Specialja pranoi prova nga Serbia, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për të protestuar

- in Lajme

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar ashpër  se Gjykata Speciale ka pranuar si prova materiale dokumente të dorëzuara nga institucionet serbe.

Në dritën e këtij zhvillimi, nga OVL theksuan se kjo përbën arsye shtesë për të protestuar.

Reagimi:

Edhe një arsye më shumë për të protestuar!

Sot, Gjykata Speciale pranoi si prova dokumente të dorëzuara nga institucionet më famëkeqe të aparatit shtetëror serb:

Departamenti i Sigurisë Shtetërore të Serbisë,

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP),

Komanda për “Kosovën dhe Metohinë” një strukturë ushtarake dhe policore e krijuar gjatë luftës kundër popullit shqiptar.

Ky veprim i papranueshëm i gjykatës i jep besueshmëri një aparati që kreu krime të dokumentuara në Kosovë.

Më 7 gusht, në ora 17: 00 protestojmë kundër padrejtësisë!

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së nuk heshtin kur historia provon të rishkruhet nga dokumentet e dhunuesit!

/Demokracia