“Secili më negativ se tjetri”: Brenda pak ditëve, tri raporte ndërkombëtare rrënojnë propagandën e Qeverisë Kurti

- in Lajme

Brenda pak ditëve janë publikuar tri raporte ndërkombëtare problematike për Kosovën. Raportet nuk kanë sjell lajme të mira për Qeverinë e Kosovës. Secili prej këtyre raporteve ka qenë më negativ se tjetrin.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, Raporti i Freedom House dhe raporti i Reporterëve pa Kufij kanë rrënuar propagandën qeveritare se Kosova është lidere në rajon për luftim të korrupsioni, demokraci dhe liri të mediave, raporton Nacionale.

Të tria raportet kanë evidentuar dobësitë e Qeverisë Kurti, duke konstatuar korrupsionin serioz qeveritar, kapjen e institucioneve të pavarura dhe sulmet politike ndaj mediave.

Më i ziu për Kosovën ka qenë Indeksi i Reporterëve pa Kufij.

Ky raport Kosova ka renditur Kosovën 19 vende më poshtë se vitin e kaluar.

Vlerësimi po konsiderohet si me negative që ka marrë Kosova ndonjëherë në fushën e lirisë se mediave.

Arsyet kryesore për këtë rënie raporti ka përmendur presionet e Qeverisë Kurti ndaj gazetarëve, tentimin e Qeverisë për të mbyllur Klan Kosovën dhe ndikimet e ekzekutivit në pavarësinë e RTK-së.

“Edhe nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objekt i sulmeve politike. Rregullatori joefektiv i medias, KPM, po përpiqet të reformojë veten. Kanali më i madh televiziv, Klan Kosova, i është nënshtruar dhunës administrative nga qeveria (e Albin Kurtit), e cila gjithashtu ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik RTK duke zgjedhur një eksponent të ngushtë të partisë në pushtet (Vetëvendosjes) si drejtor”, është thënë në raportin e Reporterëve pa Kufij.

Opozita ka vlerësuar se raporti i fundit dhe ata parapraket kanë konstatuar vlerësimet e tyre.

“E kemi ngritur këtë shqetësim në vazhdimësi. Tani po dëshmohet nga tri raporte ndërkombëtare, të cilat i pranuam këto ditë: nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga Freedom House dhe së fundmi nga “Reporterët pa Kufij”. Secili raport më negativ se tjetri. Ky i fundit, që merret me lirinë e mediave, na rendit për 19 pozita më poshtë”, ka shkruar në profilin e tij ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se këto raporte do të ndikojnë në imazhin e Kosovës.

“Kosovën e kanë vërshuar raportet ndërkombëtare të cilat po e përkeqësojnë imazhin tonë në botë. Sot edhe “Reporterët pa kufij” e nxjerrën Kosovën 19 pozita më poshtë se vitin paraprak dhe njëkohësisht në pozitën më të ulët në 10 vjetët e fundit sa i përket lirisë së shtypit. Në këto tre vjet qeverisje, Qeveria Kurti po udhëheq dy beteja të fuqishme – në njërën anë me aferat korruptive përmes kontratave njëburimore, kurse në anen tjetër duke e luftuar fjalën e lirë, madje duke kërcënuar me mbyllje televizionesh”, ka shkruar Tahiri.

Çka thotë raporti i Raporti i Freedom House?
Raporti i Freedom House ka prezantuar të dhënë shqetësuese për nivelin e korrupsionin qeveritarë. Ky raport tregon se edhe Qeveria Kurti është përballur me afera korruprive dhe nuk ka bërë sa duhet në luftimin e korrupsionit.

“Beteja kundër korrupsionit vazhdon të jetë një sfidë e madhe. Megjithëse Kosova është në proces të hartimit të strategjisë së re kundërkorrupsion, progresi në këtë drejtim ka hasur në një seri bllokadash për të cilën, kryeministri Albin Kurti ia ka atribuuar dështimin ndërhyrjes së opozitës. Qeveria Kurti në vetvete, është përballur me skandalin korruptiv të rezervave shtetërore, që vazhdon të jetë nën hetim. Largimi i kret të Ekipit Special për hetim në policinë e Koosvës ka ngjallur shqetësimë në Kosovë dhe përkushtimin për luftimin e korrupsionit. Përkundër fushatës për luftimin e korrupsionit, Qeveria Kurti ka demonstruar progres të limituar”, thuhet nder të tjera në raportin e Freedom House, i cili e konsideron Kosovën si vend pjesërisht të lirë.

Gjithashtu, raporti evidenton kapjen e institucioneve të pavarur nga partia në pushtet.

“Në maj, ligjvënësit e Vetëvendosjes votuan Luljeta Aliun, një analiste politike e cila mbështeti hapur “partinë në pushtet dhe është në linjë me politikat e saj, në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).62 AGK protestoi ndaj zgjedhjes së një mbështetësi të qeverisë për organin rregullator të transmetimit të Kosovës sinjalizon synimin e qartë të partisë për të ushtruar kontroll mbi institucionet e pavarura të medias”, thuhet në raport.

Aty theksohet edhe tendenca e pushtetit që me ligjin e ri për KPM-në, të tentojë kapjen e mediave.

“Dhjetor 2023, miratimi i projektligjit nga qeveria u prit me kritika nga mediat në Kosovë. Figura të njohura të medias protestuan se ai ishte hartuar pa konsultim paraprak me palët përkatëse të interesit dhe se dispozita e ligjit që kërkon licencimin e KPM-së për mediat online është një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar mediat online që shkel standardet e vendosura nga Këshilli i Evropës dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE)”, thuhet aty.

Vlerësimet e raportit të DASh-it
Edhe më shqetësues ka qenë Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Raporti në fjalë konfirmon korrupsionin serioz qeveritar.

Në raport përmenden edhe te metat tjera të Qeverisë Kurti.

“Çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshinin raporte të besueshme për: probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve; korrupsion serioz qeveritar; dhunë e gjerë me bazë gjinore, duke përfshirë dhunën në familje ose nga partneri intim; dhe krime që përfshijnë dhunë ose kërcënime për dhunë që synojnë pakicat etnike ose komunitetet e tjera të margjinalizuara. Qeveria ndërmori hapa të besueshëm, por jokonsistent për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut”, thuhet në raport.

Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë seriozisht raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan për vitin 2023, i cili flet për korrupsionin serioz qeveritar.

Edhe në seancën parlamentare, ku është diskutuar për gjetjet e këtij raporti, zyrtarët e qeverisë dhe deputetët e partisë në pushtet kanë kontestuar të gjeturat e raportit.

Ata kanë vlerësuar se raporti në fjalë ka lëshime dhe pasaktësi. Edhe kryeministri Albin Kurti ka thënë se është çuditur me konstatimet e DASh-it.

Shefi i Qeverisë më seriozisht i ka marrë shqetësimet e Indeksit të Reporterëve pa Kufij, ku flitet për regres serioz të lirisë së medias në Kosovë.

Në një reagim në platformën “X”, ai është shprehur i gatshëm në adresimin e shqetësimeve të medias dhe të punohet drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist./Demokracia