Policia – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Tue, 03 May 2022 10:15:05 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.1 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Policia – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Ekskluzive: Bien në pranga të Policisë dy “dillerë” të drogës në Gjakovë, kapen me kokainë e marihuanë https://www.dielli.info/ekskluzive-bien-ne-pranga-te-policise-dy-dillere-te-droges-ne-gjakove-kapen-me-kokaine-e-marihuane/ Tue, 03 May 2022 10:15:05 +0000 https://www.dielli.info/?p=59754 Policia e Kosovës ka arrestuar dy të rinj në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi të njëjtit dyshohen për shitje apo shpërndarje të paautorizuar të drogës, raporton Gazeta Sinjali.

Dy të dyshuarit janë ndaluar derisa po lëviznin me një veturë të tipit “Range Rover”, pasi policia mori informacionin se të njëjtit posedojnë substanca narkotike me qëllim për shitjen në treg të brendshëm.

Gjatë kontrollimit të të dyshuarve dhe veturës, Sinjali mëson se Policia ka gjetur substancë të dyshuar kokainë, si dhe një sasi të marihuanës.

Droga e gjetur është konfiskuar, ndërkohë që në cilësinë e provave, është konfiskuar edhe vetura, me të cilën po lëviznin të dyshuarit.

Lidhur me këtë rast, burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

/GazetaSinjali/

]]>
A e dini sa paguhen policët në Zvicër? https://www.dielli.info/a-e-dini-sa-paguhen-policet-ne-zvicer/ Tue, 03 May 2022 08:43:17 +0000 https://www.dielli.info/?p=59707 Një person që punon si oficer policie në Zvicër zakonisht fiton rreth 76,000 CHF në vit.

Pagat variojnë nga 35,000 CHF (më e ulëta) në 121,000 CHF (më e larta).

Kjo është paga mesatare vjetore duke përfshirë strehimin, transportin dhe përfitimet e tjera. Pagat e zyrtarëve të policisë ndryshojnë në mënyrë drastike bazuar në përvojën, aftësitë, gjininë ose vendndodhjen.

Paga mesatare

Paga mesatare është 82,100 CHF në vit, që do të thotë se gjysma (50%) e njerëzve që punojnë si oficer (a) policie po fitojnë më pak se 82,100 CHF, ndërsa gjysma tjetër fitojnë më shumë se 82,100 CHF.

Një oficer policie me përvojë më pak se dy vjet bën rreth 39,700 CHF në vit, përcjell tutje albinfo.ch.

Ndërsa dikush me një përvojë midis dy dhe pesë vjet pritet të fitojë 53,000 CHF në vit, 34% më shumë se dikush me përvojë më pak se dy vjet.

Duke ecur përpara, një nivel i përvojës midis pesë dhe dhjetë viteve sjell një pagë prej 78,400 CHF në vit, 48% më shumë se dikush me përvojë dy ose pesë vjet.

Për më tepër, oficeri i policisë ekspertiza e të cilit zgjat diku midis dhjetë dhe pesëmbëdhjetë vjet marrin një pagë ekuivalente me 95,500 CHF në vit, 22% më shumë se dikush me përvojë pesë deri në dhjetë vjet.

Nëse niveli i përvojës është ndërmjet pesëmbëdhjetë dhe njëzet vjet, atëherë paga e pritshme është 104,000 CHF në vit, 9% më shumë se dikush me dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet përvojë.

Së fundmi, punonjësit me më shumë se njëzet vjet përvojë profesionale marrin një pagë prej 113,000 CHF në vit, 8% më shumë se njerëzit me përvojë pesëmbëdhjetë deri në njëzet vjet.

Paga mesatare për orë (pagesa për orë) në Zvicër është 37 CHF.

Kjo do të thotë që një oficer mesatar policie në Zvicër fiton afërsisht 37 CHF për çdo orë të punës, përcjell tutje albinfo.ch.

Qytetet pagat

Bazel 81,600 CHF

Bernë 78,800 CHF

Biel 72,800 CHF

Gjenevë 82,800 CHF

Lauzanë 80,700 CHF

Lugano 74,100 CHF

Luzernë 76,900 CHF

St. Gallen 75,100 CHF

Winterthur 77,900 CHF

Cyrih 84,000 CHF

]]>
Policia e Kosovës sulmohet sërish në veri me mjete shpërthyese https://www.dielli.info/policia-e-kosoves-sulmohet-serish-ne-veri-me-mjete-shperthyese/ Sat, 16 Apr 2022 08:21:40 +0000 https://www.dielli.info/?p=57017 Policia e Kosovës është sulmuar sot sërish në veri të Kosovës.

Rasti ka ndodhur më saktësisht në Sharpej të Jarinjes ku kanë ndodhur dy shpërthime nga mjete të dyshuara piroteknike, shkruan lajmi.net.

Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.

“Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Nga ky rast nuk ka të lënduar e as dëme materiale.

Policia po vazhdon aktivitetet e saj për parandalimin e akteve kriminale ndërkufitare në veri të Kosovës dhe për ofrimin e sigurisë për të gjithë.

Kjo është komunikata e plotë e policisë:

Sot, më 16.04.2022, rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime (dyshohet nga mjete piroteknike). Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.

Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave.

Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë. /Lajmi.net/ 

]]>
Burr e grua në Pejë e bëjnë njëri-tjetrin për spital, Policia i arreston https://www.dielli.info/burr-e-grua-ne-peje-e-bejne-njeri-tjetrin-per-spital-policia-i-arreston/ Sat, 16 Apr 2022 07:45:48 +0000 https://www.dielli.info/?p=57000 Policia e Kosovës ka arrestuar dje një grua dhe burrë në Pejë, meqenëse të njëjtit janë përleshur mes vete, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit, raporton Express.

Sipas raportit të Policisë, atyre u është ofruar tretman mjekësor.

“Pejë 15.04.2022 – 10:20. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, qifti bashkëshortor janë përleshur mes vete dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Të dyshuarve iu është ofruar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Express

]]>