DËSHMITARI I NËNTË I ZPS-SË NË GJYKIMIN NDAJ SALIH MUSTAFËS DËGJOHET NË SEANCË TË MBYLLUR

- in Lajme, Uncategorized

Po vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa, në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku dëshmitari i nëntë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) po dëgjohet në seancë të mbyllur për publikun.

Dëshmitari i nëntë i mbrojtur i ZPS-së në gjykimin ndaj Mustafës është një zonjë, e cila mban kodin W04390.

Dëshmitarja është përgjigjur në pyetjet e prokurorit dhe të avokatit. /RTK