Si me dalë sot prej fabrike: Ky Golf 2 i vitit 1990, kushton hiq më pak se 22 mijë e 990 euro

- in Auto Tech

Një Volkswagen Golf 2 në Gjermani po shitet 22.990 euro. Kjo për faktin se ai ka pak kilometra të kaluara dhe ka një motor shumë të mirë dhe të shpejtë, shkruan Gazeta Metro.


Volkswagen Golf 2 është njëra ndër veturat më të pëlqyera në Kosovë dhe jo vetëm. Për disa vite me radhë në vendin tonë Golf 2, ishte vetura më e përdorur dhe më e shitur.

 

Aktualisht çmimi i tyre në tregun tonë është i vogël, por krejt kjo nga kilometrat sa kanë të kaluara dhe nga vjetërsia.

 

Ndërkaq në Gjermani, një person po e shet Golf 2’shin e tij plot 22 mijë e 990 euro.

Kjo veturë në fjalë ka 146 mijë kilometrat të kaluara. Motori i saj është i ndërtuar prej 16 ventilave dhe ka 129 kuaj fuqi. Gjithashtu motori pranon karburant të benzinit.

Viti i prodhimit të kësaj veture është nëntor 1990.

 

Më poshtë keni disa fotografi të veturës, ndërsa KËTU mund ta shikoni shpalljen për shitje. /gazetametro.net