Publikohen pamjet kur sulmuesi në Bruksel shtie me pushkë automatike mbi dy të rinjtë -Video

- in Rajoni dhe Bota

Policia belge ka filluar kërkimit e të dyshuarit që qëlloi për vdekje dy persona në qendër të Brukselit.

Viktimat kishin të veshura ndërresa të kombëtares suedeze, në kohën kur u qëlluan për vdekje.

Në anën tjetër në momentin e sulmit po zhvillohej ndeshja mes Suedisë dhe Belgjikës në kryeqytetin e Belgjikës.

Zëdhënësi i policisë ka konfirmuar vrasjen e dy persona, por ka refuzuar të japë detaje lidhur me sulmin.

Edhe kryeministri belg Alexander De Croo i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë “vigjilent”.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të vrasjes së tmerrshme në Bruksel”, ka shkruar kryeministri belg në platformën X.

“Jemi duke monitoruar situatën dhe i kërkojmë qytetarëve të Brukselit të jenë vigjilent”, shtoi De Croo.

Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të bulevardit d’Ypess në veri të qendrës së Brukselit.

Ky vend gjendet rreth 5 kilometra nga stadiumi Mbreti Baudouin, ku u zhvillua ndeshja e futbollit mes Belgjikës dhe Suedisë.

Në një video amatore, shfaqet sulmuesi i veshur me jelek ngjyrë portokalli, duke shtënë mbi civilët që i ndiqte dhe vazhdimisht mbante në kokë helmetën.