GODITET NJË KËMBËSORE NË ARLLAT TË DRENASIT

- in Lajme

( E plotësuar ) Policia e Kosovës ka konfirmuar se një këmbësore është goditur sonte nga një veturë në fshatin Arllat të Drenasit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20.

“Në ora 19:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Arllat. Në aksident është përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi ai.

Krasniqi shtoi tutje se njësitet përkatëse policore janë marrë me rastin.

– – – – – – – – – –

Një veturë ka goditur një këmbësore sonte në fshatin Arllat të Drenasit.

Telegrafi ka mësuar se këmbësorja është e moshës rreth 60 vjeç, dhe se lëndimet që ka marrë janë të rënda.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.

/Telegrafi/