Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper pak para nisjes së seancës ku do të dëshmojë ish-diplomati, James Rubin, tha se Thaçi është falënderues ndaj të gjithëve që po e përkrahin në këtë proces. Në një prononcim për gazetaren e Klan Kosovës, Rina Mujku, Prosper tha se tani është koha që do të zbulohet e vërteta e Kosovës e vitit 1999. “Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Jemi entuziast për sot, që do të na jep një shans që të kthehemi në realitet, do të kemi një shans që të tregojmë të vërtetën se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin ...
Komentet te Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do ta nisë sot dëshminë e tij para Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Ai nuk është i vetmi mes emrave të njohur që pritet të dëshmojnë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Seanca do të fillojë në orën 9:00, përmes transmetimit me 45 minuta vonesë. Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 9 shtator 2025, Trupi Gjykues pranoi si prova disa aktekspertiza të dorëzuara nga Mbrojtja e Viktimave dhe një provë materiale të dorëzuar nga Mbrojtja. Gjykatësit nuk pranuan një provë materiale tjetër që u kërkua të pranohej nga Mbrojtja. Kur u pyet lidhur me këtë provë gjatë pyetjeve nga ...
Komentet te James Rubin dëshmon sot në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes Janë të Mbyllura
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me mërgimtarë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, u dëshmua edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike, shkruan Reporteri.net. Postimi i tij i plotë: Protestë për drejtësi në Hagë! Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia. Sot, në Sheveningen të Hagës, bashkë me mërgimtarë dhe ...
Komentet te Ali Ahmeti: Sot në Hagë dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet Janë të Mbyllura
Për pesë vite në paraburgim – me një shije të hidhët ndaj asaj që bota e njeh për drejtësi – gjyqi i krerëve të UÇK-së po futet në fazën e fundit të vet. Një kalibër i madh e me peshë njerëzish që nga nesër do të jenë të thirrurit e Mbrojtjes si dëshmitar në anën e krerëve të UÇK-së. James Rubin, dora e djathtë e Madeleine Albright, Sekretareshës (tash të ndjerë) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që bëri botën bashkë për bombardimin e Serbisë së Sllobodan Millosheviqit – nesër do të jetë folës që ka “shumë për të thënë” në favor të luftës çlirimtare të UÇK-së. Në dritën e ...
Komentet te Veç thirrjes ndaj padrejtësisë, protesta në Hagë kërkoi rindërgjegjësimin e shteteve të NATO-s për aleancën në-tokë-e-qiell me UÇK-në Janë të Mbyllura
Ish-ambasadori holandez në Kosovë Robert Bosch, i është drejtuar pjesëmarrësve në protestën kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Bosch kujtoi kohën kur shërbeu në Kosovë, pikërisht edhe kur u formua Gjykata Speciale. Ai foli rreth një bisede që pati asokohe me ish-kryeministrin Hashim Thaçi. Bosch i kujtohet t’i ketë thënë Thaçit se nuk duhet të jetë i shqetësuar. “Sepse unë i thashë se nëse do të jetë një gjykatë e drejtë t’i do të lirohesh, për shkak se nuk ka prova”, deklaroi Bosch para pjesëmarrësve. “UÇK ishte çizma e NATO-s dhe NATO nuk bashkëpunon me organizata kriminale”, ka thënë ai./Demokracia ...
Komentet te Ish-ambasadori holandez merr pjesë në protestë: UÇK ishte çizma e NATO-s Janë të Mbyllura
Kryeqyteti i drejtësisë në botë, Haga e Holandës, ka gjetur rrugët e saj të vërshuara nga shqiptarë të Kosovës dhe anekënd botës me një thirrje: Drejtësi për UÇK-në dhe drejtuesit e saj. Për pesë vite paraburgim dhe një proces që i ka lënë shije të keqe drejtësisë – krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe të tjerët, nga nesër do të kenë figura të larta amerikane si James Rubin, që do të dëshmojnë në mbrojtje të tyre. Uniforma e flamurë të UÇK-së e këngë si “Fjalë të Qiritit” – i kanë dhënë Hagës një rrymë atmosfere shqiptare: ku qindra e mijëra qytetarë nga diaspora shqiptare dhe Kosova do të pretestojnë kundër ...
Komentet te Haga mbushet UÇK, me “Fjalët e Qiririt” mblidhen shqiptarë anekënd botës në protestë kundër Speciales Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi se “me mendje dhe zemër unë jam atje sot Komandant”. Liria ka emër, shkroi Edi Rama. – “Liri për Çlirimtarët”./Demokracia ...
Komentet te “Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah për protestën kundër Speciales në Hagë Janë të Mbyllura
Shumë shqiptarë janë mbledhur përpara Dhomave të Specializuara në Hagë. I dërguari Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se shumë shqiptarë janë mbledhur këto momente përpara Dhomave të specializuara për të protestuar. Nga këtu në ora 14:00 do të nisen në një park shumë afër gjykatës nga ku do të mbahet tubimi i thirrur në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK. Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha leje. Ky manifestim zhvillohet një ditë përpara nisjes së dhënie dëshmi në këtë proces të dëshmitarëve të mbrojtjes. Janë 15 dëshmitarë të cilët pritet te dëshmojnë në favor të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi./Demokracia ...
Komentet te Foto/ Gjykata Speciale në Hagë “pushtohet” nga shqiptarët në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK Janë të Mbyllura
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka thirrur në takim liderët e tri partive më të madhe opozitare. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se ky takim është ftuar pasi ambasada amerikane në Prishtinë ka lëshuar njoftimin për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën. Gazeta ka mësuar se në takim është ftuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi; kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiki; dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky takim ka fillua në ora 15:00./Demokracia ...
Komentet te Pezullimi i Dialogut Strategjik, ambasada e ShBA-së thërret në takim liderët e “opozitës” Janë të Mbyllura
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prej tyre 262 janë dëshmitarë të Prokurorisë, ndërsa dy të mbrojtësit të viktimave, raporton “Betimi për Drejtësi“. Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, Zyra për Informim e DhSK-së, ka njoftuar se përveç 125 dëshmitarëve të Prokurorisë dhe dy të mbrojtjes së viktimave që dëshmuan në sallën e gjyqit, janë pranuar në prova edhe dëshmitë e disa dëshmitarëve tjerë me shkrim. Sipas përgjigjes, në prova janë pranuar edhe ...
Komentet te Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së Janë të Mbyllura