Pasi e çoi sovranitetin në kontejnerë që pikojnë, Kurtit i del kohë ta përkujtojë filozofin gjerman, Kantin, në 300 vjetorin e lindjes

- in Lajme

Në 300-vjetorin e lindjes së filozofit gjerman, Immanuel Kant, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në një kohë kur demokracitë në botë po kërcënohen nga agresioni autokratik, teoria e Kantit ka një rëndësi të veçantë.

Kurti, shprehet se rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia.

“Sot është 300-vjetori i filozofit të madh gjerman Immanuel Kant. Ndërsa demokracitë kërcënohen gjithnjë e më shumë nga agresioni autokratik, vizioni i tij për një federatë globale të republikave nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia”, ka shkruar Kurti në X./Demokracia