Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Derisa Prokuroria po e interviston mikun e tij, Martin Berishaj për dallavere me energji, Kurti njofton: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji

Lajme
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës nga orët e mëngjesit, nëndyshimet për për një aferëfinanciare me një kompani energjetike serbe. Por, miku i tij, Kryeministri Albin Kurti, po sot se Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji, shkruan Demokracia.com. Albin Kurti, pas përmbylljes të procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, tha se kapacitetet e energjisë elektrike përkojnë me zhvillimin ekonomik të një shteti dhe se çdo megavat i ri i instaluar paraqet një potencial më të madh të prodhimit e të rritjes ekonomike. Në ankandin elektronik për projektin e parë solar prej 100 megavatëve, ai ...
Komentet te Derisa Prokuroria po e interviston mikun e tij, Martin Berishaj për dallavere me energji, Kurti njofton: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji Janë të Mbyllura

frikësohen Komisioneve Hetimore | Dejona Mihali që mori shtetësinë e Kosovës me procedurë të shpejtë akuzon opozitën për korrupsion

Lajme
Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila e mori me procedurë të shpejtë edhe shtetësinë e Kosovës sapo erdhën në pushtet, ka shkruar një status për opozitën, të cilën e ka akuzuar për korrupsion. Mihali, që njihet si nëntoka e Vetëvendosjes, e ka akuzuar opozitën edhe për shpifje. Ajo ka shkruar se “dikush” u ka thënë “t’i japin zor në Kuvend, të bëjnë sikur po denoncojnë korrupsionin”. ...
Komentet te frikësohen Komisioneve Hetimore | Dejona Mihali që mori shtetësinë e Kosovës me procedurë të shpejtë akuzon opozitën për korrupsion Janë të Mbyllura

Bislimi i mban të fshehura propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin në Bruksel

Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj jave në Bruksel. I pyetur se cilat kanë qenë propozimet që i kanë dhënë gjatë takimit me kryenegociatorin serb Petar Petkoviç, Bislimi ka refuzuar që të përgjigjet. Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak , të martën ka thënë se në takimet e sotme me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel u sqaruan detaje të rëndësishme rreth çështjes së dinarit. Lajçak shtoi se janë pajtuar të mblidhen sërish javën e ardhshme “me ambicien për të gjetur një zgjidhje”./Demokracia ...
Komentet te Bislimi i mban të fshehura propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin në Bruksel Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | Pasi shkaktuan emergjencë, prokurimi i Ministrisë së Mbrojtjes lidh kontratë 2.2 milionë euro me negocim për ushqimin e ushtarëve

Lajme
Zyrtarët e prokurimit të Ministrisë së Mbrojtjes assesi nuk po mund t’i bien në fije planifikimit të tenderit që ka të bëjë me ushqimin e ushtarëve të FSK-së. Kontratat për t’i ushqyer ushtarakët po lidhen me negocim, pa publikim të njoftimit për kontratë, shkruan Demokracia.com. U bënë bashkë katër kompani për të bërë furnizimin dhe kryer shërbimet për bukën, por operatori “Beni Dona”, i cili përgatit bukën për FSK, tash e disa vite nuk po lëshon pe që këtë ta bëjë dikush tjetër. Ashtu siç ka paralajmëruar Demokracia.com në fillim të javës se prokurimi i Ministrisë së Mbrojtjes do të detyrohet të lidh kontratë emergjente njëburimore, për shkak të skadimit ...
Komentet te DOKUMENTE | Pasi shkaktuan emergjencë, prokurimi i Ministrisë së Mbrojtjes lidh kontratë 2.2 milionë euro me negocim për ushqimin e ushtarëve Janë të Mbyllura

Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Lajme
Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar gjerësisht në medie, shkruan Nacionale. Berishaj, të cilin pushteti e kishte mbrojtur fuqishëm, po përfaqësohet nga avokati Tomë Gashi. Vitin e kaluar, mediat sllovene shkruajtën për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj. Një televizion slloven, Planet TV, kishte raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit ...
Komentet te Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale Janë të Mbyllura

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër. Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti. Të njëjtat burime i thanë REL-it se ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur që të jetë shefi i ri i Zyrës së bllokut evropian në Kosovë. Ky post po ashtu ka rangun e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së. Kur të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta ...
Komentet te Lajçak me post të ri nga shtatori Janë të Mbyllura

