Prishtina përjetoi një stuhi të fuqishme sot, dhe si pasojë bëri disa dëme. Era e fuqishme ka shkulur një pemë e cila ka rënë mbi dy vetura. Fatmirësisht asnjëra nga veturat nuk është dëmtuar. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. /Nacionale ...
Komentet te Pema e madhe bie mbi vetura pas erës së fuqishme në Prishtinë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se i është dashur ndihma e njësive të KFOR-it, për të shpëtuar një polic të Shqipërisë që kishte rënë në një humnerë gjatë kontrollit për bimë narkotike në fshatin Shosh të Shkodrës të premten në mesditë. “Pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë për ta tërhequr oficerin e plagosur, në helikopter, falë profesionalizmit të ekipit të helikopterit të KFOR-it dhe ndihmës së një grupi special të RENEA-s, u bë e mundur transportimi i oficerit të Policisë nga zona e rrezikshme ku kishte rënë, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë”, ka deklaruar Policia e Shtetit në një njoftim të shtunën. Policia ka njoftuar se polici i ...
Komentet te KFOR-i ofron ndihmë për ta shpëtuar policin shqiptar Janë të Mbyllura
Ishte minuta e 77-të kur gjyqtari i ndeshjes e akordoi një penalti në të mirë të Malishevës. Por, një vendim i tillë e pengoi tifogrupin e Vushtrrisë “Forca”, të cilët të mllefosur nga vendimi i gjyqtarit, hoqën rrjetën nga porta, për ta pamundësuar ekzekutimin e penalltisë. Malisheva ishte duke fituar me rezultat 0:2 përballë Vushtrrisë në finalen e barazhit. Ekipi i drejtuar nga Arsim Thaqi ishte shumë afër që ta siguronte edhe zyrtarisht mbijetesën në Superligë. Pas kësaj ngjarje, u vendos që të zbrazej tërësisht pjesa në sektorin e tribunave ku ishin vendosur tifozët e Vushtrrisë “Forca”. /Nacionale ...
Komentet te Skandaloze: Ndërpritet finalja e barazhit, tifozët e Vushtrrisë heqin rrjetën nga porta Janë të Mbyllura
Jehona Abdullahu Dabiqaj, nga Prilepi i Deçanit, ka vite që udhëheq një biznes familjar me qindra koshere me bletë. E diplomuar për Menaxhim dhe Teknologji, Jehona nuk ka arritur të gjejë punë si mësimdhënëse, përkundër përpjekjeve të saj. Sot, u bën thirrje edhe grave të tjera pa punë që ta shqyrtojnë bletarinë si mundësi fitimprurëse për familjet e tyre. “Jam nënë e dy fëmijëve dhe meqenëse unë jam femër dhe biznesi i bletarisë kërkon pak fuqinë e mashkullit, është pak e vështirë që ne, si femra, të merremi me bletari. Por, në pamundësi për t’u punësuar në punë të shtetit- edhe pse e kam masterin e përfunduar – kam ...
Komentet te Me master por nuk gjeti punë në shtet, njihuni me gruan nga Deçani që krijoi biznes me bletë Janë të Mbyllura
Gjatë kohës sa Beniada ishte pjesë e shtepisë së vëzhguar nga tele-kamerat, u bë e ditur se është mbesa e ish Presidentit të Shqipëris, Bujar Nishani. Ky i fundit ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të gjatë autoimune të mëlqisë, që ju përkeqësua më tepër pas infektimit me Covid 19-të. Pas humbjes së njeriut të saj të familjes, Beniada ka reaguar me këtë postim të ndjeshëm, shkruan “Kosovarja”. “Askush nuk vdes në tokë, përderisa jeton në zemren e atyre që mbeten”./Kosovarja ...
Komentet te Beniada: Askush nuk vdes në tokë, përderisa jeton në zemren e atyre që mbeten Janë të Mbyllura
Bujar Nishani u betua si president i Shqipërisë më 24 korrik 2012 në moshën 45 vjeçare. Ai mbante pozitën e Ministrit të Brendshëm kur e mori pozitën e shefit të shtetit shqiptar. Në Shqipërinë postkomuniste, Nishani ishte presidenti i pestë. Ai vdiq sot në moshën 55 vjeçare pas komplikimeve shëndetësore në një spital në Gjermani. Bujar Nishani ka lindur në Durrës më 29 shtator 1966, kurse ka diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skenderbej” në Tiranë kurse studimet pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara në Shkollën Postdiplomatike të Marinës për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”. Ai poashtu kishte diplomuar edhe në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2004. Bujar Nishani u bë pjesë e ...
Komentet te Kush ishte Bujar Nishani, ushtaraku që u bë President i Shqipërisë Janë të Mbyllura
Kryesia e Kuvendi do të mbajë mbledhje të hënën nga ora 11:00. Në njoftimin e kryesisë thuhet se në rend ditë është edhe shqyrtimi i parë i tërhqjes së Trustit, përcjell Demokracia.com. “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116”, thuhet në njoftim. Rendi i ditës: I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022: 14. Votimi në parim i Projektligjit ...
Komentet te Pritjes i erdhi fundi/ Në këtë date Kuvendi shqyrton tërheqjen e 30% te Trustit Janë të Mbyllura
Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vdekur sot. Nishani prej disa muajsh ishte shtruar në një spital në Gjermani, duke kaluar në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm. Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri. Gjendja e tij u stabilizuar për pak kohë. Por, më pas, ...
Komentet te Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani Janë të Mbyllura
Valdrin Sahiti është disenjator i njohur në Kosovë. Që nga zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente, ai është kujdesur vazhdimisht edhe për dukjen e saj. Ky i fundit, nga viti 2020 është i pajisur edhe me pasaportë diplomatike prej shtetit. Pasaporta diplomatike është një prej dokumenteve të udhëtimit me të cilën pajisen politikanët e vendit, duke nisur nga presidentja, kryeministri, kryeparlamentari, deputetët, ambasadorët e konsujt dhe familjarët e tyre. Por, pasaportë diplomatike prej shtetit të Kosovës i është dhënë edhe disenjatorit Valdrin Sahiti, i cili njëherit është stilist i presidentes Vjosa Osmani. Demokracia.com ka siguruar Listën e Pasaportave Diplomatike të Republikës së Kosovës, e cila nuk është rifreskuar nga MPJD që ...
Komentet te Valdrin Sahiti, kreatori që stilon Vjosa Osmanin i pajisur me pasaportë diplomatike Janë të Mbyllura
Ish-Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë, pasi prej muajsh ishte i shtruar rëndë në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit shqiptar u përkeqësua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi i la. Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri. Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. ...
Komentet te Vdes ish-presidenti Bujar Nishani Janë të Mbyllura