Tahiri akuza Qeverisë: Ekonomia e Kosovës buzë kolapsit

- in Ekonomi, Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova po kalon një nga krizat më të thella si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

Tahiri në reagimin e tij ka theksuar se ekonomia e Kosovës është përpara kolapsit dhe se sektori privat është duke u ballafaquar me vështirësitë më të mëdha që i ka pasur në dhjetë vitet e fundit.

Tahiri ka thënë se është shumë e rëndësishme që Qeveria të ulet e të bisedojë me sektorin privat se si të dilet nga kjo krizë.

“Sektori privat në Kosovë është duke hyrë në një periudhë kohore shumë të padefinuar, është në mjegull dhe në rrezik të ekzistencës së tyre. Është tejet e rëndësishme që Qeveria të ulet e të bisedojë me sektorin privat se si të dilet nga kjo krizë, e cila e ka prek secilin aktivitet të biznesit të vogël, të mesëm dhe të korporatave.Para se të bëhet vonë e të kemi një kolaps të sistemit të ekonomisë në vend, Qeveria duhet të veprojë” shkruan Tahiri.

 

/Demokracia