Hoti: Kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi

- in Lajme

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti thotë se gjatë qeverisje kanë dyfishuar subvencionet në bujqësi.

Ai në “Facebook” ka shkruar se Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 milionë euro për 19 mijë fermerë dhe se deri në fund të javës do të kryhen plotësisht.

“Faktet, fakte! Në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë. Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht. Ju premtojmë se do të vazhdojmë me mbështetje. Për punë ja ku jemi!”, ka shkruar Hoti. /KosovaPress