Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

KOSTT për tarifat: Po rrezikohet siguria e operimit të sistemit

Lajme
Përmes një komunikate për medie KOSTT ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.   Në këtë komunikatë thuhet se një gjë e tillë e rrezikon sigurinë e operimit të sistemit, marrëveshjet e tjera me institucionet ndërkombëtare si dhe arritjet në pavarësimin e operimit të Sistemit Elektro-energjetik të Kosovës. “Rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e krizës globale të energjisë dhe ka prekur të gjitha vendet Evropiane, andaj është i domosdoshëm reflektimi i kësaj kosto-je në të hyra shtesë”, thuhet në komunikatë. Tutje vazhdon komunikata që sipas KOSTT –it si rrjedhojë e çmimeve enorme të importit të rrymës dhe të hyrave jo adekuate ...
Komentet te KOSTT për tarifat: Po rrezikohet siguria e operimit të sistemit Janë të Mbyllura

Humbja e mësimit, cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim

Lajme
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se MASHTI e ka vëmendjen dhe fokusin e plotë në avancimin e politikave në arsim, si dhe vëmendje të shtuar te puna e mësimdhënësve.   Ndër të tjera, sipas njoftimit, Qeveria e Kosovës tashmë ka ndarë buxhetin për normat e mbi 2 mijë mësimdhënësve që konsiderohen tepricë, për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve, janë punësuar 100 aistentë për fëmijët me nevoja të veçanta dhe është ndarë buxheti edhe për 300 të tjerë për vitin e ardhshëm, ndërsa është adresuar edhe një shqetësim i vjetër, duke u ndarë kështu buxheti prej 1 milion ...
Komentet te Humbja e mësimit, cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim Janë të Mbyllura

‘Arrogant, injorant’, Dumoshi përplaset me Muratin: Çka po mendon, kush je vëlla ti

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, i ka reaguar ministrin e Financave, Hekurani Murati, pasi ai e ka qortuar atë që të mos ndërhyjë në fjalimet e tij, shkruan Gazeta Metro. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati u acarua pas ndërhyrjeve të deputetes Dumoshi gjatë fjalimit të tij. Ministri i kërkoi Dumoshit të ketë respekt për të tjerët brenda Kuvendit. “E nderuar deputete kontributi i vetëm i juaj prej se ju mbaj mend është me ndërhy në fjalët e dikujt tjetër. Prej që ka fillu ky mandat, jam më se i sigurt që tash e gati një vit e gjysmë i vetmi kontribut ...
Komentet te ‘Arrogant, injorant’, Dumoshi përplaset me Muratin: Çka po mendon, kush je vëlla ti Janë të Mbyllura

Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër në Kosovë

Lajme
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet. 20.05.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1. NS 35/10[kV] Badovc do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Graçanica 2 (kodi: 10014003 ) nga ora 11:00 deri 13:00 Vendet: Graçanica Varrezat, Badovci i ri, Kosmos Deni, Hekurudha, Romi kulla, Pompa Iber Lepenc, Kishnica dhe Romi shtyllë. Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, mirëmbajtje preventive, ndërrimi i transformatorit energjetik në NS 10/0.4 kV Hekurudha- demontimi i shtyllës së betonit. 2. NS 35/10[kV] Fushë- Kosovë do të ndërprehet: Dalja – LP 10[kV] Vragoli (kodi: 15018007) nga ora 10:30 deri 14:30 Vendet: Vragoli, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Lagja 29 dhe Pompen FAM GAS. ...
Komentet te Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër në Kosovë Janë të Mbyllura

Një person godet me ‘stupc’ veturën e Policisë

Lajme
Një veturë e Policisë së Kosovës është sulmuar sot nga një person në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën ‘Ahmet Kaqiku’, ku vetura e cila ndodhej e parkuar në parkingun e një hoteli, u godit me shkop druri nga një person. Sinjali mëson se i dyshuari e ka goditur veturën në pjesën e pasme të veturës, duke i shkaktuar kështu dëme materiale. Lidhur me këtë rast janë njoftuar njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, të cilët kanë marrë veprimet e menjëhershme operative. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Një person godet me ‘stupc’ veturën e Policisë Janë të Mbyllura

Publikohet receta që u gjet e shkruar në pllaka balte në manastir, parandalon diabetin

