Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Jasharaj paralajmëron për veprime më të rënda sindikale

Lajme
Mësimdhënësit në të gjithë vendin nesër do të hyjnë në grevë njëorëshe. Nën organizimin e SBASHK-ut çerdhet do të jenë në grevë nga ora 06:30-7:30, ndërsa shkollat fillore varësisht nga ndërrimet, ora e parë do të jetë grevë, kurse universitetet nga ora 10:00-11:00. Orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen dhe nëse Qeveria e Kosovës nuk reagon atëherë nga SBASHK-u thonë se i qëndrojnë skenarit për të hyrë në grevë të përgjithshme. Ndër kërkesa të tyre, mësimdhënësit por edhe punëtorët e sektorit publik, kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave. Rraham Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka deklaruar që greva e nesërme është ...
Komentet te Jasharaj paralajmëron për veprime më të rënda sindikale Janë të Mbyllura

Të rinjtë në Prishtinë paguajnë pica me 500 euro të falsifikuara, marrin 400 euro kusur origjinal

Lajme
Rastet kur po kryhen shërbime në biznese të ndryshme me para të falsifikuara janë rritur. Qindra e mijëra euro para që dyshohet të jenë të falsifikuara po vazhdojnë të vihen përditë në qarkullim, në  tregun e Kosovës. Një rast i tillë i ka ndodhur dje një punëtorit të  “Extreme Pizza” në Prishtinë, i cili ka pranuar nga një klient një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se rasti është raportuar në stacionin policor “Jugu”, ku punëtori ka deklaruar se 500-shen e kishte pranuar nga 3 persona, pasi kishte dërguar një porosi në rrugën “Kadri Halimi”, në Prishtinë. Siç duket kjo ...
Komentet te Të rinjtë në Prishtinë paguajnë pica me 500 euro të falsifikuara, marrin 400 euro kusur origjinal Janë të Mbyllura

Prishtinasi s’e duron kolonën, e kalon Veternikun përmes trotuarit

Auto Tech Video
Një person në Prishtinë sot siç duket nuk e duroi kolonën e krijuar në Veternik. Ai me veturën e tij, këtë pjesë e kaloi përmes trotuarit që çon në qendër të kryeqytetit, shkruan lajmi.net. Videoja e këtij rasti është publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”. /Lajmi.net/ ...
Komentet te Prishtinasi s’e duron kolonën, e kalon Veternikun përmes trotuarit Janë të Mbyllura

Ramush Haradinaj, investitor i ri i Brezovicës (Dokumente)

Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka blerë disa prona në Komunën e Shtërpcës, ku ndodhet edhe Qendra e Skijimit – Brezovica. Instituti për Hulumtime “Front” posedon disa dokumente zyrtare, të cilat dëshmojnë se ish-shefi i Qeverisë së Kosovës ka disa parcela në bashkëpronësi në Komunën e Shtërpcës, përkatësisht 2100 metra katror. Instituti “Front” ka kërkuar shpjegime rreth kësaj çështjeje, mirëpo nga kabineti i Haradinajt kanë thënë se të gjitha informatat për pasurinë e tij janë publike në deklarimet e pasurisë që ai i ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ata nuk kanë dhënë përgjigje konkrete në pyetjet e parashtruara. “Të gjitha përgjigjet për këto pyetje, i ...
Komentet te Ramush Haradinaj, investitor i ri i Brezovicës (Dokumente) Janë të Mbyllura

Vetura shkel fëmijën 4-vjeçar në Skënderaj, po drejtohej nga një fëmijë

Lajme
Një fëmijë katër vjeçar është goditur dje nga një veturë me targa të huaja në Lubovec të Skënderajt, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Policia njofton se drejtues i automjetit ishte një fëmijë, i cili ka goditur viktimën 4-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Pas lëndimeve të marra, viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës, por për shkak të lëndimeve të rënda e njëjta është dërguar në QKUK. Njoftimi i plotë i policisë: AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA /Fsh. Lubovec, Skenderaj 10.05.2022 – 16:25. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, ...
Komentet te Vetura shkel fëmijën 4-vjeçar në Skënderaj, po drejtohej nga një fëmijë Janë të Mbyllura

