Nafta – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Thu, 09 Jun 2022 17:20:02 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Nafta – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Krasniqi: Qeveria Kurti po krenohet me të hyrat nga çmimi i naftës, urgjentisht të hiqet akciza https://www.dielli.info/krasniqi-qeveria-kurti-po-krenohet-me-te-hyrat-nga-cmimi-i-naftes-urgjentisht-te-hiqet-akciza/ Thu, 09 Jun 2022 17:20:02 +0000 https://www.dielli.info/?p=66391 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar që Qeveria Kurti të heqë akcizën për naftë dhe të lejojë funksionimin e tregut të lirë, sepse çmimet aktuale të derivateve janë të papërballueshme për xhepin e qytetarëve të Kosovës.

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha se kanë kaluar fiks tre muaj nga data 10 mars, që kur PDK i ka bërë thirrje Qeverisë që ta heqë akcizën për naftën dhe të shqyrtojë mundësinë për ulje të TVSH-së për produkutet esenciale.

“Ka disa muaj, po veçanërisht ditët e fundit që me shqetësim të madh jemi duke e përcjellë ngritjen e normës të çmimeve të naftës dhe i kemi përcjellë gjatë gjithë ditës sot dhe reagimet dhe qëndrimet e naftëtarëve të Kosovës, por edhe qëndrimet krejtësisht arrogante të qeverisë për të vazhduar cenimin e tregut të lirë dhe imponimin e rregullave që janë për mendimin tonë jo parimore.”, tha kreu i PDK-së.

Krasniqi kritikoi Qeverinë se po i rrit të hyrat nga çmimi i lartë i naftës dhe këtë po e shet si sukses në zhvillimin e taksave.

“Sot përafërsisht nga 64 centë nga çmimi që ne paguajmë për çdo litër naftë, por edhe benzinë i shkon qeverisë. Pra, qeveria është duke i rritur të hyrat përmes ngritjes së çmimit dhe pastaj po na e shet neve si sukses në zhvillimin e taksave, por realisht është duke e vështirësuar dhe përkeqësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.”, tha ai. /Gazetametro/

]]>
BE ndalon naftën ruse, sa pritet të rritet çmimi https://www.dielli.info/be-ndalon-naften-ruse-sa-pritet-te-rritet-cmimi/ Wed, 04 May 2022 08:00:20 +0000 https://www.dielli.info/?p=59905 Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e deklaroi këtë para Parlamentit Europian në Strasburg. Embargoja do të hyjë në fuqi brenda 6 apo 8 muajsh. Për dy vende të BE vlejnë rregulla të veçanta.

Prej javësh debatohet në BE nëse është e përballueshme për vendet e BE një embargo e naftës kundër Rusisë.

Komisioni Europian ka përpunuar tani një propozim, të cilin të mërkurën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e bëri të ditur para Parlamentit Europian.

Propozimi është pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë, bëjnë të ditura njëzëri disa agjenci lajmesh.

Por që të hyjnë në fuqi sanksionet e planifikuara është i nevojshëm miratimi i 27 vendeve anëtare të BE. Që këtë të mërkurë pritet që të fillohet në Bruksel me konsultimet.

Nëse nuk ka rezerva të mëdha nga kryeqytetet e BE embargoja mund të hyjë në fuqi brenda disa ditësh.

Sipas këtij propozimi kjo embargo do të hyjë në fuqi brenda 6 apo 8 muajsh. Kjo do të thotë se sipërmarrjet e BE nuk do duhet në të ardhmen që të importojnë më naftën ruse. Por për t’u dhënë vendeve kohë për t’u përgatitur, do të ketë afate kalimi.

Konkretisht parashikohet që pas 6 muajsh do të hyjë në fuqi ndalimi i importeve për naftën e papërpunuar dhe pas një faze prej 8 muajsh edhe ndalimi i produkteve të naftës. Në këtë kontekst do të luajë rol nëse furnizimet vijnë me gazsjellës apo me anije.

Përjashtime janë bërë për Hungarinë dhe Sllovakinë. Të dyja këto vende marrin sasi të mëdha të naftës nga Rusia dhe për shkak të mungesës së rrugëve detare nuk shohin mundësi të shpejta për të gjetur menjëherë burime të tjera alternative të furnizimit.

Krahas embargos së naftës propozimi i BE për sanksione përfshin edhe masa të reja ndëshkuese kundër sipërmarrjeve. Të prekura priten të jenë banka më e madhe ruse, Sberbank, dy banka të tjera dhe televizione që shpërndajnë me qëllim informacione të rreme për luftën në Ukrainë. Bankat nuk do mund të përdorin më sistemin financiar të komunikimit Swift.

Habeck pret “hov të çmimeve”

Për qytetarët e BE një embargo do të thotë çmime më të larta. Kështu ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck pret rritje me “hov të çmimeve”. Një arsye ndër të tjera është që nafta ruse do duhet të zëvendësohet nga alternativa të tjera më të shtrenjta, shkruan DW.

Po ashtu ndryshimet që duhet të bëjnë rafineritë dhe rrugët e furnizimit sjellin kosto të tjera. Por nuk ka prognoza të sakta, se sa do të rriten çmimet në të ardhmen.

/GazetaSinjali/

]]>