Rusia – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Thu, 05 May 2022 08:37:46 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.1 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Rusia – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Oligarku fetar i Putinit me një pasuri marramendëse. Ja pasuria e tij! https://www.dielli.info/oligarku-fetar-i-putinit-me-nje-pasuri-marramendese-ja-pasuria-e-tij/ Thu, 05 May 2022 08:37:46 +0000 https://www.dielli.info/?p=60203 Nga Francesco Antonio Grana “Il Fatto Quotidano

Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Është hera e parë që Komisioni Evropian propozon vendosjen e sanksioneve ndaj një autoriteti fetar. Hipoteza, e cila është pjesë e paketës së gjashtë të masave ndëshkuese të Brukselit ndaj Moskës në kundërpërgjigje të luftës në Ukrainë, lindi nga deklaratat e reja të Patriarkut Ortodoks të Moskës Kirill.

“Ne nuk duam të luftojmë askënd. Rusia nuk ka sulmuar askënd. Është e habitshme që një vend i madh dhe i fuqishëm nuk ka sulmuar kurrë askënd, por vetëm ka mbrojtur kufijtë e tij. Dhëntë Zoti që deri në fund të këtij shekulli, vendi ynë të jetë i tillë: i fortë, i fuqishëm dhe në të njëjtën kohë i dashur nga Zoti”- tha ai.

Kjo deklartë është në sintoni me bekimet e mëparshme të Kirill ndaj luftës së nisur nga presidenti rus Vladimir Putin në Ukrainë. Një qëndrim i përsëritur, që siç e theksoi Papa Françesku, prishi takimin ballë për ballë midis dy liderëve fetarë të mbajtur në Havanë në vitin 2016.

Bergoglio e shpjegoi qartë vendimin e tij për Corriere della Sera: “Kam biseduar me Kirill për 40 minuta përmes platformës Zoom. Njëzet minutat e para me një letër në dorë më lexoi të gjitha arsyetimet për luftën. E dëgjova dhe i thashë: Unë nuk kuptoj asgjë nga këto që thua. Vëlla, ne nuk jemi klerikë të shtetit, ne nuk mund të përdorim gjuhën e politikës, por atë të Jezusit, ne jemi barinj të të njëjtit popull të shenjtë të Zotit. Prandaj duhet të kërkojmë rrugën e paqes, t’i japim fund luftimeve.

Patriarku nuk mund të shndërrohet në shërbëtorin e Putinit. Unë kisha në plan të takohesha me të në Jerusalem më 14 qershor. Do të ishte takimi i dytë ballë për ballë, dhe nuk ka të bëjë me luftën. Por tani edhe ai është dakord: Për momentin le të mos takohemi, pasi mund të keq-interpretohet”.

E menjëhershme ishte përgjigja e Kishës Ortodokse Ruse ndaj Komisionit Evropian. “Kirill – tha zëdhënësi i Patriarkanës së Moskës, Vladimir Legoyda – vjen nga një familje, anëtarët e së cilës i janë nënshtruar shtypjes për dekada, për shkak të besimit dhe pozitës së tyre morale gjatë ditëve të ateizmit militant komunist, pa pasur frikë nga burgu dhe represioni. Vetëm ata që nuk e njohin historinë e Kishës sonë, mund të besojnë se mund ta frikësojnë klerin dhe besimtarët e saj duke i futur në disa lista”.

Tani për tani, askush në Vatikan nuk pranon të komentojë hipotezën e sanksioneve ndaj Patriarkuttë Moskës. Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, që dikur ka qenë informator i KGB-së, ka një pasuri që i kalonin 4 miliardë dollarët. Akuzë që Patriarku e ka mohuar gjithmonë. Megjithatë, ka edhe nga ata që hipotezojnë se pasuria e tij mund të jetë gati dyfishi, 8 miliardë dollarë.

Këto miliarda janë grumbulluar falë përjashtimeve nga taksat shtetërore ruse. “Ai e krijoi këtë pasuri gjatë viteve 2000 – thotë gazetarja Anne-Sylvie Sprenger – kur ishte kreu i punëve të jashtme të Patriarkanës së Moskës dhe kur Iraku ishte nën embargon e SHBA-së. Në atë kohë, Rusia e mbështeti Irakun, duke i dërguar ilaçe dhe nevoja të tjera themelore.

