Sara reagon pas largimit të Bardhit: Kam rezervat e mija

- in ShowBiz

Në lidhje me hyrjen e Petritit, vëllait të Bardhit për t’i kërkuar të lerë shtëpinë ë Big Brother Vip pasi nëna e tyre nuk është shumë rëndë, por është sëmurë, Sara Gjordeni ka reaguar e revoltuar.

Që në momentin që këngëtari Bardhi mori vendimin për të lënë shtëpinë e Big Brother, Sara e pranishme në studio ka bërë një deklaratë ku la të nënkuptohej se sëmundja e nënës së Bardhit është e stisur nga njerëz të palëve të treta, pra jo familja e këngëtarit, por nga menaxheri i tij.

“Unë tani duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët… Nëse çështja është ashtu si mendoj unë, unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mija ndaj palëve të treta që nuk janë familjarë të Bardhit”, – deklaroi ish-banorja nga studioja e Big Brother VIP.

Fillimisht ka qenë moderatori Ledion Liço ai i cili i ka komunikuar Bardhit për një problem familjarë. Këtë lajmërim ai e mori nga vëllai i tij, i cili e vizitoi brenda shtëpisë dhe e njoftoi për komplikacionin e shëndetit të saj.

Petriti, vëllai i artistit, hyri brenda në shtëpi, ku i tregoi se gjendja shëndetësore e nënës së tyre nuk është e mirë. E gjithë kjo situatë bëri që Bardhi të largohet nga shtëpia i panikosur, për të shkuar sa më shpejt pranë nënës së tij./Demokracia