Vrasja e 30 vjeçarit dhe plagosja e një tjetri – gjithçka që dihet deri tani për rastin tragjik në Kaçanik

Lajme
Një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur të martën rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, i cili ka bërë të ditur se në rast janë përfshirë dy persona. 30 vjeçari, H.Berisha që u vra të martën në Kaçanik jetonte jashtë vendit, derisa të premten kishte ardhur për pushime në Kosovë. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij, 32 vjeçari K.B. Prokuroria Themelore në Ferizaj, konkretisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se motivet e vrasjes së ...
Komentet te Vrasja e 30 vjeçarit dhe plagosja e një tjetri – gjithçka që dihet deri tani për rastin tragjik në Kaçanik Janë të Mbyllura

Mot me diell dhe riga shiu

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. IHK njofton se riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, kryesisht në anën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s./Telegrafi/ ...
Komentet te Mot me diell dhe riga shiu Janë të Mbyllura

Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022

ShowBiz
Shqipëria nuk do të jetë pjesë e finales së “Eurovision 2022”. Këngëtarja Ronela Hajati nuk është përzgjedhur për të performuar këngën e saj “Sekret” në mbrëmjen e së shtunës, finalen e madhe (14 maj). Shtetet e tjera që janë kualifikuar mbrëmjen e sotme për në finalen e “Eurovision 2022” janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia, Holanda.   Në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit pritet të interpretojnë shtetet e tjera si: Finlanda, Izraeli, Serbia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Malta, San Marino, Australia, Qipro, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Estonia, Rumania, Polanda, Mali i Zi, Belgjika, Suedia dhe Republika Çeke. Nata e dytë gjysmëfinale duhet theksuar se mbahet më 12 maj, ...
Komentet te Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022 Janë të Mbyllura

Ekskluzive/ Ky është prindi i studentit i cili rrahu profesoreshën në Fakultetin e Mjekësisë

Lajme
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për një rrahje që ka ndodhur sot në Fakultetin e Mjekësisë, ku prindi i një studenti dyshohet se ka sulmuar fizikisht profesoreshën e këtij Fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci, e cila po ashtu është bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që dyshohet se rrahu profesoreshën Pupovci, është Arsim Gashi, babai i studentit të Fakultetit të Mjekësisë, Donat Gashi. Sinjali mëson se ngjarja e pazakontë në Fakultetin e Mjekësisë, për motiv kishte mosmarrëveshjen profesor – student, me ç’rast babai i Donatit, Arsimi, në shenjë pakënaqësie lidhur me ankesat e djalit të ...
Komentet te Ekskluzive/ Ky është prindi i studentit i cili rrahu profesoreshën në Fakultetin e Mjekësisë Janë të Mbyllura

Dalin videot me sheikët, modelja i jep fund jetës

Rajoni dhe Bota
“Dubai Porta Potty” është një trend, për të cilin thuhet se influenceret, blogeret dhe vajzat e tjera të reja bëjnë në këmbim të parave ose dhuratave. Sipas pretendimeve, këto gra i lënë sheikët të bëjnë me to çdo veprim që ata duan në këmbim të çantave, këpucëve dhe parave.Një video e fundit e “Dubai Porta-Potty” bëri bujë në internet, ku shihet një vajzë teksa sheikët kryejnë jashtëqitjen mbi të. Vajza e kësaj videoje është modelja Monica Karungi, e cila njihet si Mona Kizz, e cila pas bërjes virale të videos, i ka dhënë fund jetës, shkruan TMZ. Në portalet e huaja është publikuar një pamje, ku shihet se modelja është ...
Komentet te Dalin videot me sheikët, modelja i jep fund jetës Janë të Mbyllura