Gjykata Speciale – Dielli.info https://www.dielli.info Lajme, Sport, Kultur Wed, 04 May 2022 10:26:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.dielli.info/wp-content/uploads/2020/12/cropped-favicon-32x32.png Gjykata Speciale – Dielli.info https://www.dielli.info 32 32 Arrestimet e reja nga Specialja? Flasin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar https://www.dielli.info/arrestimet-e-reja-nga-specialja-flasin-nga-zyra-e-prokurorit-te-specializuar/ Wed, 04 May 2022 10:26:54 +0000 https://www.dielli.info/?p=59984 Ndaj ish-krerëve të UÇK-së që aktualisht po mbahen në Hagë, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi, është zgjeruar aktakuza.

Si rrjedhojë e kësaj në media është raportuar se nga ky shtim i aktakuzës në të janë përfshirë edhe 13 pjesëtarë të UÇK-së.

Ky grup, përveç përgjegjësive komanduese, akuzohet edhe për akuza specifike që pretendohet të jenë kryer gjatë dhe pas luftës, shkruan FrontOnline.

Në atë që kanë raportuar mediat thuhet se ky grup, përveç përgjegjësive komanduese, akuzohet edhe për akuza specifike të cilat pretendohet të jenë kryer gjatë dhe pas luftës.

E, si shkas i kësaj brenda pak javësh pritet të arrestohet ky grup prej 13 personave, që përfshin pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe të zonave operative të Drenicës, Dukagjinit, Nerodimes, Pashtrikut etj.

Lidhur me këtë FrontOnline ka kërkuar përgjigje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Kosovë.

Nga kjo zyre nuk kanë komentuar se a pritet të ketë arrestime të reja derisa lajmet se do të ketë arrestime i kanë quajtur spekulime.

“Faleminderit për komunikimin tuaj. Sidoqoftë Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton spekulimet e mediave”, ka thënë për Front Online zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Christofer Bennet.

Shtimi i aktakuzës ndaj katërshes së UÇK-së, ka bërë që brenda ditës, më saktësisht më 10 maj të mbahen katër seanca dëgjimore.

Seanca ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi do mbahet në orën 10:00.

Ajo ndaj Kadri Veselit, ish kryetar i Kuvendit do mbahet të martën po ashtu me fillim nga ora 11:15.

Të martën gjithashtu do të mbahen seancat edhe të Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, me fillim prej orës 14:00, respektivisht 15:15.

Ata në këto seanca pritet të deklarohen sërish për fajësinë e tyre në lidhje me akuzat e reja.

Të paktën 39 lokacione janë përmendur si vende ku krerë të UÇK-së pretendohet të kenë kryer vrasje në aktakuzën që Gjykata Speciale ka publikuar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Në aktakuzën e publikuar, Specialja ka përmendur shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa ka përmendur edhe Kukësin si territor ku janë kryer krimet e pretenduara.

Periudha mbi të cilën rëndon akuza ndaj tyre është mars 1998 deri shtator 1999.

Aktakuza përmend edhe 17 qendra ndalimi, që sipas Speciales, janë shfrytëzuar për torturim të të ndaluarve.

Më 5 nëntor bëhen dy vjet që kur ish-presidenti i Kosovës, Haxhim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi u transferuan për në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ndërsa, më 4 nëntor ishte arrestuar ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi./FrontOnline

]]>
Specialja merr një vendim për Pjetër Shalën https://www.dielli.info/specialja-merr-nje-vendim-per-pjeter-shalen/ Wed, 04 May 2022 10:22:01 +0000 https://www.dielli.info/?p=59981 Gjykata Speciale merr një vendim për Pjetër Shalën.

Gjykatësi paraprak, Nicolas Guillou, ka marrë vendim, me anë të së cilit, ia ka vazhduar masën e paraburgimit Pjetër Shalës, i cili po akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për krime lufte.

Sipas vendimit të gjyqtarit paraprak, ai ka rënë në konkludim se rreziqet që Shala mund të arratiset, pengoj ecurinë e procedurave të dhomave të Specializuara ose rreziku i kryerjes së krimeve të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që i dhanë dëshmi Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe/ose do të paraqiten para Dhomave të Specializuara, vazhdojnë të ekzistojnë.

Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi

]]>