Shpërblehet frizeri i Kurtit dhe Haxhiut, bashkëshortja e tij punësohet në Ministrinë e Drejtësisë

- in Kuzhina

Armend Gashi, frizeri i njohur që përkujdeset tash e një kohë për dukjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe disa prej vartësve të tij, si duket është shpërblyer nga këta të fundit për aktivizmin e pakursyer në shërbim të partisë së cilës i ishte bashkuar vite më parë, raporton Gazeta Sinjali.

Bashkëshortja e tij, Brikena Kelmendi Gashi, së fundi është është emëruar në një pozitë pune në Ministrinë  e Drejtësisë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, e cila u kthye edhe në marketing për sallonin ‘Vouge Hair’ që është në pronësinë e Armend Gashit.

image 25

Kelmendi-Gashi nga gjysma e janarit po punon në Divizionin për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale. Një nga divizionet më të rëndësishme në MD.

Në vendimin e siguruar nga Demokracia shihet se vendimi është nënshkruar nga ministrja Haxhiu. Në këtë divizion nuk hapet asnjëherë konkurs, pasi ministri vendos për emërimin e personave të caktuar.

image 23

Kontrata e saj vlen deri më datë 10.01.2024.

Kush është Armend Gashi?

Armend Gashi është frizer i kryeministrit Kurti dhe ministres Haxhiu. Të paktën për këta dy zyrtarë të lartë të pushtetit dihet publikisht që marrin shërbime estetike në lokalin e Gashit.

image 26

Gashi para tre vjetësh kishte aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Në një emision televiziv madje, Gashi nuk hezitonte t’i jepte arsyet për aderimin në VV.

Gashi thoshte se një ndër arsyet pse e ka marrë këtë vendim është se dëshiron të dijë më shumë se çka ndodh në vend.

“Duhet të vetëdijesohemi se çka po ndodh në vend, kjo është një ndër arsyet që m’ka shty me marrë këtë hap”, kishte thënë ai në Debat Plus.

image 22

Tutje, ai thoshte se populli ka nevojë për një ndryshim dhe nuk do të jetë në listën për deputet.

Gashi nuk ka hezituar që vazhdimisht të publikonte fotografi me kryeministrin Kurti.

/GazetaSinjali/