Moti – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Sat, 07 May 2022 06:35:41 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.1 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Moti – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Parashikimi i motit për ditën e sotme https://www.dielli.info/parashikimi-i-motit-per-diten-e-sotme-3/ Sat, 07 May 2022 06:35:41 +0000 https://www.dielli.info/?p=60582 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas këtij instituti, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta të cilat vende–vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu, përcjell Klankosova.tv.

“Kjo situatë e krijuar barike mund të sjell edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona, kryesisht përreth zonave të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.

 

]]>
Menduat se përfundoi dimri! Epo, gaboheni! Këtë ditë pritet të bie sërish borë https://www.dielli.info/menduat-se-perfundoi-dimri-epo-gaboheni-kete-dite-pritet-te-bie-serish-bore/ Thu, 07 Apr 2022 07:33:34 +0000 https://www.dielli.info/?p=55713 Prishtina Weather ka bërë të ditur se të enjten na pret një mot i me shi e borë.

Sipas ‘Prishtina Weather’, shi e bubullima do të ketë të enjten. Nga e premta sërish ngrohtë e më shumë diell. Të dielen ftohtë, me kushte për shi e borë.

Njoftimi i plotë:

Shi e bubullima të enjten. Nga e premta sërish ngrohtë e më shumë diell. Të dielen ftohtë, me kushte për shi e borë.

6.04.2022 – Kushte të motit të ndryshueshëm po pritet të kemi edhe në ditët vijuese. Ditën e enjte përkeqësim i motit me reshje shiu e bubullima. Të premten e shtunën ngrohtë, me më shumë diell, e të shtunën vransira kalimtare dhe erë.

Ditën e diel mot më i ftohtë, me të reshura shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe për borë. Në fillim të javës më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.

Cilësia e ajrit në ditët vijuese në përmirësim. Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, vende-vende edhe të mira.

7.04 – Kryesisht me vransira. Nga mëngjesi priten kushte për të reshura shiu, ditën të shoqëruara edhe me bubullima. Reshje bore do të ketë vetëm në vise të larta malore.

8.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

9.04 – Ngrohtë e me erë. Kalime të vransirave të larta shtresore, por intervale më të gjata me diell.

10.04 – Ftohtë, Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, në mëngjes viseve kodrinoro-malore edhe reshje bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.

11.04 – Kthjellët dhe diell. Në mëngjes më ftohtë.

Temperaturat të luhatshme në ditët e ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 5C deri 7C, e të dielen mund të zbresin edhe në 2C. Maksimalet të enjten në rënie në 14C, më pas deri të shtunën në rritje në 20C, e ditën e diel zbresin në 8C.

Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 5-16m/s, deri ditën e shtunë nga jugperëndimi, e të dielen ndryshojnë kahjen në veriore 6-13m/s.

]]>