Memli Krasniqi – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Thu, 09 Jun 2022 17:20:02 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.1 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Memli Krasniqi – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Krasniqi: Qeveria Kurti po krenohet me të hyrat nga çmimi i naftës, urgjentisht të hiqet akciza https://www.dielli.info/krasniqi-qeveria-kurti-po-krenohet-me-te-hyrat-nga-cmimi-i-naftes-urgjentisht-te-hiqet-akciza/ Thu, 09 Jun 2022 17:20:02 +0000 https://www.dielli.info/?p=66391 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar që Qeveria Kurti të heqë akcizën për naftë dhe të lejojë funksionimin e tregut të lirë, sepse çmimet aktuale të derivateve janë të papërballueshme për xhepin e qytetarëve të Kosovës.

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha se kanë kaluar fiks tre muaj nga data 10 mars, që kur PDK i ka bërë thirrje Qeverisë që ta heqë akcizën për naftën dhe të shqyrtojë mundësinë për ulje të TVSH-së për produkutet esenciale.

“Ka disa muaj, po veçanërisht ditët e fundit që me shqetësim të madh jemi duke e përcjellë ngritjen e normës të çmimeve të naftës dhe i kemi përcjellë gjatë gjithë ditës sot dhe reagimet dhe qëndrimet e naftëtarëve të Kosovës, por edhe qëndrimet krejtësisht arrogante të qeverisë për të vazhduar cenimin e tregut të lirë dhe imponimin e rregullave që janë për mendimin tonë jo parimore.”, tha kreu i PDK-së.

Krasniqi kritikoi Qeverinë se po i rrit të hyrat nga çmimi i lartë i naftës dhe këtë po e shet si sukses në zhvillimin e taksave.

“Sot përafërsisht nga 64 centë nga çmimi që ne paguajmë për çdo litër naftë, por edhe benzinë i shkon qeverisë. Pra, qeveria është duke i rritur të hyrat përmes ngritjes së çmimit dhe pastaj po na e shet neve si sukses në zhvillimin e taksave, por realisht është duke e vështirësuar dhe përkeqësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve.”, tha ai. /Gazetametro/

]]>