Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Enca njofton se është bërë banore rezidente e Dubait

ShowBiz
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka treguar gjithmonë se i pëlqen udhëtimet në vende të largëta dhe luksoze. Ajo është një vizitore mjaft e shpeshtë e Dubait, qytet ky me të cilin ka krijuar një lidhje shumë të veçantë. Këngëtarja e hitit “A po t’pelqen” madje ka bërë të ditur së fundmi se ka fituar zyrtarisht edhe shtetësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe. Foto: Enca Haxhia/Instagram Në një video të publikuar në InstaStory, ajo thotë se nga tani e tutje është rezidente e Dubait. “Besoj që nuk është e nevojshme ta them që e dua Dubain, më është bërë si shtëpi e dytë, madje dua të ndaj lajmin e ...
Komentet te Enca njofton se është bërë banore rezidente e Dubait Janë të Mbyllura

Malishevë: Daja ia lyp nipit 45 mijë euro, pasi pleqtë e fshatit thanë se gruaja e tradhtoi me nip

Lajme
 Një person është detyruar t’ia jap dajës së tij 45 mijë euro, për shkak se pleqtë e fshatit e kishin dënuar atë në bazë të traditave, duke e akuzuar se kishte një lidhje dashurie me gruan e këtij të fundit. Në artikullin e publikuar nga Gazeta Sinjali thuhet se ky rast ka ndodhur në fshatin Carallukë të Malishevës, dhe se çdo gjë filloi të bëhet e ditur prej momentit kur gruaja e përfshirë, kishte shkuar në polici dhe kishte deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, pasi ai i kishte thënë se ajo e kishte tradhtuar. Personi me të cilin akuzohej se gruaja e tradhtoi bashkëshortin e saj ...
Komentet te Malishevë: Daja ia lyp nipit 45 mijë euro, pasi pleqtë e fshatit thanë se gruaja e tradhtoi me nip Janë të Mbyllura

Gjykata Speciale më 18 maj shpall aktgjykimin në çështjen Gucati dhe Haradinaj

Lajme
Dhomat e Specializuara të Kosovës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se më 18 maj do të shpallet aktgjykimi në çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. “Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më 18 maj në orën 10:00. Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në shqip, serbisht ose anglisht përmes transmetimit në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim. Në aktakuzën që rëndon mbi ta thuhet se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, në tri konferenca për shtyp ...
Komentet te Gjykata Speciale më 18 maj shpall aktgjykimin në çështjen Gucati dhe Haradinaj Janë të Mbyllura

Ronela merr vëmendjen në tapetin e kuq në Torino

ShowBiz
Sot pasdite në Torino është duke u zhvilluar ceremonia e “tapetit të kaltërt” ku artistët e 40 shteteve pjesëmarrëse në Eurovision do bëjnë hapjen e këtij edicioni.   Sigurisht, artistja shqiptare, Ronela Hajati nuk mungoi aty, madje është siguruar të marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj. Hajati zgjodhi një veshje unike për këtë paraqitje të radhës në Torino. “Kjo është një ëndërr e madhe për secilin artist, një prej skenave më të mëdha në Europë në të cilat mund të performosh. Dua ta respektoj skenën e kësaj mundësie jetësore të cilën nuk dua ta çoj dëm”, është shprehur ajo. ...
Komentet te Ronela merr vëmendjen në tapetin e kuq në Torino Janë të Mbyllura

Sot 9 maji, Kosova feston, Evropa punon

Lajme
Kosova feston sot edhe një festë. Është 9 maji, dita e Evropës. Përveç Luksemburgut që këtë festë e ka vendosur si shtetërore në vitin 2019, por në këtë vend ndodhen shumë institucione të BE-së, Kosova është vendi i vetëm në Evropë që festë zyrtare e ka këtë datë, madje pa qenë fare anëtare e BE-së e as pa pasur së paku, liberalizim të vizave.   Një festë të tillë nuk e festojnë thuajse as shtetet anëtare të BE-së. Në shumë prej tyre, kjo datë kalon pavërejtshëm, por kështu nuk ndodhë në Kosovë. Bazuar në Ligjin për Festat Zyrtare në Kosovë, kjo ditë është festë me plot kuptimin  fjalëve administrata shtetërore ...
Komentet te Sot 9 maji, Kosova feston, Evropa punon Janë të Mbyllura

