Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

- in Lajme

Një person ka vdekur sot në Pejë, pasi dyshohet se është goditur qëllimshëm nga një veturë.

Rastin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Dyshohet se një këmbësor është goditur qëllimshëm nga një veturë. Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga goditja e veturës. I dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës”, ka thënë Nikçi.

Ai ka thënë se prokurori i krimeve të rënda dhe Policia e Kosovës me njësitet relavante janë në vendin e ngjarjes./Demokracia