Tregëtia e cigareve i ishte besuar Kishës Ruse, e cila merrte 1/10 e fitimeve. Në këtë mënyrë Patriarku Kirill e forcoi trashëgiminë e tij personale. Ai zotëron një shtëpi në Zvicër, në kantonin e Zyrihut, teksa që fëmijë ka qenë një skiator i apasionuar. Bashkë me vëllain e tij, që ka qenë prej kohësh përfaqësues i Patriarkanës së Moskës në Këshillin Ekumenik të Kishave, ata kanë krijuar lidhje të thella me Zvicrën. Aty duhet të ketë edhe llogari bankare”.

Ndërsa nga njëra anë Vatikani sigurisht që nuk mund t’i bekojë sanksionet kundër Kirillit, sidomos haptazi sepse kjo do të shkaktonte vërtet një luftë fetare. Nga ana tjetër është e qartë se të gjitha përpjekjet e bëra deri tani nga Papa për të negociuar me Patriarkun përfundimin e konfliktit në Ukrainë kanë dështuar.

Nga këtu buron edhe vullneti i Françeskut për të biseduar drejtpërdrejt me Putinin, duke qenë se të gjithë bashkëbiseduesit e tjerë më të afërt me të, nga ambasadori rus në Selinë e Shenjtë, tek Ministri i Jashtëm rus dhe deri tek Kirill, ata nuk kanë mundur të mbështesin arsyetimi e tij.

Është sigurisht një sinjal shumë shqetësues për Selinë e Shenjtë, që kreu i një Kishe të Krishterë, që ndan të njëjtin Ungjill me Katolicizmin, të ketë një mbështetje kaq të qartë dhe publike për luftën në Ukrainë, madje duke mbështetur motivimet e saj.

Është shumë domethënëse ajo që Papa i shpjegoi Patriarkut në bisedën e tyre online, në përpjekje për ta bindur atë të tërhiqej nga qasja e tij dhe të punonte me të për paqen: “Kisha nuk duhet të përdorë gjuhën e politikës, por gjuhën e Jezusit. Ne jemi pastorë të të njëjtit popull të shenjtë që beson tek Zoti, Trinia e Shenjtë, tek Shën Maria. Për këtë duhet të bashkohemi në përpjekje për të ndihmuar paqen, për të ndihmuar ata që vuajnë, për të kërkuar rrugën e paqes, për të ndalur luftimet”.

Për më tepër shtoi ai:“Ata që paguajnë faturën e luftës janë njerëzit, ushtarët rusë dhe njerëzit që bombardohen dhe vdesin. Si pastorë ne kemi për detyrë t’u gjendemi pranë dhe të ndihmojmë të gjithë njerëzit që vuajnë nga lufta. Dikur flitej edhe në kishat tona për luftë të shenjtë apo luftë të drejtë. Sot nuk mund të flasim kështu. Është zhvilluar vetëdija e krishterë për rëndësinë që ka paqja”.

Por këto fjalë ranë sërish në vesh të shurdhër, duke e bindur Françeskun që ta shtynte takimin për të mos shkaktuar ndonjë incident diplomatik shumë të rrezikshëm:“Më vjen keq që Vatikani anuloi një takim të dytë me Patriarkun Kirill, të cilin e kishim planifikuar për qershor në Jeruzalem.

Por diplomacia jonë mendoi se një takim mes nesh në këtë kohë, mund të çonte në shumë keqkuptime. Unë e kam promovuar gjithmonë dialogun ndërfetar. Kur isha kryepeshkop në Buenos Aires, bëra bashkë të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët në një dialog të frytshëm. Ishte një nga nismat për të cilën jam shumë krenar. Të njëjtën politikë promovoj në Vatikan. Për mua marrëveshja është më superiore se konflikti”. /abcnews.al

]]>
BE ndalon naftën ruse, sa pritet të rritet çmimi https://www.dielli.info/be-ndalon-naften-ruse-sa-pritet-te-rritet-cmimi/ Wed, 04 May 2022 08:00:20 +0000 https://www.dielli.info/?p=59905 Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e deklaroi këtë para Parlamentit Europian në Strasburg. Embargoja do të hyjë në fuqi brenda 6 apo 8 muajsh. Për dy vende të BE vlejnë rregulla të veçanta.

