Ukraina – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Sat, 16 Apr 2022 10:54:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Ukraina – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Çka po ndodh në Ukrainë? Forcat Speciale britanike arrijnë në Kiev https://www.dielli.info/cka-po-ndodh-ne-ukraine-forcat-speciale-britanike-arrijne-ne-kiev/ Sat, 16 Apr 2022 10:54:17 +0000 https://www.dielli.info/?p=57052 Forcat Speciale britanike SAS kanë arritur në Kiev për t’i stërvitur forcat ukrainase shkruan The Times transmeton Gazeta Express.

Oficerët britanikë janë stacionuar në kryeqytet dhe përreth tij për të filluar stërvitjet ushtarake.

Kapiteni ukrainas, Yuriy Myronenko, ka thënë se britanikët po i stërvisin ushtarët ukrainas për të përdorur raketat anti tank të cilat janë dërguar nga Britania në Ukrainë.

Ushtarakët britanikë ishin dërguar në Ukrainë edhe pas aneksimit të Krimesë. Ata ishin tërhequr në shkurt për të mos shkaktuar konflikt direkt me forcat ruse dhe mundësinë e hyrjes në luftë të drejtëpërdrejt të NATO-s.

SHBA në anën tjetër do të dërgojë 800 milionë dollarë ndihma ushtarake dhe armatim të rëndë në Ukrainë.

]]>
Zelensky jep alarmin. Rusia do të përdorë armë bërthamore?! https://www.dielli.info/zelensky-jep-alarmin-rusia-do-te-perdore-arme-berthamore/ Sat, 16 Apr 2022 08:00:48 +0000 https://www.dielli.info/?p=57011 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se “të gjitha vendet e botës” duhet të përgatiten për mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të mund të përdorë armë taktike bërthamore në luftën e tij kundër Ukrainës.

Zelensky i tha dje Jake Tapper të CNN se Putini mund të përdorë armë bërthamore ose kimike, sepse ai nuk vlerëson jetën e popullit të Ukrainës.

“Jo vetëm unë, e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen sepse mund të mos jetë informacion i vërtetë. Armët kimike, ata mund ta bëjnë atë, për ta jeta e njerëzve, asgjë. Kjo është arsyeja pse. Ne duhet të mos kemi frikë, por të jemi gati. Por kjo nuk është një çështje për Ukrainën, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën, mendoj”, ka thënë Zelensky.

Zelensky ka qëndruar në Ukrainë gjatë gjithë rrjedhës së luftës 50-ditore me Rusinë, pasi forcat e Ukrainës i kanë rezistuar përpjekjeve të Kremlinit për të kapur Kievin dhe kanë detyruar Rusinë të ripërqendrojë përpjekjet e saj të luftës në rajonet lindore dhe jugore të vendit, ku Ukraina po parashikon një përshkallëzim i konsiderueshëm i luftimeve në ditët në vijim./21Media

]]>