Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm pasi ju mban energjik. Por a ju ka ndodhur që të ndiheni të uritur shumë shpejt pasi keni ngrënë këtë vakt? Ekspertët pohojnë se ndoshta nuk merrni mjaftueshëm lëndë ushqyese, veçanërisht proteina. Nutricionistja Amy Shapiro thotë se proteinat janë thelbësore për sigurimin e energjisë dhe madje edhe menaxhimin e ndryshimeve të humorit. Përveç kësaj, ato rregullojnë tretjen dhe ekuilibrin hormonal. Kur e filloni ditën me një mëngjes të pasur me proteina, niveli i sheqerit në gjak do të jetë normal. Nga ana tjetër, nëse hani diçka nga furra buke, drithëra dhe të ngjashme, ai nivel rritet ndjeshëm, por bie ndjeshëm, dhe për ...
Komentet te Ndiheni të uritur menjëherë pasi keni ngrënë mëngjes? Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mbrëmë (e shtunë) është mbajtur nata finale e festivalit evropian, ‘Eurovision 2022’. Pas tri vitesh finale rresht, Shqipëria dështoi që sivjet të kualifikohej në finalen e madhe, pas një përfaqësimi të dobët të bërë nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”. Mesa duket të njëjtën përshtypje për një përfaqësim jo dinjitoz kanë edhe kolegët e saj. Ka qenë së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ajo e cila së fundmi ka thumbuar Ronelën, duke ua kujtuar ndjekësve të saj përfaqësimin që Rona Nishliu i kishte bërë Shqipërisë në vitin 2012 me këngën “Suus”. Hadërgjonaj ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video nga performanca e Ronës, e cila ...
Komentet te Albërie Hadërgjonaj ia kujton Ronela Hajatit përfaqësimin e Ronës në Eurovision: Me të nuk qeshi Evropa, por na zbardhi faqen Janë të Mbyllura
Komuna e Rahovecit ka njoftuar se me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe luftëtarit të paepur të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, do të bëhet një vizitë në Shtëpinë – Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe. Komuna ka ftuar veprimtarët e çështjes kombëtare, përfaqësuesit e pushtetit lokal e qendror në këtë vizitë e cila do të zhvillohet të hënën më 16 maj, duke filluar nga ora 11:00. Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe ...
Komentet te Nesër organizohet vizitë në shtëpinë-Muze të Ukshin Hotit Janë të Mbyllura
Numër i madh i të punësuarve në sektorin privat nuk kanë kontrata të punës, madje edhe pagën e marrin kesh e jo përmes bankës. Njohësit e çështjeve ekonomike dhe sociale thonë se një ndër arsyet e mungesës e kontratave të punës për punëtorët e sektorit privat është se punëdhënësit nuk ua paguajnë taksat. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini për Ekonomia Online tha se diku rreth 22% e punëtorëve në vend kanë deklaruar se paguhen jashtë sistemin bankar. “Rreth 74% të punëtorëve janë të lajmëruar, rreth 4% nuk janë deklaruar se a kanë kontratë pune a nuk kanë kontratë pune, kurse rreth 22% kanë deklaruar që nuk kanë ...
Komentet te Pa kontrata e pa kontribut në Trust, sa për qind e punëtorëve paguhen kesh në Kosovë Janë të Mbyllura
Rusia ka të ngjarë të ketë humbur ‘një të tretën’ e trupave që nga fillimi i luftës, tha ministria e mbrojtjes britanike në një deklaratë, sipas skynews. Në përditësimin e saj të fundit, Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se përparimi i forcave ruse në Donbas ka ngecur. Inteligjenca britanike shtoi se gjatë muajit të fundit, Rusia “ka dështuar” të arrijë ndonjë “fitim të konsiderueshëm territorial”. “Forcat ruse janë gjithnjë e më shumë të kufizuara nga aftësitë e degraduara, morali i vazhdueshëm i ulët dhe efektiviteti i reduktuar luftarak”, thuhet në deklaratë. “Rusia nuk ka gjasa të përshpejtojë ofensivën gjatë 30 ditëve të ardhshme.” Ditën e djeshme, Ukraina dhe një institut ...
