Emisari i Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi në Bruksel.
Lajçak derisa ka treguar për takimin me Bislimin tha se gjithçka që do të bisedohet është mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak ka theksuar se nuk ka asgjë teknike në dialog.
“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak në Twitter/KP