Chihuahua nga Florida, Toby Keith, u shpall qeni më i vjetër në botë. Ai është 21 vjeç e 66 ditë, njoftoi Libri i Rekordeve Guinness. “Unë dola vullnetar në një strehë kafshësh dhe një nga punonjësit më tha se një çift i moshuar donte të jepte një qenush sepse nuk mund të kujdeseshin më për të,” i tha pronari i tij Librit të Rekordeve Guinness. Ai mund të ishte më i moshuari, qeni në botë kur mbushi 20 vjeç. Guinness konfirmoi se në kohën e kontrollit, chihuahua ishte 21 vjeç e 66 ditë dhe ishte me të vërtetë qeni më i vjetër i gjallë. /albeu.com/ ...
Komentet te Nuk do ta besoni: ky është qeni më i vjetër në botë, ja sa vjeç është! Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, sipas të dhënave të veta, duke nisur nga e shtuna (14.05) nuk do të furnizojë më me energji elektrike rrjetin Fingrid në Finlandë. Arsyeja ka të bëjë me mos shlyerjen e pagesave përmes bursës së energjisë Nord Pol që nga 6 maji. Që nga kjo datë nuk kanë hyrë më pagesa në firmën ruse, njoftoi Fingrid duke iu referuar një deklarate të Inter RAO. Fingrid nuk është përgjegjës për pagesat, thuhet më tej. Nord Pool nuk ka pranuar të prononcohet. Fingrid ndërkaq u shpreh pa shqetësim duke theksuar, se nuk rrezikohet siguria e furnizimit. Energjia nga Rusia përbën vetëm rreth dhjetë përqind të konsumit ...
Komentet te Goditja e radhës nga Rusia Finlandës. Ja ndërpret furnizimet me energji Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për arrestimin e 31-vjeçarit, Naser Demiri, i cili dyshohet për veprën “Aksident trafiku me fatalitet”. Përmes kësaj kërkese për bashkëpunim, Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 (pa pagesë) – 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan. /GazetaSinjali/ ...
0
Një tërmet është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në vend. Sipas IGJEUM tërmeti është ndjerë në Vlorë, në orës 05: 34 me epiqendrën në Selenicë. Magnituda ka qenë 3.3 shkalla Rihter, ndërsa thellësia fokale 23 km./albeu.com ...
Komentet te Tërmet në Shqipëri! Ja ku ishte epiqendra Janë të Mbyllura
Gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit Sokol Kroni, 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi. Albeu.com ka siguruar pamjet ku shihet se autori, i cili mban ë kokë një kapuç afrohet pranë mjetit dhe i vendos zjarrin. Pasi makina përfshihet nga flakët ai largohet menjëherë duke vrapuar./albeu.com ...
Komentet te Momenti kur i vihet flaka makinës së policit Shqiptarë (VIDEO) Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës dhe Korporata Amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit kanë finalizuar në Uashington një marrëveshje “kompakt” me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, që Prishtina thotë se do të ndihmojë me pavarësinë e sistemit energjitik të vendit. Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli që kryesoi ekipin e negociatave të Kosovës tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se 202 milionë dollarë janë grant nga MCC-ja ndërsa pjesa tjetër bashkëfinancim nga qeveria e Kosovës. Ajo tha se programi ka dy projekte. “I pari ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve për akumulim të energjisë. Parashohim që të ndërtohen kapacitet për 340 megavat në orë akumulim të kësaj sasie të energjisë e cila ...
Komentet te Lajm i mirë: Kosova arrin marrëveshjedo mbi 200 milionë euro për energjinë Janë të Mbyllura
Arrestohet personi në Suharekë, i hyri në oborr fqinjit me revole sepse ia shfrytëzoi internetin. Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një person në Bllacë të Suharekës, pasi që i njëjti ka kanosur fqinjin e tij me armë zjarri, pasi që është lidhur me internetin e tij. Policia ka njoftuar se te i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe 10 copë fishekë. Njoftimi i Policisë: Arrestohet një person për “Kanosje, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve “ në Suharekë. Më datën 13.05.2022 në orën 15:40, Ankuesi kishte shkuaR në stacion policor në Suharekë, ku raporton rastin se në fshatin Bllacë ...
Komentet te Vakia Shqiptare: I shkojë me revole kojshisë se ja shfrytëzoj internetin Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët parashihet të mbajë për dy ditët vijuese. Riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, por edhe në viset e ulëta, kryesisht në anën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s./Telegrafi/ ...
Komentet te Mot me diell, temperaturat deri 24 gradë Janë të Mbyllura
Ushtarët e FSK-së konsiderohen si persona me vlera të larta personale e profesionale, që respektojnë shtetin, familjen dhe kolegun, por duket se një nga ata ka qasje me ndryshe ndaj familjes dhe Policisë. Bëhet fjalë për ushtarin A.L, nga Drenasi, i cili përveç se dyshohet se shkaktoi dhunë në familje, ai kreu edhe një veprim tjetër të ndëshkueshëm nga ligji, pikërisht kur u dërgua në mbajtje për veprimin e parë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur dje, orët e pasdites, pasi pjesëtari i FSK-së përfundoi në prangat e Policisë, si i dyshuar për dhunë në familje. I njëjti, pas arrestimit, u ndalua me urdhër të prokurorit ...
Komentet te Ekskluzive/ Pjesëtari i FSK-së i ndaluar për dhunë, kërcënon policët: E shihni kush jam unë, me juve merrem personalisht Janë të Mbyllura
Sot mbushen 23 vjet nga Masakra e Qyshkut, në të cilën forcat pushtuese kriminale serbe kanë vrarë dhe masakruar barbarisht 44 meshkuj. Masakra e 14 majit 1999 ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Dhjetëra pjesëtarë të grupit paramilitar serb “Çakallët” janë arrestuar dhe dënuar në Beograd. Në Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë: policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër – gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete – kanë vrarë të paktën 44 civilë, në tri shtëpi të fshatit të cilat i ...
Komentet te 23 vjet nga masakra në Qyshk Janë të Mbyllura