Lufta – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Sat, 16 Apr 2022 08:32:08 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.1 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Lufta – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 23 vjet nga eksodi masiv i shqiptarëve të Kosovës https://www.dielli.info/23-vjet-nga-eksodi-masiv-i-shqiptareve-te-kosoves/ Sat, 16 Apr 2022 08:32:08 +0000 https://www.dielli.info/?p=57021 Sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar.

Në Kukës çdo 16 prill përkujtohet eksodi biblik i më shume se 500 mijë shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre etnike e që gjetën strehën dhe mikëpritjen e bujarisë së qytetarëve dhe kuksianëve.

Data 16 prill simbolizon karvanin më të madh të të shpërngulurve me zanafille Mitrovicën , Zerxen e Rahovecit dhe pikëmbërritjen në Kukës.

Ndërkohë përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Një nga simbolet kryesore të 16 Prillit është edhe Obelisku. Kulla u ndërtua si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar. Ajo është ndërtuar në vendin ku ishin vendosur çadrat qe strehonin popullatën kosovare. Kulla është 23.5m e gjatë dhe është e mbushur me foto të cilat paraqesin ngjarjet e asaj kohe. Kulla është një nga pikat më të vizituara turistike në Kukës. Gjatë datës 16 prill kulla është pika që vizitohet me shpesh.

/abcnews.al

]]>
Zelensky jep alarmin. Rusia do të përdorë armë bërthamore?! https://www.dielli.info/zelensky-jep-alarmin-rusia-do-te-perdore-arme-berthamore/ Sat, 16 Apr 2022 08:00:48 +0000 https://www.dielli.info/?p=57011 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se “të gjitha vendet e botës” duhet të përgatiten për mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të mund të përdorë armë taktike bërthamore në luftën e tij kundër Ukrainës.

Zelensky i tha dje Jake Tapper të CNN se Putini mund të përdorë armë bërthamore ose kimike, sepse ai nuk vlerëson jetën e popullit të Ukrainës.

“Jo vetëm unë, e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen sepse mund të mos jetë informacion i vërtetë. Armët kimike, ata mund ta bëjnë atë, për ta jeta e njerëzve, asgjë. Kjo është arsyeja pse. Ne duhet të mos kemi frikë, por të jemi gati. Por kjo nuk është një çështje për Ukrainën, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën, mendoj”, ka thënë Zelensky.

Zelensky ka qëndruar në Ukrainë gjatë gjithë rrjedhës së luftës 50-ditore me Rusinë, pasi forcat e Ukrainës i kanë rezistuar përpjekjeve të Kremlinit për të kapur Kievin dhe kanë detyruar Rusinë të ripërqendrojë përpjekjet e saj të luftës në rajonet lindore dhe jugore të vendit, ku Ukraina po parashikon një përshkallëzim i konsiderueshëm i luftimeve në ditët në vijim./21Media

]]>