Temperaturat arrijnë deri në 41°C, ky është moti që ju pret nëse keni plan të niseni për Shqipëri

- in Shqipëri

Edhe në Shqipëri temperaturat po vazhdojnë të jenë të larta.

Siç raportohet, ka një tërheqje të lehtë të valës së të nxehtit afrikan, por sërish moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites, ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C.

Sipas Meteoalb, era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

/GazetaSinjali/