Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë në Qendrën Evropiane të Këshillit të Atlantikut gjatë ditës së mërkurë. Në këtë bisedë, ai ka ndarë disa fjali që tingëllojnë mjaft problematike dhe që mund të shenjojnë ndërrimin e strategjisë së tij në dialogun me Serbinë. Kurti sot pritet të përfundojë vizitën e gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, edhe më e gjatë se kjo vizitë ishte denoncimi që i bënte presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, në lidhje me të kaluarën e tij si ministër i Informacionit/Propagandës gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ai këto akuza i kishte bërë madje edhe pas takimeve që mbaheshi në Bruksel me ...
Komentet te Kurti në Këshillin e Atlantikut: Millosheviqi s’e pyeste kurrë Vuçiqin edhe pse e kishte ministër Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Genci dhe Eni kanë publikuar projektin e ti të përbashkët Në fund të klipit ‘Ama’, çifti kanë zbuluar gjininë e bebes që presin duke ndarë video nga momenti privat. Ata do bëhen prindër të një vajze! Shumë urime / \Kosovarja ...
Komentet te Genci dhe Eni zbulojnë gjininë e bebes në klipin e ri Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, parashihet të mbajë gjatë javës së ardhshme. Sipas njoftimit, do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh. “Mirëpo sa i përket temperaturave , ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius. Indeksi UV në fillim do të shenoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim. ...
Komentet te Moti gjatë javës së ardhshme në Kosovë Janë të Mbyllura
Është gjetur trupi i pajetë i personit që ishte raportuar se kishte rënë në lumë në Deiq të Klinës. Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Trupi është gjetur 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë duke rënë”, ka thënë ai. Gjatë ditës, policia ka njoftuar se kërkimi kishte nisur pasi një grup peshkatarësh në mëngjesin e së dielës, kishin parë një trup që po e zvarriste uji në lumë. Të njëjtit sipas Gashit, kishin tentuar ta nxirrnin nga uji, mirëpo përpjekja e tyre ishte e pasuksesshme sepse ai ishte zhytur edhe më thellë. Ndërkaq, pas intervenimit të FSK-së ...
Komentet te Gjendet trupi i personit që dyshohet se kishte rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës Janë të Mbyllura
Situata e përgjithshme në Evropën e ndikuar nga lufta në Ukrainë ka bërë që të ketë probleme edhe në zinxhirin e furnizimit dhe prodhimit të produktet ushqimore. Madje shumë shtete kanë ngritur alarmin për mungesë të produkteve bazike e ngritje të çmimeve, raporton Ekonomia Online. Për shkak të kësaj deputetët të opozitës po thonë se Kosova ka hyrë në krizë të thellë ekonomike dhe kjo po bëhet e papërballueshme për qytetarët e vendit. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nuk ka anjë përparim në sektorin ekonomik, energjetik dhe as atë politik. Tutje, ai foli edhe për relacionet Kosovë-Shqipëri, ...
Komentet te Opozita: Kosova ka hyrë në krizë të thellë ekonomike, ftohen marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri Janë të Mbyllura
Dy këngëtaret e njohura, Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi dikur ishin dy shoqe të ngushta, por sot nuk flasin më me njëra-tjetrën. Së fundmi, ato kanë qenë bashkë në të njëjtin event dhe situata mes tyre ka qenë e tensionuar. Sipas “Panorama plus”, në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me kunja. E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes. Nora ka zgjedhur të qëndrojë në tavolinë me të afërmit e saj, kurse Leonora ka zgjedhur të jetë pranë disa nga kolegëve të saj të showbizit kosovar. Kujtojmë që shkak për zënkën mes vajzave është ...
Komentet te Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi kunja njëra-tjetrës, çfarë ndodhi mes dy ish-shoqeve të ngushta? Janë të Mbyllura
Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur me të madhe shtëpitë e tyre për para të majme, derisa Qeveria e Serbisë po i blen ato duke realizuar kështu planin e saj strategjik të kamotshëm, spastrimin etnik dhe ndryshimin e strukturës demografike në këtë pjesë të rëndësishme të qytetit të Mitrovicës dhe të vendit në përgjithësi. Banorët thonë se dikur kjo lagje ishte e banuar me më shumë se 80 për qind shqiptarë, ndërsa tani kanë mbetur vetëm 10 për qind. Ata kritikojnë institucionet e vendit për mosinteresim total ndaj tyre, ndonëse kishin bërë thirrje ndër vite që qeveria të krijojë një fond dhe t’i ...
Komentet te Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës Janë të Mbyllura
Për çdo ditë raportohet për aksidente trafiku në Kosovë, të cilat më së shpeshti ndodhin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar dhe mosrespektimit të rregullave të trafikut. Një aksident ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar katër persona, shkruan Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se sot në orën 04:00, tri vetura janë përplasur mes vete në udhëkryqin e rrugëve “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Qabej”, në Prishtinë, ku të lënduar kanë mbetur katër persona. Të gjithë të lënduarit nga ky aksident janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Burimet e Sinjalit brenda kësaj qendre kanë njoftuar se ...
Komentet te Aksident i rëndë në Prishtinë: Lëndohen katër persona, arrestohet një 24-vjeçar Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 514 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Në 24 orët e fundit janë dhënë 40 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.469 doza të vaksinës, njofton MSh. Deri më sot 822.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse deri më sot janë dhënë 102.561 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.981. Në ...
Komentet te 9 raste të reja me Covid-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
Kur bota përreth jush është e mbushur me çmenduri, dhe nuk mund të duket sikur të gjesh një çast paqeje në stuhinë e ditës, është koha për t`u kthyer prapa dhe për të kujtuar ato momente të lumtura si fëmijë, ku thjesht të shtrirë diku “e humbitnim veten” duke shikuar qiellin. Ky është meditimi dhe sot shënohet Dita Botërore e Meditimit e cila shërben si një thirrje për njerëzit që të gjejnë kohë për këtë praktikë të vjetër mijëvjeçare. Meditimi shërben si një mënyrë për lehtësimin e stresit dhe pastrimin e mendjes. Dinamika e jetës së sotme e ka bërë meditimin një gjë shumë të nevojshme. Hulumtimet kanë treguar ...
Komentet te Dita Botërore e Meditimit Janë të Mbyllura