Vendosja për 12 ditë e masave anti-COVID, ka alarmuar sektorin privat të biznesit në Kosovë.
Kjo mbyllje është cilësuar si shumë e dëmshme për bizneset dhe si pasojë ka lindur kërkesa për ndihmë nga ekzekutivi![]()
Biznesmeni Burim Piraj, ka kërkuar nga qeveria që të bëjë gati një fond prej 50 milionë eurosh për bizneset e prekura nga mbyllja 12 ditore. Konkretisht, pronari i fabrikës së mishit, “Meka”, ka kërkuar një fond prej 50 milionë eurosh për sektorit privat të ndërmarrësisë në vend.
Sipas tij, ndryshe vendi do të shpëtojë nga epidemia COVID-19 dhe do të vdesë nga uria.
Postimi i plotë i Burim Pirajt, pa ndërhyrje redaktoriale:
Për masat e marra anti COVID-19 qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të ndaj minimum 50 milion € për bizneset e prekura nga këto masa!
Përndryshe vendi do të shpëtoj nga COVID-19 e do të vdesë nga uria./Nmk /Dielli News