​Apple e interesuar për kriptovalutat

- in Teknologji

Duket se Apple ka filluar të interesohet për kriptovalutat, sipas faqes në internet CoinDesk.

Apple postoi një shpallje pune për Menaxher për Zhvillim Biznesi dhe në listën e kualifikimeve të kërkuara, kriptovalutat përmenden qartë.

Kandidatët pritet të kenë të paktën pesë vjet përvojë me “ofruesit alternative të pagesave, të tilla si pagesat dixhitale, pagesat me këste, pagesat e shpejta, kriptovalutat”.

Deri më tani, as App Store dhe as Apple Stores nuk kanë pranuar kurrë Bitcoin dhe kriptomonedha të tjera.

Disa hipoteza në qarkullim: kompania Cupertino mund të prezantojë pagesa me kriptovaluta ose mund t’i sjellë ato në sistemin e saj të pagesave dixhitale Apple Pay.

Për momentin, ka zëra dhe nuk dihet se si do të ndodhë hyrja e kompanisë e udhëhequr nga Tim Cook në këtë fushë, por, nëse kjo ndodh, mund të çojë në një pikë kthese dhe ndoshta në miratimin përfundimtar masiv të kësaj forme pagese dixhitale. /ANSA/KP