Tahiri: Raporti i DASh-it tregon për nivelin e lartë të korrupsionit

- in Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri deklaroi se Kuvendi sa më parë duhet të shpërndahet. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, siç shtoi ai, tregon për regresin që ka shënuar Kosova. Sipas këtij raporti, po ashtu ai tha se 1/3 e ministrave të pushtetit aktual janë nën hetime dhe të përfshirë në afera korruptive.

Deputeti Tahiri tha se Kosova u godit nga dy raporte për gjendjen në Kosovë. Në seancë plenare, ai kërkoi që të trajtohen të gjitha të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) dhe atë të “Freedom House”. Në seancë plenare, ai shtoi se raporti thekson edhe numrin e madh të ministrave që janë nën hetime. Tahiri tha se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje.

Ky kuvend duhet të mblidhet sa më parë edhe të diskutojë për datën e zgjedhjeve. Sepse, ky kuvend është shndërruar në barrierë për t’i mbrojtur të korruptuarit në vendin tonë”, tha ai.
Sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur rezistencë më të madhe në parlament për themelimin e komisioneve hetimore për afera korruptive./Demokracia