Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Hajde largoma kerrin e ka me ta q* nanën”, plas sherri në Pejë për shkak të parkingut, kërcënohet i riu

Lajme
Parkingu shumë shpesh është bërë mollë sherri për përleshje, kërcënime e sulme mes qytetarëve gjithandej vendit. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur edhe në rrugën “Papa Klimenti” të Pejës, ku një 22-vjeçar është kërcënuar nga një 55-vjeçar. Gazeta Sinjali ka mësuar se gjithçka ndodhi për shkak të parkimit të veturës nga i dyshuari para lokalit të viktimës. Sipas burimeve të Sinjalit, dy palët fillimisht patën një mosmarrëveshje, pasi viktima i kërkoi të dyshuarit ta largojë veturën, meqë sipas tij ai paguan në komunë për atë vend parkim. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se viktima ka deklaruar se i dyshuari ia ka dhënë çelësat një personit ...
Komentet te “Hajde largoma kerrin e ka me ta q* nanën”, plas sherri në Pejë për shkak të parkingut, kërcënohet i riu Janë të Mbyllura

24 vjet nga Beteja e Llapushnikut

Lajme
24 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut. Beteja u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së. Lufta e zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë. Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe ...
Komentet te 24 vjet nga Beteja e Llapushnikut Janë të Mbyllura

Parashikimi i motit në Kosovë

Lajme
Java vijuese mbi vendin tonë po paraqitet me kushte të motit relativisht të qëndrueshëm. Do të dominojnë më shumë intervale me diell, derisa orëve të pasdites nuk përjashtohen mundësi edhe për reshje lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore. Reshjet më të shpërndara mund të shfaqen sot të shoqëruara edhe me bubullima. Nga dita e enjte edhe në aspektin termik do të jetë më ngrohtë, me temperatura maksimale edhe mbi 25 C. Fundjava sërish sjell kushte për të reshura shiu, dhe një rënie të lehtë të temperaturave. Cilësia e ajrit kryesisht do të mbetet me indeks në vlera të pranueshme.  Orëve të pasdites vende-vende mund të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor, ...
Komentet te Parashikimi i motit në Kosovë Janë të Mbyllura

Presidenti i SHBA-së ka frikë se Putini nuk ka “strategji daljeje” nga konflikti në Ukrainë

Rajoni dhe Bota
Presidenti amerikan Joe Biden thotë se ka frikë se Vladimir Putin nuk ka “strategji rrugëdaljeje” nga lufta në Ukrainë. Duke folur në Uashington DC të hënën, Biden e përshkroi presidentin rus si “një njeri shumë kalkulues”, por pa një strategji daljeje dhe pranoi “Unë po përpiqem të kuptoj se çfarë të bëjmë ne për këtë”, përcjell Telegrafi. Ai tha se Putin gabimisht kishte besuar se pushtimi i Ukrainës do të shpërbënte NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Por ai tha se në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane në fakt ishin mbledhur në anën e Ukrainës dhe ishin bërë më të unifikuar. Komentet optimiste të presidentit Biden për ...
Komentet te Presidenti i SHBA-së ka frikë se Putini nuk ka “strategji daljeje” nga konflikti në Ukrainë Janë të Mbyllura

Gërvalla: Për këto arsye qëndruam krah ambasadorit Martin Berishaj

Lajme
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka folur edhe një herë për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe raportimet dhe dyshimet se është i përfshirë në shpëlarje parash. Gërvalla, në Sytë 7 në Klan Kosova, deklaroi se që nga fillimi nuk kanë pasur asnjë arsye që të dyshojnë në deklaratën e Berishajt. “Ne kemi pasur deklaratën e tij që në fillim dhe nuk kemi pasur asnjë arsye që të dyshojmë në deklaratën e ambasadorit Berishaj, duke e njohur jo vetëm personalitetin e tij – por duke njohur edhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm”. “Nuk jam unë ajo që më takon t’ju tregojë mediave se si duhet të sillen në raport ...
Komentet te Gërvalla: Për këto arsye qëndruam krah ambasadorit Martin Berishaj Janë të Mbyllura

