Smakiqi: Interpelancë e imagjinuar nga Opozita!

- in Opinione

Avokati Xhevdet Smakiqi shkruan në profilin e tij ne Facebook duke ju drejtuar Kryeministrit për  Seancen që do mbahet në Kuvendin e Kosovës më 12 Maj 2022

Pyetje dhe raportim para Kuvendit!

1. Kryeminstër Kurti, a ka qenë obligative sipas agjendës se ndërmjetësusit Mirosllav Lajçak darka private jo formale me Aleksander Vuqiç në Berlin?

2. Kryeminstër në vlugun e intensifikimit të dialogut me Serbinë, pse qe mbi një vjet që jeni Kryeminstër as ju as ministrja Shwarz nuk jeni pritur në State Deperament as në Zyren Ovale e as në Pentagon?

3. Kryeministër a ndiheni të turpëruar që qëndroni mbi 4 ditë në territorin amerikan dhe sorollateni në takime jo formale private e larg takimeve diplomatike të shtetit amerikan thuajse je në pension politikë apo ish Kryeminster.

4. Kryeministër si e arsyetoni takimet me të diplomuarit në IT në SHBA?

5. Kryeminster i’a keni borxh shtetit tē Kosovës, votuesëve tuaj mbi 51% dhe qytetarëve të sqaroheni para publikut dhe deputetëve pse i keni të mbyllura dyert e Adminstratës aktuale amerikane?

6. Kryeminster sekpticizimi, dyshimet dhe mungesa e arsyeshme e besimit tē Administratēs së Presidentit Joe Biden në personalitetin tuaj si antiamerikan nga miku ynë liribërës, a nuk duhet të ishte arsye për dorëheqjen tuaj nga skena politike dhe publike e Kosovës, sepse nga kjo pozitë politike cenoni rëndë sigurinë dhe integrimin e Kosovës ne BE, NATO dhe OKB. /Dielli.info