VV si VV: Mashtrojnë menjëherë rreth raportit të Bakoyanis për KiE, citojnë veç pikën 11 dhe jo atë 39 për Asociacionin

- in Lajme

Me 31 vota për, katër kundër dhe një abstenim u bë hapi i rradhës drejt dërgimit në Asamblenë Parlamentare të Raportit rekomandues të Dora Bakoyanis për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës; fazë kjo e parafundit para se Komiteti i Ministrative të KiE-së vendos përfundimisht për ose kundër anëtarësimit.

Raporti i Bakoyanis – ndonëse është tejet premtues – ka edhe kërkesat e saj të përpiluara si kushte të cilat Kosova duhet (dhe që është zotuar se do) t’i përmbush e ku më së larti qëndron progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, përkatësisht miratimi i draft-it të Asociacionit me dekret qeveritar që do t’i hapte rrugë dërgimit të saj për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Zëvendës Ministri i Jashtëm nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti e dha – ose deshi që ta jep – për punë të kryer se nuk ka kushte për hapa drejt themelimit të Asociacionit para anëtarësimit të Kosovës në KiE, por pas-anëtarësimit.

Ky opinion rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë. Asnjë nga zotimet që duhet t’i marrë përsipër Kosova nuk kërkohet të realizohen para anëtarësimit. Madje në pikën 11 thuhet qartë se zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit”, ka shkruar ai.

Para se të shjellojmë hilen e tij duhet thënë fillimisht se Ahmeti pati thënë që as regjistrimi i pronave (24 hektarëve) të Manastirit të Deçanit s’kishte qenë kusht për anëtarësim në KiE vetëm disa ditë para se të miratohej nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Tash, ku qëndron hilja e madhe?

Hilja është se Ahmeti citon vetëm atë çka i pëlqen nga raporti, përkatësisht pikën 11 – e cila i referohet vetëm asaj çka “Asambljea konsideron…si zotim pas-anëtarësimit” e jo atë çka kërkohet nga Komiteti i Ministrave (çka i rekomandohet nga Bakoyanis) “për t’u anëtarësuar në KiE”, përkatësisht pika 39.

Pika 11 që citon Ahmeti thotë se Asambleja Parlamentare – që s’është organi vendimmarrës final, por Komiteti i Ministrave, praktikisht qeveritë e shteteve anëtare të KiE-së – themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe e sheh si “zotim pas-anëtarësimit”.

Por, në pikën 39 – ku ajo u drejtohet në raport Komitetit të Ministrave, pra vendimmarrësve finalë – ajo u drejtohet atyre që progresi drejt themelimit të Asociacionit “duhet të qëndrojë dukshëm lart në konsideratën e konsiderimit të ardhshëm të Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

Pra këto dy pika janë tregimi i tërë – krahas edhe zotimeve të nënshkruara nga tre krerët shtetëror se “do t’i nderojnë besnikërisht zotimet” dërguar me (nën)shkrim Bakoyanis-it janë në fakt piktura e plotë, që Ahmeti s’e paraqit.

Në raportin (Opinionin) e Bakoyanis – nga i cili kryekëput varet githçka në procedimin tutje drejt anëtarësimin në KiE – ajo e shkruan sikur dy-plus-dy që bëjnë katër se vetë aplikimi i Kosovës, vetë konsiderimi nga KiE i aplikimit të Kosovës, “për herë të parë në histori të Organizatës, është bërë me lidhje direkte me një proces politik, i cili është në fascilitim nga një organizatë tjetër ndërkombëtare”.

E ky proces politik, thotë Bakoyanis, është Marrëveshja e Bruksel/Ohrit; “rëndësia e së cilës nuk mund të theksohet sa duhet” teksa i referohet Nenit 7 “të vetëmeanxhimit” për komunitetin serb, e cila në marrëveshje është e bazuar në Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, përkatësisht të njohur ndryshe edhe si Karta Evropiane për Autonomitë Vendore.

Teksa Bakoyanis thotë se tashmë për këtë institucion ka një draft-Statut “të cilin kryeministri ma konfirmoi se është i gatshëm ta nënshkruajë” ajo një pasazh më poshtë thotë se “themelimi i Asociacionit duhet të jetë lart në konsideratën në ardhje të Komitetit të Ministrave rreth aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

“Nuk ka nevojë të thuhet”, shkruan Dora Bakoyanis në raportin e saj, “që themelimi i Asociacionit do të peshojë rëndë në hartimin e rrugës evropiane për Kosovën”./Demokracia