Prej javësh debatohet në BE nëse është e përballueshme për vendet e BE një embargo e naftës kundër Rusisë.

Komisioni Europian ka përpunuar tani një propozim, të cilin të mërkurën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e bëri të ditur para Parlamentit Europian.

Propozimi është pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë, bëjnë të ditura njëzëri disa agjenci lajmesh.

Por që të hyjnë në fuqi sanksionet e planifikuara është i nevojshëm miratimi i 27 vendeve anëtare të BE. Që këtë të mërkurë pritet që të fillohet në Bruksel me konsultimet.

Nëse nuk ka rezerva të mëdha nga kryeqytetet e BE embargoja mund të hyjë në fuqi brenda disa ditësh.

Sipas këtij propozimi kjo embargo do të hyjë në fuqi brenda 6 apo 8 muajsh. Kjo do të thotë se sipërmarrjet e BE nuk do duhet në të ardhmen që të importojnë më naftën ruse. Por për t’u dhënë vendeve kohë për t’u përgatitur, do të ketë afate kalimi.

Konkretisht parashikohet që pas 6 muajsh do të hyjë në fuqi ndalimi i importeve për naftën e papërpunuar dhe pas një faze prej 8 muajsh edhe ndalimi i produkteve të naftës. Në këtë kontekst do të luajë rol nëse furnizimet vijnë me gazsjellës apo me anije.

Përjashtime janë bërë për Hungarinë dhe Sllovakinë. Të dyja këto vende marrin sasi të mëdha të naftës nga Rusia dhe për shkak të mungesës së rrugëve detare nuk shohin mundësi të shpejta për të gjetur menjëherë burime të tjera alternative të furnizimit.

Krahas embargos së naftës propozimi i BE për sanksione përfshin edhe masa të reja ndëshkuese kundër sipërmarrjeve. Të prekura priten të jenë banka më e madhe ruse, Sberbank, dy banka të tjera dhe televizione që shpërndajnë me qëllim informacione të rreme për luftën në Ukrainë. Bankat nuk do mund të përdorin më sistemin financiar të komunikimit Swift.

Habeck pret “hov të çmimeve”

Për qytetarët e BE një embargo do të thotë çmime më të larta. Kështu ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck pret rritje me “hov të çmimeve”. Një arsye ndër të tjera është që nafta ruse do duhet të zëvendësohet nga alternativa të tjera më të shtrenjta, shkruan DW.

Po ashtu ndryshimet që duhet të bëjnë rafineritë dhe rrugët e furnizimit sjellin kosto të tjera. Por nuk ka prognoza të sakta, se sa do të rriten çmimet në të ardhmen.

/GazetaSinjali/

]]>
Zelensky jep alarmin. Rusia do të përdorë armë bërthamore?! https://www.dielli.info/zelensky-jep-alarmin-rusia-do-te-perdore-arme-berthamore/ Sat, 16 Apr 2022 08:00:48 +0000 https://www.dielli.info/?p=57011 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se “të gjitha vendet e botës” duhet të përgatiten për mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të mund të përdorë armë taktike bërthamore në luftën e tij kundër Ukrainës.

Zelensky i tha dje Jake Tapper të CNN se Putini mund të përdorë armë bërthamore ose kimike, sepse ai nuk vlerëson jetën e popullit të Ukrainës.

“Jo vetëm unë, e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen sepse mund të mos jetë informacion i vërtetë. Armët kimike, ata mund ta bëjnë atë, për ta jeta e njerëzve, asgjë. Kjo është arsyeja pse. Ne duhet të mos kemi frikë, por të jemi gati. Por kjo nuk është një çështje për Ukrainën, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën, mendoj”, ka thënë Zelensky.

Zelensky ka qëndruar në Ukrainë gjatë gjithë rrjedhës së luftës 50-ditore me Rusinë, pasi forcat e Ukrainës i kanë rezistuar përpjekjeve të Kremlinit për të kapur Kievin dhe kanë detyruar Rusinë të ripërqendrojë përpjekjet e saj të luftës në rajonet lindore dhe jugore të vendit, ku Ukraina po parashikon një përshkallëzim i konsiderueshëm i luftimeve në ditët në vijim./21Media

]]>