Si të shpëtoni nga yndyra e flokëve

Lifestyle
Nëse prej kohësh po pyesni veten si të pastroni skalpin e kokës nga yndyra, zbokthi apo kimikatet zgjidhja është më e thjeshtë nga sa mendoni.   Heqja e papastërtive apo toksinave nga skalpi i kokës mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk merr kujdesin e duhur. Shumë njerëz preferojnë të heqin toksinat nga koka e tyre pas trajtimeve të gjata me bojëra apo shampo kimike. Kur është koha e duhur që të aplikoni këto maska pastruese? Në këtë rast nuk ka ndonjë periudhë të paracaktuar, mjafton të shihni me kujdes nevojat e flokut tuaj. Nëse keni shumë zbokth, yndyrë të shtuar, skalp të irrituar apo flokë shumë ...
Komentet te Si të shpëtoni nga yndyra e flokëve Janë të Mbyllura

Shkolla me 23 nxënës

Lajme
Në paralelen “Zahir Pajaziti” në Brainë vijojnë mësimin gjithsej 23 nxënës.   Në paralelen e ndarë të shkollës “Zahir Pajaziti” në fshatin Brainë të Podujevës, vijojnë mësimin gjithsej 23 nxënës. Numri maksimal në një klasë është 4 nxënës. Derisa në klasën e shtatë është vetëm 1 nxënës, raporton RTK. Ky lloj i mësimit lejohet me ligjin për arsimin parauniversitar, por një sistem i tillë nuk garanton cilësi në vlerësim. Leonard Rexhepi është i vetëm në klasë. Kjo qetësi në klasë është e përditshme për të. “Dita e sotme nuk ka qenë e mirë se jam veç vetëm dhe ishte monotone”,  thotë Leonardi për RTK-në. Edhe klasat e tjera në paralelen ...
Komentet te Shkolla me 23 nxënës Janë të Mbyllura

Sot në Hagë, seancë ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Lajme
Sot ( e martë) në Dhomat e Specializuara të Kosovës do të ketë paraqitje të mëtejshme të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.   “Paraqitjet do t’i kenë të ndara. Paraqitja e mëtejshme për Hashim Thaçin fillon në ora 10:00, e Kadri Veselit në ora 11:15, e Jakup Krasniqi në 14:00 dhe paraqitje e mëtejshme e Rexhep Selimit fillon në ora 15:15”, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ndryshe Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Në njoftim thuhet se aktakuza e re pritet të rëndohet me akuza të reja që i referohet krimeve që ...
Komentet te Sot në Hagë, seancë ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit Janë të Mbyllura

Arrestohet 33 vjeçari në Kaçanik, dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar i cili dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu i Smërkovnicës Sipas njoftimit për media Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:20, në rrugë, në fshatin Biçec të Kaçanikut, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.H ( M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu i Smërkovnicës. “Gjatë arrestimit të tij, në përpjekje për të ikur, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarët policor, duke ju shkaktuar lëndime trupore, të cilët më pas kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Tretman mjekësor ka ...
Komentet te Arrestohet 33 vjeçari në Kaçanik, dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu Janë të Mbyllura

Pamje nga ditëlindja e parë e djalit të dytë të Tunës

ShowBiz
Djali i dytë i Tunës feston sot ditëlindjen. PZeni u bë njëvjeç dhe s’kishte si të mungonte festa madhështore. Artistja ka ndarë me ndjekësit pamje nga ambienti i cili duket i dekoruar deri në detaje. Kujtojmë se artistja ka edhe një djalë tjetër, Tianin, bashkë me Patris Berishën./Kosovarja ...
Komentet te Pamje nga ditëlindja e parë e djalit të dytë të Tunës Janë të Mbyllura