Moti në Kosovë

Lajme
 Këtë javë mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me javën që po lëmë pas.   Të martën dhe të premten parashihen vranësira të dendura të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-7m/s. “Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por duhet shtuar kujdes që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos në pikun e ditës, pasi që indeksi UV parashihet të jetë në vlerat e larta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. ...
Komentet te Moti në Kosovë Janë të Mbyllura

Kosova dhe Shqipëria me platformë digjitale e përbashkët për turizmin

Lajme
Një grup ministrash nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut vizituan jugun e Shqipërisë këtë fundjavë me qëllim krijimin dhe forcimin e urave të komunikimit dhe zbulimit të mundësive dhe hapësirave të reja në turizëm.   Me ftesë të ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu si dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut Naser Nuredini, vizituan të shtunën Përmetin për të udhëtuar më pas drejt Gjirokastrës. Në këtë takim u ideua krijimi i ...
Komentet te Kosova dhe Shqipëria me platformë digjitale e përbashkët për turizmin Janë të Mbyllura

24 vjet nga vrasja e heronjve Ilir Konushevci e Hazir Mala

Lajme
Sot mbushen 24 vjet nga vrasja e njërit ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njërit ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në, Ilir Konushefci dhe mjekut Hazir Mala.   Me këtë rast, në nderim të jetës dhe veprës së tyre, do të mbahen homazhe te varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velania” në Prishtinë, në ora 11:00. Të pranishëm do të jenë zyrtarë të institucioneve, bashkëluftëtarë të heronjve e familjarë. Ilir Konushefci u lind më 20 qershor 1969 në Llugë të Podujevës. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes. Shkollën fillore e kreu në Lluzhan, të mesmen në Podujevë dhe u regjistrua në Shkollën e Lartë në ...
Komentet te 24 vjet nga vrasja e heronjve Ilir Konushevci e Hazir Mala Janë të Mbyllura

Punëtori bie nga 3.5 metra lartësi në Fushë Kosovë

Lajme
Një punëtor ka rënë nga lartësia 3.5 metra teksa po punonte në një konstruksion metali në Fushë Kosovë. Viktima është duke u trajtuar ne QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njoftimi i plotë i policisë: ASGJËSIM , DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNES /Fushë Kosovë 08.05.2022-17:30. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar në një konstruksion metali, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi prej  3.5 metra me ç’rast ka pësuar lëndime . Viktima është duke u trajtuar ne QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektori ...
Komentet te Punëtori bie nga 3.5 metra lartësi në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Prokuroria Speciale e Malit të Zi kryen hetime për Ambasadorin Martin Berishaj: S’ka bazë për ndjekje penale

Lajme Rajoni dhe Bota
Prokuroria Speciale e Malit të Zi në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë konfirmuar se pas raportimeve në mediat sllovene lidhur me dyshimet për përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, përmes kompanisë së tij MB CONSULTING me bazë në Mal të Zi, në një skandal financiar në Slloveni, kanë filluar hetime lidhur me rastin. Nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi kanë thënë për Express se kanë hapur hetime lidhur me rastin, dhe pas grumbullimit të provave në fazën preliminare të hetimit kanë konstatuar se s’ka ndonjë parregullësi sa i përket transaksioneve në vlerës prej 600 mijë eurove që i janë bërë firmës së Martin Berishajt ...
Komentet te Ekskluzive: Prokuroria Speciale e Malit të Zi kryen hetime për Ambasadorin Martin Berishaj: S’ka bazë për ndjekje penale Janë të Mbyllura