Kuzhina Shëndetësi
Është shkruar më shumë se 2000 vjet më parë dhe pija e përgatitur shëron kolesterolin, diabetin, pastron gjakun dhe forcon sistemin imunitar. Ajo gjithashtu rinovon ndjeshëm trupin. Një përzierje e limonit, xhenxhefilit dhe hudhrës ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit, redukton diabetin, pastron gjakun dhe forcon sistemin imunitar. Përgatitja e kësaj përzierjeje është shumë e thjeshtë. Përdorej nga murgjit e vjetër në manastire, por edhe nga murgjit tibetianë. Përgatitja: 300 g hudhër 1 kg limon 200 gram rrënjë xhenxhefili Duhet të grini imët 300 gr hudhër, 200 gr xhenxhefil dhe ta përzieni me 1 kg limon, të cilin më parë e keni grirë në një mulli mishi. Masën që ...
Komentet te Publikohet receta që u gjet e shkruar në pllaka balte në manastir, parandalon diabetin Janë të Mbyllura

Djali i politikanit serb u shëtit në Beograd me veturë zyrtare të Kosovës

Lajme
Aleksandar Milojeviq, djali i politikanit kontrovers serb nga Kosova, Zoran Milojeviq – Zhela, ka vozitur deri në Beograd një veturë zyrtare “Skoda” në pronësi të Komunës së Zubin Potokut, në fillim të vitit 2020. Nuk dihet se nga e ka marrë Milojeviq veturën zyrtare të shtetit të Kosovës, raporton sot Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit (KRIK) në Serbi. Babai i tij, politikani serb nga Kosova Zoran Milojeviq, i tha KRIK-ut se ai e kishte përdorur veturën e njëjtë gjatë kohës sa punonte në Zyrën e Telekomunikacionit në Mitrovicën e Veriut dhe se Aleksandri, djali i tij, nuk e ka vozitur kurrë atë veturë. Në fillim të janarit 2020, ...
Komentet te Djali i politikanit serb u shëtit në Beograd me veturë zyrtare të Kosovës Janë të Mbyllura

Bëri deklarata të shumta ndaj tij pas daljes nga Big Brother VIP, Semi Jaupaj pajtohet me Donald Veshajn

ShowBiz
Këngëtarja e njohur shqiptare, Semi Jaupaj, ka qenë një mike e ngushtë me aktorin Donald Veshaj, me të cilin qëndroi shumë afër gjatë eksperiencës së saj në Big Brother VIP. Megjithatë, duket se raportet e tyre u ftohën pasi ky i fundit nisi një lidhje të re dashurie me Beatrix Ramosajn, pas takimit të famshëm që pati me Bora Zemanin – kjo mike e ngushtë e Jaupajt. Semi ndërkaq që nga fillimi tha se beson në dashurinë e Borës dhe Donaldit dhe se ata akoma e duan njëri-tjetrin, pavarëisht që kishin disa muaj të ndarë. Donald Veshaj (Foto: Instagram) Pas një sërë deklaratash që bëri, Semi duket se është pajtuar ...
Komentet te Bëri deklarata të shumta ndaj tij pas daljes nga Big Brother VIP, Semi Jaupaj pajtohet me Donald Veshajn Janë të Mbyllura

Policia publikon fotot: Këta dy persona po kërkohen për vrasjen në Kaçanik

Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për ‘’Vrasje të rëndë’’. ‘’Vrasja e rëndë’’ e 30-vjeçarit Hasan Berisha dhe plagosja e vëllait të tij, K.Berisha 32-vjeç, ka ndodhur me datën 10.05.2022 në Kaçanik , përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’. Personat e dyshuar janë : Hyqmet (Shaqir) QORRI dhe Lirim (Naser) TUSHA“, njofton policia, transmeton Gazeta Express. Deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati. ...
Komentet te Policia publikon fotot: Këta dy persona po kërkohen për vrasjen në Kaçanik Janë të Mbyllura

Aksidenti me autobusin nga Kosova në Austri, zbardhet dëshmia e shoferit

Lajme
Televizioni austriak “ORF” ka dalë me detaje të reja për aksidentin e sotëm të autobusit nga Kosova, ku mbetën të plagosur 19 persona, prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë. Sipas deklaratës së shoferit të autobusit, dhënë për policinë austriake, ai sapo kishte parakaluar një kamion dhe më pas ishte habitur kur i kishte dalë përballë një kantier ndërtimi. Nuk kishte pasur mundësi që të ndryshonte drejtimin e autobusit duke u përplasur. Rruga u bllokua për shumë orë./Express ...
Komentet te Aksidenti me autobusin nga Kosova në Austri, zbardhet dëshmia e shoferit Janë të Mbyllura