thaçi kishte rrëfyer këtë rast si dhe kishte krahasuar Specialen me regjimin e Putinit. Hashim Thaçi: Kjo Gjykatë është e Kosovës. E ka themelu Kuvendi i Kosovës me punu sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe besoj ...
Komentet te Dokument: Roja që u bë prokuror në Hagë kërcënonte fizikisht krerët e UÇK-së, Thaçi krahasoi Specialen me regjimin e Putinit Janë të Mbyllura
Procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, që nisi në prillin e vitit 2023, përfundimin pritet ta ketë më së largu më 22 dhjetor. Kjo është data që Trupi Gjykues e ka dhënë si afat për palët të dorëzojnë shkresat përfundimtare në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet për të paraqitur shkresat përfundimtare të gjykimit para 22 dhjetorit të këtij viti. Në shkresën e publikuar më 2 shtator u tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar mund të kërkojë që ...
Komentet te Para pushimit dimëror| Specialja synon në dhjetor fundin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura
Procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, që nisi në prillin e vitit 2023, përfundimin pritet ta ketë më së largu më 22 dhjetor. Kjo është data që Trupi Gjykues e ka dhënë si afat për palët të dorëzojnë shkresat përfundimtare në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në parashtresën që e ka parë Naiconale, mesi i nëntorit është caktuar si afat për avokatët e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit, për ta përfunduar rastin e tyre. “Pasi ka shqyrtuar parashtrimet e Palëve dhe pjesëmarrësve, listat e dëshmitarëve të Mbrojtjes Thaҫi dhe Mbrojtjes Krasniqi28 dhe vlerësimet e pyetjeve të kryqëzuara të Palëve dhe pjesëmarrësve të ...
Komentet te “THE END” – Gjyqtarët e Speciales caktojnë datat, në fund të dhjetorit pritet përfundimi i gjykimit në Hagë Janë të Mbyllura
Dëshmitë speciale në Hagë, pritet të kthehen në qendër të vëmendjes që nga 15 shtatori. Pas marrjes së lejeve për disa dëshmitarë amerikanë, jozyrtarisht diplomatë të njohur, mbrojtjes së Thaçit ia ka dhënë ‘aminin’ edhe Mbretëria e Bashkuar. Britania ia ka konfirmuar lejen avokatëve për një dëshmitar. “Kjo kërkesë është në kohën e duhur. Po bëhet sa më shpejt të jetë e mundur pasi Zyra e Jashtme, e Komonuelthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar (“UK FCDO”), një ofrues i Rregullit 107, i dha leje Mbrojtjes për të zbuluar Deklaratën e 1DW-006 dhe që ajo të përdoret në gjyq. Siç u përmend më parë, Mbrojtja nuk mundi ta përfshinte Deklaratën ...
Komentet te Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale Janë të Mbyllura
Përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të jenë në sallën e gjyqit të Gjykatës Speciale në Hagë, kur mbrotja e ish-presidentit, Hashim Thaçi pritet të nisë me paraqitjen e provave dhe të dëshmitarëve të saj. Në dokument thuhet: Shtetet e Bashkuara kërkuan vendosjen e një sërë kushtesh sipas Rregullës 107 për dëshminë e 1DW-003, përfshirë që fushëveprimi i ekzaminimit direkt të kufizohet në tema të përcaktuara; fushëveprimi i kundër-ekzaminimit të kufizohet në fushëveprimin e ekzaminimit direkt, si dhe në çështje që lidhen me besueshmërinë e dëshmitarit; dëshmitari mund të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve për arsye konfidencialiteti; dhe përfaqësues të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të autorizohen ...
Komentet te Zyrtarë amerikanë pritet të jenë të pranishëm në seancën ndaj Thaçit në Hagë Janë të Mbyllura
Zyrtarë amerikanë pritet të jenë prezent në seancat e Gjykatës Speciale ku do të paraqiten provat e mbrojtjes. Përfaqësues të Qeverisë së SHBA-ve do të jenë prezent në seancat e radhës të Gjykatës Speciale që nisin nga 15 shtatori, kur edhe mbrojtja do të fillojë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të tyre. Më 18 gusht, avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë marrë miratimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të koduar me shifrën “1DW-003”. Për Trupin Gjykues identiteti i këtij personi është zbuluar, mirëpo ende jo për publikun. Zyrtarët amerikanë megjithatë kanë përcaktuar disa kushte nën të cilat ky person mund të dëshmojë, ...
Komentet te AMERIKA NË HAGË Zyrtarët e SHBA-ve kërkojnë të jenë prezent në seancat e Speciales Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka kritikuar qeverinë e Kosovës, duke përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për mungesën e transparencës në lidhje me mbrojtjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sipas tij, ndryshe nga Serbia dhe Kroacia që ende mbajnë klasifikuar shpenzimet dhe dokumentacionin për personat e gjykuar në Tribunalin e Hagës, qeveria e Kosovës duhet të tregojë më shumë hapje. Behrami thotë se “Albin Kurti i ka deklasifikuar shpenzimet për krerët e UÇK-së ende pa u klasifikuar nga qeveritë paraprake”, ndërsa i quan përpjekjet e tyre për “të numëruar centët për mbrojtjen e UÇK-së” si një mënyrë për të rritur “dozën e ...
Komentet te Behrami – Kurtit e Haxhiut: Deklasifikoni mbështetjen për Jack Smith-in dhe dosjet që i keni dërguara në Hagë Janë të Mbyllura