Komentet te Inteligjenca britanike zbulon se sa ushtarë humbi Rusia në luftë Janë të Mbyllura
Mbrëmë është mbajtur finalja e Eurovisionit, ku triumfuese doli Ukraina. Në këtë kompeticion Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, e cila nuk arriti të shkojë në finale. Sot janë publikuar pikërisht në detaje votat e publikut, ku mund të shihet se si ka votuar edhe publiku nga Shqipëria. Publiku shqiptar i ka dhënë 1 pikë Moldavisë, 2 pikë Norvegjisë, 3 pikë Serbisë, 4 pikë Britanisë së Madhe, 5 pikë Estonisë, 6 pikë Holandës, 7 pikë Spanjës, 8 pikë Italisë, 10 pikë Ukrainës dhe 12 pikë Greqisë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publiku shqiptar kishte vota edhe për Serbinë, kështu votoi në finale të Eurovisionit Janë të Mbyllura
Prej kohësh, ish-Miss Universe Blerta Veseli gjendet në Amerikë. Atje po e mbajnë punët dhe jo vetëm punët! Bukuroshja ‘bombë’, përtej fotove të nxehta, duket se e ka gjetur dashurinë. Prive ka arritur të kuptojë nga detaje pranë saj se Blerta është në një lidhje romantike. Ajo po shijon romancën me biznesmenin maroken, 29-vjeçarin, Mokhtar Jabli. Jabli është i zhytur thellë në industrinë e patundshmërive, dhe krijues i “The Nightfall Group”, kompanisë të shërbimeve luksoze të udhëtimit me bazë në Beverly Hills të Kalifornisë. Trajektorja e shpejtë e pasurimit të tij në një rrugëtim tejet inspirues ka marrë vëmendjen edhe të gjigantit Forbes. Ai përgjatë kohës së pandemisë edhe zyrtarisht ...
Komentet te Ky është i dashuri super miliarder i Miss Blerta Veselit Janë të Mbyllura
Një nga artistet e zëshme që nuk i mungoi kurrë vëmendja. Bëhet fjalë për këngëtaren Altuna Sejdiu, e njohur për publikun si Tuna. Artistja ka vite që ka qëndruar larg botës së muzikës duke mos publikuar projekte të reja. E, së fundi përmes disa imazheve unike ka paralajmëruar rikthimin e madhë në skenë. Kujtojmë se Tuna mungoi duke qenë se ajo u bë nënë edhe e një djali dhe vazhdoi më shumë fokusin në jetën e saj private. /Kosovarja-ks.com ...
Komentet te Tuna, “zogu ma i mirë prej krejtve”: Po kthehna… Janë të Mbyllura
Një rast jo fort i zakontë i dhunës në familje është denoncuar mbrëmë, në Policinë rajonale të Prizrenit, ku një grua e ka raportuar bashkëshortin për dhunën që ia ka shkaktuar vajzës së tyre. Rasti ka ndodhur në rrugën “Hamit Bojniku”, të Prizrenit, orës 19:45, shkruan Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se viktimë e dhunës në familje këtë herë ishte një vajzë 10-vjeçare, e cila u sulmua pamëshirshëm nga babai i saj. Motivi i dhunës ndaj të bijës dyshohet se ishin paratë. Bëhet fjalë për 10 euro, të cilat i kishte shpenzuar viktima, e siç duket kjo arsye i mjaftoi prizrenasit që ta sulmojë ...
Komentet te Ndodh edhe kjo: Prizrenasi rrah vajzën vetëm pse i shpenzoi 10 euro, gruaja e raporton në Polici Janë të Mbyllura
Edhe pse pothuajse të gjithëve na kanë thënë prindërit të mos përdorim gjuhë profane, është botërisht e ditur që shumica prej nesh e bëjmë këtë, e për ironi – këtë e bëjnë edhe prindërit tanë. Megjithatë, një koleksion hulumtimesh tregon se përdorimi i fjalëve ‘të pista’ mund të ofrojë disa përfitime befasuese. Shikuar nga aspekti social, sharjet kanë treguar se e rrisin efikasitetin dhe bindshmërinë e folësit. Fjalimet blasfemuese gjithashtu mund t’i bëjnë njerëzit të duken më të vërtetë dhe më të besueshëm. Edhe më intriguese, gjuha e pistë mund të sjellë madje përfitime fizike. Gjatë studimeve të shumta, Richard Stephens, një lektor i lartë i psikologjisë në Universitetin e ...
Komentet te Studim: Pse të sharat na bëjnë të ndihemi ‘më të fuqishëm’? Janë të Mbyllura