Hoxha – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Wed, 04 May 2022 08:14:02 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Hoxha – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Shefqet Krasniqi po organizon dasmë të madhe për djalin: “Gratë veç, e burrat veç” https://www.dielli.info/shefqet-krasniqi-po-organizon-dasme-te-madhe-per-djalin-grate-vec-e-burrat-vec/ Wed, 04 May 2022 08:14:02 +0000 https://www.dielli.info/?p=59925 “Gratë veç, e burrat veç”, hoxhë Shefqet Krasniqi po organizon dasmë të madhe për djalin.

Një nga djemtë e hoxhë Shefqet Krasniqit, Jaseri, do të martohet këtë fundjavë, katër vite pasi ai kurorëzoi lidhjen e tij me fejesë.

7 maji (e shtunë) do të jetë data kur çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në një nga restorantet më luksoze të Prishtinës.

Familjarë të hoxhë Shefqet Krasniqit bëjnë të ditur për Gazetën Online Reporteri se kjo dasmë do të jetë ndryshe nga dasmat që zakonisht mbahen e organizohen.

“Dasma do të jetë ndryshe, siç është me fe, ku gratë do të jenë në një restorant veçmas, dhe burrat në vend tjetër, duke qenë se nuk lejohet të jenë bashkë, por që dhëndri do ta shoqërojë nusen deri te salla ku janë mbledhur gratë”, thotë ky burim i afërt me familjen Krasniqi për Gazetën Online Reporteri.

Por, nuk mjafton vetëm kjo, edhe shërbimi tek restoranti ku do jenë gratë e ftuara të kësaj dasme, do të kryhet po nga shërbyese gra.

“Edhe personat që do u shërbejnë të ftuarave, do të jenë patjetër gra, pasi nuk lejohet ndryshe me fe“, shtoi tutje ky burim.

Gazeta Online Reporteri ka kontaktuar me restorantin në fjalë, ku dhe do të jenë të pranishme gratë, dhe të njëjtit kanë bërë të ditur se çmimi i menysë për dasma nis nga 29 deri ne 45 euro.

“Për dasma, menyja jonë fillon nga 29 në 45 euro“, tha njëri nga përgjegjësit e këtij restoranti.

Por, a ndalohet me fe shpenzimi i tepërt për të tilla raste?

Gazeta Online Reporteri gjatë ditës së sotme ka provuar të kontaktojë edhe vetë hoxhë Shefqet Krasniqin, për ta pyetur në lidhje me këtë traditë në islam, si dhe këto shpenzime, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

]]>
E Çuditshme: Hoxha nga Kosova mban ligjëratë me lëpirëse në gojë, ja arsyeja https://www.dielli.info/e-cuditshme-hoxha-nga-kosova-mban-ligjerate-me-lepirese-ne-goje-ja-arsyeja/ Wed, 04 May 2022 08:08:24 +0000 https://www.dielli.info/?p=59919 Hoxha mban ligjëratë me lëpirëse në gojë, tregon pse dhe jep një mesazh për ndjekësit.

Hoxha nga Kosova Halil Avdulli ka folur për ndjekësit e tij lidhur me disa tema ndër të cilat edhe thyerja e rutinës, festat dhe gëzimet tek njerëzit e ndryshëm.

Ai ka thënë se njerëzit për t’u ndjerë mirë duhet ta thejnë rutinën, shkruan lajmi.

“Për shembull, unë gjithë e kam ngjit kapuçin e hoxhes, sot e ngjes plisin, kjo është me e thy rutinën. E dyta, bëni diçka që ua kënaq shpirtin juve, veç kqyrni të mos jetë haram, haram s’bon me kanë.”, tha ai.

“E treta, për bajram, për me u kënaqë fort, duhet me u kthy me ba diçka që ke ba kur je kanë fëmijë. Për shembull, mu mi ka kajtë lëpisat shumë, edhe për bajram është mirë lëpisa, më besoni, kjo të kujton. E katërta është me këndu, me ia thanë këngës e valles, e gazmendit e këndimit, edhe mos me u tutë se na jemi në hall me disa fetarë që s’po e marrin vesh fenë, me do që veç kur ka vaj e kiamet dijnë me kanë fetarë. Kuku hoxha kur është për dekë çfarë shpjegimi bon të kënaqë a, a kur është për gëzim s’ia thotë as gjysmë fjale, s’o mësu i shkreti, kurrë pa e spjegu gëzimin, pa e spjegu kangën”, tha Avdulli.

]]>