Shpërthen në lot qytetari: Gërvalla asnjë fjalë shqip s’po e fol, Kurti e Osmani ia kanë shti minat popullit

- in Lajme, Video

Një qytetar i moshuar është shprehur mjaft i mllefosur me qeverisjen e Kurtit e Osmanit.

Ky qytetar është shprehur mjaft i mllefosur edhe me ministren e Jashtme Donika Gërvalla, e cila në urimin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, hezitoi ta përmend UÇK-në.

“Donika Gërvalla hala asnjë fjalë shqip nuk është tu e folë. Data më e rëndësishme e popullit shqiptar është 12 qershori, dita e Pavarësisë, dita e çlirimit që është rezultat i gjakut. Kjo qeveri në krye me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin e mo mos të flasim për Donikën, ia ka shti minat popullit shqiptar. E me u qu në tubimin në Selanik me ia kthy shpinën kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kush është ajo?, pyet ky qytetar, i cili tha se i ka 12 familjar të vramë, i cili tha se edhe ka qenë në grup të Lëvizjes të burgosurve politik ku udhëheqës thotë se e ka pasur babain e Donika Gërvallës, Jusuf Gërvalla. /Periskopi/