40 VJET NGA BURGOSJA E ANETAREVE TE ORGANIZATES “DORE PER DORE”

Lajme Maqedoni Opinione Rajoni dhe Bota
1 / 20 40 VJET NGA BURGOSJA E ANETAREVE TE ORGANIZATES “DORE PER DORE” Shkruan: HALIT NAXHAKU Duke pasur parasysh se shqiptareve u ishin bere shume padrejtesi gjate historise, e mbi te gjitha te ndare ne gjashte shtete e sa copa tjera me shume: (Shqiperi, Kosove, Maqedonin shqiptare, Kosoven Lindore: (Presheve, Bujanovce, Medvegje), Malesine e Madhe ne Mal te Zi, Sanxhake, Cameri ) etj. Nga ketu shqiptaret kudo qe ndodheshin, duhet ndermarre e bere dicka! Vecanerishte shqiptaret qe jetonin nen suaza te roberise nen sundimin e R S F te Jugosllavise AVNOISTE, e me vone te Veteqeverisjes (Samoupravjlanjes te ideologut te saj Edvard Kardel-Tito). Vecmas atyre shqiptareve qe e deshten ...
Komentet te 40 VJET NGA BURGOSJA E ANETAREVE TE ORGANIZATES “DORE PER DORE” Janë të Mbyllura

“Në hijen” e tenderëve njëburimorë dhe mungesës së transparencës

Lajme
Teksa opozita kërkoi që Prokuroria të merret me hetimin e tenderëve njëburimorë, deputetët e pushtetit kanë thënë se themelimi i komisionit është i panevojshëm duke mohuar akuzat se në këtë qeveri janë lidhur më shumë kontrata njëburimore se në qeveritë paraprake. Megjithëse, Qeveria e Kosovës është e përfaqësuar nga 15 ministri, vetëm njëri prej tyre ka reaguar në kritikat e partive opozitare Në skenën politike të Kosovës, debati për fenomenin e tenderëve njëburimorë po merr një rol kyç. Opozita po ngulmon për themelimin e një komisioni hetimor për të zbardhur saktësinë dhe legjitimitetin e këtyre tenderëve, duke akuzuar qeverinë aktuale për mungesë transparence dhe përgjegjësi në këtë çështje. Teksa opozita ...
Komentet te “Në hijen” e tenderëve njëburimorë dhe mungesës së transparencës Janë të Mbyllura

Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë

Lajme
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të PDK-së. Ai ka përgëzuar kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin, që e ka propozuar Bedri Hamzën për kryeministër. Lladrovci ka përgëzuar edhe Hamzën që “në këtë devalvim të plotë aktual ekonomik, e merr përsipër perspektivën dhe zhvillimin e këtij vendi”. “E mora fjalën, të japë dy tri vlerësime shumë pozitive, të jap përkrahjen e plotë për Kryeministrin tonë, dhe t’ju ftoj të mos i përsëritni gabimet e zgjedhjeve të kaluara lokale. Ju përgëzoj miku im, Memli, për vendimin e propozimit për Kryeministër të Bedri Hamzës. Shembulli Juaj, dëshmon përkushtimin ...
Komentet te Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë Janë të Mbyllura

“Veç mos shaj najsen”: Mesazhi i Kusari-Lilës për deputetin e VV-së që tregon si kurdiset debati në Kuvend

Lajme
Komunikimet ndërmjet deputetëve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes vazhdojnë të nxisin shumë reagime. Në seancën e sotme është zbuluar një bisedë që është bërë ndërmjet shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të VV-së, Halil Thaçi. Në fotografitë që ka siguruar Nacionale, Kusari-Lila i kërkon deputetit Thaçi të marrë fjalën për të diskutuar rreth kontratave njëburimore. Megjithatë, arsyeja është e çuditshme. Për të blerë kohë. Madje në një pjesë të mesazhit, ajo i lutet deputetit që të mos shajë, por vetëm të bëjë disa pyetje. “Merre fjalën edhe ti, se po na duhet me ble kohë. Vetëm mos shaj najsen, veq pyetje boni. Dmth, qetë dhe pa ...
Komentet te “Veç mos shaj najsen”: Mesazhi i Kusari-Lilës për deputetin e VV-së që tregon si kurdiset debati në Kuvend Janë të Mbyllura