Humb foshnjën gjatë lindjes, vjehrri fajëson mjekët në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova humbi foshnjën gjatë lindjes. Për këtë familjarët po akuzojnë stafin mjekësorë, meqë thonë se kjo ndodhi përshkak të trajtimit jo të mirë nga ana e tyre.
Nga Policia kanë njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se si pasoj e trajtimit jo te mirë mjekësorë, nusja e djalit të tij gjatë lindjes kishte humbur foshnjën e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /KP