Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, voton Osmani: Besoj në fitore të madhe

- in Maqedoni

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, ka thënë se beson në fitore të madhe të tyre.

Kandidati për president i koalicionit që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), kërkoi zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.

Sipas Komisionit Shtetërore të Zgjedhjeve (KShZ) në Maqedoninë e Veriut deri në orën 9:00 kanë votuar 3.85 për qind e qytetarëve për zgjedhjet presidenciale.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot vendosin për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Kandidati tjetër shqiptar për president është Arben Traravari nga koalicioni VLEN, i cili përbëhet nga parti opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut./Demokracia