​Twitter kufizon “Space”

- in Teknologji

Twitter do të ndalojë profilet me 600 ose më shumë ndjekës të jenë nikoqirë të “Space” në aplikacionin celular.

Twitter së fundmi prezantoi “Space”, ku një numër i pakufizuar njerëzish mblidhen dhe diskutojnë tema të ndryshme.

Në “dhomën” e njohur audio, nikoqiri mund të lejojë këdo të flasë, por tani ata kanë vendosur që profilet me 600+ ndjekës nuk mund të jenë nikoqirë, por mund të bashkohen vetëm me një “Space” tjetër.

Kjo ide do të implementohet kur të dalë në treg azhurnimi i fundit për aplikacionin celular për përdoruesit e Android dhe iOS.

Twitter gjithashtu planifikon të prezantojë “Space” për ata që përdorin këtë rrjet shoqëror përmes internetit./KP